E marte, 19.03.2024, 02:08 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Marshi i marrinave!

E shtune, 15.05.2021, 07:12 PM


Ndue Ukaj:

Marshi i marrinave për gjoja solidarititet me popullin palestinez në të vërtetë tregon sasinë e energjisë anti perëndimore që është mbjellë mes nesh prej kur ka ra murtaja komuniste.

Kjo murtajë ka deformuar qenien shqiptare edhe ashtu me plagë të thella dhe vazhon të jetë mes nesh e retushuar dhe e mbështjellë me do etiketa të reja, politike, kulturore e civile.

Për fat të mirë duhet thënë se kjo sasi - as dje dhe as sot - s' ka mundë të bëhet përcaktuese e shenjuese e zhvillimeve kombëtare, por vazhdon jetë një energji destruktive që pengon përparimin e kombit dhe dëshiron ta këputë atë nga liria perëndimore për ta lidhë në litarinë e despotisë lindore. Kjo agjendë natyrshëm i mban të gjalla synimet e Rusisë e Serbisë kundrejt nesh, prandaj fryhet si zjarr përvlues në secilën stinë.

Shqiptarët që kanë kujtesë e dinë mirë se ky lloj solidariteti është pasojë e kequshimit ideologjik, e një propagande të gjatë komuniste që është predikuar nga sistemi i kaluar dhe s'ka të bëjë asgjë me gjoja konceptin për mbrojtjën e të drejtave të njeriut. Fundja,  Palestina vazhdon të jetë një nga kundërshtarët më të ashpër të vendit tonë dhe të fyej keq dinjitetin e shtetit tonë, kurse populli izrael një nga përkrahësit më të mëdhenj e më të rëndësishëm.

Në një rrafsh tjetër ky solidaritet duket se është shprehje e do farë sentimentesh fetare, por që edhe në këtë rast del të jetë solidaritet i pasinqertë. Sepse kur bëhet fjalë ta zëmë për kurdët e të njëjtit besim "solidarizuesit" e Prishtinës bëhen të shurdhër e të pagojë.

Prandaj marshet e tilla janë marshe marrinash.

Shqiptarët që nuk solidarizohen thuajase në asnjë temë të brendshme e duan t'ia nxjerrin sytë tjetrit ndërkaq tregojnë zell të çuditshëm për t' u marrë me tema universale e për t' i rregulluar punët e botës. Këtë janë marrëzi proletare!

Kjo mendësi e rrezikshme donkishoteske pasqyron  një krizë të thellë identitare dhe një rrëmujë shpirtërore që s' na lë të qetë të kujdesim për kopshtin tonë, pra ta mbjellim atë, siç këshollonte i mençuri Volter, por kujdesemi për kopshtet tjera.

Kopshti ynë ka shumë punë dhe puntorë ka pak!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora