Kulturë
Havzi Nela: Në qelitë e burgut
E hene, 08.02.2021, 01:05 PM
NË QELITË E BURGUT
Nga
Havzi Nela
Në
qelitë e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma
po më merret, m'janë terrur sytë.
Po
dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta
m'u randue, dëshirë nuk kam të vdes.
Mishnat
po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun
gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres
t'afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres
t'më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.
Unshëm
ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk
qahem pse soset, skamjes s'i nënshtrohem;
I
nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe
po t'jesh lypsar, s'ke kujt t'ia shtrish dorën.
Dit'
e netë i mbyllun, si zogu n'kuvli,
Për
shtroje e mbloje me tri batani!
Batani
të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith
pluhun e llum, janë ma trash se letra.
Kur
vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja
m'arratiset, shpërndahet si retë,
Po
merr fushat, malet, ikën, më le mu t'zinë
Fluturon
e s'ndalet, s'e duron robëninë.
Sa
n'nji krah, në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi
e fort ligështue, polici më zgjon!
Lind
nji ditë e re, krejt si ditët e tjera,
Unë
shpend i ngujuem, pres të hapet dera.
Ah,
kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma
cfilitin trupin, zemra s'ndihet fare;
Me
durim përgjoj kur do t'ma hapin derën,
Po
e pres lirinë si zogu pranverën!