E enjte, 20.01.2022, 10:33 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Shqiptarët, botës, i kanë dhënë një ''Nënë'' dhe 5 ''Baballarë''

E diele, 11.04.2021, 05:40 PM


Shqiptarët, botës, i kanë dhënë një ''Nënë'' dhe 5 ''Baballarë''

-Botës: Gonxhe Bojaxhiun, Italisë: Garibaldin, Francës: Napoleonin, të ty arbëreshë, Amerikës: Vashingtonin, Turqisë: Qemal Ataturkun, të dy ,,gjysmë,, dhqiptarë, kurse fqiut të jugut: Llazar Kunduriotin

Nga Reshat Nexhipi

Evidentimi i emrave

Po filloj me të fundit- Llazar Kunduriotin.Aqë tepër ka bërë për shtetin e vet, sa që,  në histori, njihet si “Baba i kombit grek”. Familja e tij ka  disponuar me mijra anie, një të katërtën  e të cilave, i i pat vënë  në dispozicion të Revolucionit grek. Kur vdiq, u shpall pesë ditë zi kombëtare, thuhet në Vikepedia.

Rradhën e ka Garibaldi. Për origjinën shqiptare të tij, veç të tjerëve, shkruan edhe shkencëtari i njohur francez  Robert D’Angely në veprën e tij “Enigma” f. 75 dhe 208, kurse vjersha për të, thotë: Gjithë njerëzit e dinë, kush e bashkoi Italinë. Cilët për vdekje,për kokë, Gariballdi, kishte shokë? Shqiptarë, ishin të tërë, ata punë kanë bërë,,.Prandaj, jo rastësisht, Gariballdi, në një rast, ka thënë:  ,,Pjesa e jetës që më ka mbetur, do t ua kushtoj shqiptarëve,,

Gratë e Specanostë Italisë, arbëreshe,  në një rast, e pritën Garibaldin dhe nisën para tij vallen kombëtare shqiptare, pastaj kënduan himnin shqiptar popullor, në të cilin ngriheshin në qiell veprat e tij. Pothuajse, në çdo familje arbëreshe, qëndronin fotografitë e Skenderbeut dhe Garibaldit, njëra pranë tjetrës.

Kalojmë te  Napoleoni. Origjinën e tij shqiptare, veç të tjerëve, e pranon edhe president francezAdolph Thiers  (“Fakti”, 27 tetor 2005, autor: Luan Rama),  kurse bashkëatdhetari i tijRobert D’ Angely, në veprën e vet “Enigma,, f. 74, Napoleonin e quan shqiptar-toskë, nga Toskana e Italisë. Përndryshe, në “Flakën” e 21 korrikut, 2001, thuhet se garda e Napoleon Bonapartës ishte bërë prej shqiptarësh.

Luan Rama, në një nga shkrimet e tij, veç tjerash, flet për tri kalorës shqiptarë, të cilët, citoj ,,Me armët e tyre karakteristike dhe veshjen e bukur shqiptare, hynin në Paris për t’u bashkuar pastaj në Versajë me garden imperiale të Napoleonit,,.Më pas Rama, shton : ,,Ministri i Napoleonit, u habit nga ata tre kalorës të pashëm e krenarë, ngjeshur me armë e të përkushtuar për t’i  shërbyer Napoleonit në luftën kundër zgjedhës otomane”.

Rradhën e ka ,,Babai,, i Turqisë Qemal Ataturku

Për  origjinën e tij shqiptare, veç të tjerëve,shkruan edhe ish diplomati shqiptar në Turqi, Ali Ymeri, i cili thotë se ,,Në vitet 1970-1972, në gazetën “Akshamtë Stambollit, vërtetohej origjina shqiptare e tij.Kjo qendron edhe në veprën e shkencëtarit G. Tongas me titull “Ataturk et levrai visage de la Turquie moderne”, f.15. (Jakov Millaj “Racat shqiptare”, Tiranë, 2005, f.155, fusnota 38).

