E marte, 27.07.2021, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Një vështrim poezisë së Sadik Krasniqit

E merkure, 03.02.2021, 09:07 PM


POEZIA E GDHENDUR NË FAQE GURËSH KU FLE DASHURIA

Rrugëtimi poetik i Sadik Krasniqit, pa mëdyshje, qëmoti rreshtohet me kujdes dhe me ndjenjën për të qenë në vargun e duhur dhe të pranueshëm në strukturën e fjalës që merr kahen e duhur, dalë nga mendja e një kriuesi tashmë të arrirë për të bërë art të mirëfilltë.

Shkruan: Remzi Limani

Kur kemi një lidhje shpirtërore me dikë, hija e saj na bën të qetë dhe paqësor. Ankthi, frika dhe pagjumësia zhduken falë pranisë së muzës, në këtë rast, muzës të poetit Sadik Krasniqi, i cili i këndon të bukurës për të mbijetuar në sytë e saj. Për më tepër, mbi këtë bazament të fortë shprehjesh, gjetjeve të reja poetike, tjerrjeve dhe formulimeve të ndryshme fjalësh si kreacione të reja, krijuesi ndihet i lirë të jetë vetvetja në gdhendjen e fjalës poetike, e cila shtrihet gjërë e gjatë, nga dashuria deri tek visoret e përgjakura mbi tokën e djegur nga vjen vetë, Krasniqi dhe me dashje shpirti, në mërgim shtrydh lotin prej guri për dashurinë e humbur, atdheun e nëpërkëmbur dhe pafajësinë e tij, të njerëzve të gjakut të tij, të një zemre, e cila rrah tok me zemrën e tij prej poeti, që di t'i këndojë dashurisë dhe dhimbjes tonë kolektive. Pra, rrugëtimi poetik i Sadik Krasniqit, pa mëdyshje, qëmoti rreshtohet me kujdes dhe me ndjenjën për të qenë në vargun e duhur dhe të pranueshëm në strukturën e fjalës që merr kahen e duhur, dalë nga mendja e një kriuesi tashmë të arrirë për të bërë art dhe, duke kënduar në poezinë e pagëzuar "TI NË ËNDRRËN TIME" poeti na thotë: Ti  ke hyrë në ëndrrën time/

si në piramidë të qelqtë/ nga ajo s'mund të dalësh kurrë/ mësa rëra e verdhë nga varri / unë pa u zgjuar/unë kurrë nuk do zgjohem/mësa mumja nga drita e bardhë/pa më prekur dora  jote/. Ja pra, sesi z. Krasniqi, nëpërmjet metaforës krahasimore ndërton vargun e tij plot elegancë në kuptimin e stilistikës, e cila nxjerr në pah gjëmën e dhimbjes, të cilën e ndien njriu për njeriun dhe poeti i vë kororën e një pezie sa të arrirë aq të lakmuar, e cila nëprmjet leximit, shpalosë hijeshitë e një dhimbjeje reale. Tani, kur flasim për poezinë e kushtuar, poeti ynë respektiv, Krasniqi nuk e prenë lotin pa e zbrazur kupën e qiellit nga shiu i kuq, që në subkoshiencën e tij ende bie mbi tokën e djegur, ku ka një kohezion lidhjesh psikologjike, aq të forta, që mban të bashkuara kujtesën dhe përjetimet, nga të cilat, sikur poeti ende ndien një duhmë gjaku në kapërcim. Për këtë, Sadiku në poezinë e titulluar " PSALM  DËSHMIE" na thotë: Madhëri/s´kam dorë/të vë mbi  librin e shenjtë/e të dëshmoj vetëm të vërtetën/se këta  më kanë gjymtuar/sytë m´i nxorrën/

e gjakun e zi nga veshët/ma kanë plasur zemrën/ e çmendur më kanë/sa s´po më bie ndërmend/se edhe gjuhën ma kanë prerë/e vetë me vete po flas/i mjeri unë/. Pra, duke e lexuar, Sadikun, ne jemi duke lexuar kohën dhe dhimbjet nëpër suferinë kohësh - mos u kthefshin kurrë...!

Së këndejmi, kauza poetike e Krasniqit ka një kredo pikëpamjesh të veneruara në fushën e letërsisë, gjegjësisht të poezisë moderne, e cila këmbëngulë të jetë një zë përtej deteve - e pse jo, kur poezia e Sadikut rrah kambanat gjithandej...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora