Kulturë
Albert Habazaj: Fluturim Lirie
E premte, 26.03.2021, 01:40 PM
FLUTURIM LIRIE
Këngë
elegjiake për Dëshmorin e Atdheut Skerdilajd Bardhyl Llagami (Komandant
Shpendi): Tiranë, 31 tetor 1969-Bogovinë, Tetovë, 29 Qershor 2009
Nga
Albert HABAZAJ*
Vanë
njëzet vite
Skerdilajd
i motrës,
Të
kërkoj si qyqe
Qiejve
të botës.
O
Shpirt, elegjinë
Ta
këndoj me vaje,
Mbulojë
ke lavdinë
O
vëlla me halle!
Lirinë
zbukuruar
Me
gjak tënd e kemi.
Ku
ke fluturuar
O
Komandant Shpendi?!
Dhe
mali nga vendi
Luajti
nga dhëmbja,
O
Komandant Shpendi,
Shpendi
yn’ me ëndrra!..
Si
zog të pranverës
Tirana
të nisi,
Lugin’
e Preshevës
Një
yll ta qëndisi.
Prizreni,
Tetova,
Sipër,
mal i Sharrit,
Me
shpresa të njoma,
Trim
i Idealit.
Dhe
në Bogovinë
Një
dre po derdh lot,
Kurorë
me dafinë
Të
thur motra sot.
Luan
guri vendit
Gur
shkëmbi Babai,
Amanet
i Shpendit
Jehon
skaj më skaj...
*) drejtues artistik i Grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Vlorë, 01.03.2021