Interesant  është edhe shënimi në vijim. Një ditë, Qemal Ataturkut,sekretari i solli për të firmosur një listë me emrat e disa shqiptarëve, që duhej të shpërnguleshin nga Turqia. Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin e tij. -Zotëri, nuk e kuptoj, përse e vutë emrin tuaj, ?!-pyeti sekretari i habitur. - E vura, sepse i pari që duhet të shpërngulem nga Turqia, duhet të jem unë, sepse edhe unë jam shqiptar-ia këtheu Ataturku.

Mbrimë te ,,Babai i Amerikës-Vashingtoni, kryetar i parë i shtetit në fjalë, të cilin e çliroi nga zgjedha angleze. Biografi i tij, gjatë një takimit me Klintonin,  i tha që nëna e kryetarit në fjalë ka qënë shqiptare dhe se ka ndërmend të shkruajë librin me titull ,,Nipi i Kosovës, çliroi Amerikën nga Anglia dhe hyri në histori si ,,Baba i Amerikës,,. Klintonit, gjithashtu, i paska thënë që   Vashingtoni ka lënë amanet që të kiet kujdes ndaj shqiptarëve, kurse Klintoni, i është përgjigjur se pikërisht amaneti i tij, e nxiti që të bombardojë Beogradin dhe të çlirojë Kosovën.

Të fundit, e lashë ,,Nënën e tërë botës,,sepse, siç thotë fjala popullore, ëmbëlsira shtrohet në fund, si desert. Për të është shkruar dhe dihet mjaft, nga i madh e i vogël dhe i çdo  etnikumi  qoftë, prandaj për të  mos i përsëritur gjërat, do them vetëm atë që femër të tillë nuk do lindet kurrë dhe se, edhepse për kombin e saj ska bërë pothuajse asgjë,  emrin e tij e ka ngritur në piedestalin më të lartë të historisë. Të kujtojmë lexuesit se varrimi i saj në Kalkutë u krye pothuajse njësoj si me atë  të Mahatma  Gandit.

Në vend të përfundimit

Shqiptarët, përveç të lartpërmendurve, botës i kanë dhënë edhe plot  personalitete të tjerë të famshëm. Egjiptit, fjala vjen, përveç që e kanë çliruar nga zgjedha osmane, i kanë dhënë një mbretëreshë-Kleopatrën dhe mbretin Faruk, Italisë:përveç emrit të shtetit dhe kryeqytetit,  24 perandorë dhe 7 papë, Anglisë dy mbretëreshat e shquara-Elizabeta I dhe II, Rumanisë: përveç emrin e kryeqytetit 16 princër etj.

P.S. Nëartikullin im të publikuar, lidhur me regjistrimin e popullsisë, pa dashur, nuk bëra publik emrin e kërçovarit nga qyteti i Çikagos, i cili gjatë një emisionit televiziv, në mënyrë të përkryer, apelonte tek mërgimtarët për tu regjistruar. Përndryshe, i takon familjes të njohur  kërçovare–zengu. Mirë është sikur mesazhi i tij tepër domethënës, të përsëritet disa herë përmes ekraneve televizive.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Pse dhe kush preferon bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut Reshat Nexhipi: Poezi „Telegrafike” për udbashët tanë Reshat Nexhipi: Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor Reshat Nexhipi: Mos lejojmë nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare? Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni (2) Reshat Nexhipi: Rrallë ka komb në botë me tolerancë fetare si i yni Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar Reshat Nexhipi: Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit të jetë elaboruar si e kombit tonë Reshat Nexhipi: Shqiptarët, 6 vepra madhore për një vit e gjysëm Reshat Nexhipi: Rrallë ka femër në botë, që të ketë kontribuar për kombin e vet, si Sevasti Qiriazi e Manastirit Reshat Nexhipi: Familje si e Qiriazëve rrallë gjendet Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri Reshat Nexhipi: Rrallë gjen popull, sipas numrit të banorëve, me burra shteti, si Tepelena, Qemali, Zogu dhe Noli

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora