E shtune, 24.07.2021, 09:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Thyerja e pishës së zezë

E hene, 08.02.2021, 08:03 AM


Nexhat Halimi

Thyerja e pishës së zezë

unë jetoj pa një këmbë e pa një të hëne

në ballkone përbrenda thellë në  rrashtë

shtrihet në një grusht kashtë

e s'ndalet të lehë ashpër qeni këmbëbardhë

ai qeni i sharrit  dhe i lajçit të rugovës

ja sesi luan këndon e qan në lahutë

me kokën ca herë të mbështjellë me qefin

dashuria me hark qëllohet në ashtin e lakuar

këputet pisha më e gjatë në mes të ballit

e një grua pa martua ndez zjarrin e lashtë

tymi ndërlidhet lart mbi iliri

sesi të ndërlidh hijen e gjakun mitik

rrufetë kërkojnë fshehtësitë e kthimit gur më gur

e unë lidh opingat prej lëkurës së lopës

nis udhëtimin kaloj lumin e  dal në një urë

jeta s'është vdekje pse ti rrëzohesh për tokë

ja mëkatet e  shpaguara vetëm me kokë

o zot ja në tokën e gurit  ka hyrë një lopë

apo ndej të zgjohen minjtë prapë në tavan

në parandjenjë gjaku para zjarri arrij në shtëpi

vërshon uji i liqenit shkreptinë vetëtimë

a nuk vuan më nënë pse më nuk vuan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora