| E shtune, 29.05.2021, 06:36 PM |
Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Së
pari nëse nuk do të zgjidhej Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13
Qershor 2021,këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër
nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vënd demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë kunder
regjimit të Ramës për blerjen e
votave.
Së
dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet i preferuari i Berishës, e ndonjë tjetër dhe
jo Basha, ai do ta pranojë fitoren e
Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen
e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt
Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht
asgresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që
atij i bënë edhe nga brënda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët
tashmë i kanë nxjerrë puplat.
Lulzim Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët
dhe mjeranët brënda Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e
dështakëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kunder Vjosa Osmanit pas
zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi
LDK-ja, kur në të vëretetë LDK-ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin historik prej saj , prej kandidaturës së saj
për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin LDK-ja
pësoi humnbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e parakohshme të
vitit 2021.
Nëse
do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëhere ai
do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo zgjedhje të reja parakohe gjë e cila do i
shkonte shumë për shtati Edi Ramës.
Dhe
ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD ai që
dëshiron Berisha, atëhere Partia Demokratike do të merrej e do vepronte si repart politik mbrojtës e avokatie kundër
SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë
bënë atij SHBA-të.
Dhe
tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj, i cili
është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim
për Partinë Socialiste e cila do të
qeveriste e vetme e qetësisht edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar”
nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe
antikorruptiv si dhe pra ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk
e bëejnë fanatikët, as besnikët dhe as
“legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk
besojnë te SHBA për “non grata”-t ndaj
atyre të akuzuarve për korrupsion
dhe për pengim të demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.