E shtune, 24.07.2021, 09:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Poema e Martaneshit

E hene, 08.02.2021, 10:44 AM


POEMA E MARTANESHIT

NGA QAZIM SHEHU

Legjendat ,gulshe të jetës, zunë vend këtu

Shpërthimi i një mine tej në horizont të etur

Më shkund.

Nuk është gojë e pambyllur e legjendës;

Në një galeri minatorësh ndodh.

Martanesh ,emër i lashtë i mbijetesës iliriane

Male që kromin e mbajnë hapur,

Me ç`fill legjende u lidhe kësaj ane

Mbi këtë reilev të ashpër?

+++

I mbështetur në supe vuajtjesh dhe lavdish,

Me fshatra si fole zogu

Sa humb njëri, tjetri del sërish

Si në një magji me kthjelltësi loti…

Nga zemra e maleve shpërthen një dëshirë

Në duf të kohërave nxjerr tymin e saj,

Ky tym nuk shihet, rri në hapësirë

Frymon peizazheve si ajër pa skaj…

+++

Poemë është shpirti jot Martanesh

Nga Gjoni në lagjen Peshk,

Nga Lena dhe deri në Val,

Nga mali i Snojt dhe në Ballenjë ndal.

Poemë e burrave të mirë

E grave dhe e fëmijëve,

Në këtë poemë,patjetër

Heshtja e pyjeve….

Në ditën që mbyllet në një sofër mikpritje

Në një natë që yjet var te gardhi,

I një shtëpie.

Poema jote s`ka të ndalur

Ajo rri sa herë dhe nuk ik,

Përmes historisë që s` ka mardhur

E me zjarrin tënd gjymtyrët përtërin…

E lashtë historia Martanesh

Më e lashtë bëhet te njerëzit e tu,

E vjetër, si këto re me shtëllunga

Që lënuren në ahun dhe bredhin këtu.

Dhe e papërsëritshme në dy fjalë bese,

Që mbahen e marrin kuptim,

Ajo merr një shkundje dënese,

Kur fjala besën ndrin…

Nga tëmthat e maleve pulson,

Se mali këtu mendon,

Mendon dhe ai lumi në fshatin Peshk,

Që nga nëntoka, buron nga Ohri,

Si damar i fshehtë i trojeve shqiptare,

I padukshëm për mizorët…

Ka pasur shpella të nëndheshme

Shembur nga tërmetet,

Si kërthizë e paprerë ai lum,

Tani përmes teje gjendet…

E derdhet Diku ,der te Ura e Vashës,

Aty ku Mati hap krahët…

+++

Poema jote nuk është e thjeshtë

E vështirë si kjo gjethe që bie në vjeshtë….

E butë si kjo lule në fushë të Bizës,

E përsosur,e paarritur…

Se në histori nuk mund të ulesh,

As të kuptosh zembrekun e kohës së saj,

Aq thjesht, Martanesh,

Pa bijtë e tu,pa gjithë ata që brezat i lidhën

Me këtë emër të shenjtë.

Pa shkuar në Shpellën e Ballem Sulltanit

Ku mund të vendosësh një lule,

Aty shenjtorit duhet t`i falesh,

Tek ndjen mirësinë që si aromë mbi zemër të shkundet,.

Dhe pa parë Kullën e Pashës

Dhe pa menduar për ushtrinë e tij,

Kur shuplakë e stuhisë e nxori në Shëngjergj,

Është vend i shenjtë që s`duron barbari,

Nuk është e thjeshtë…

+++

Takoj Baba Hysniun vullnetbukur

Në kompleksin e Teqes,oaz paqësor,

Thjeshtësia e fjalës këtu është mbrujtur

Te ky vend me shenjtorë…

Në këtë thjeshtësi rri Baba Hysen Mali themeltar

Fort i përndritshmi Baba Jashar…

Prej tyre, ky vend edhe në janar,

Bëhet behar.

Këtu ari i fjalës mbillet

Me ashk bektashiani përcillet…

I madhërishmi Vend

Me magji gjelbërimni end

Frymë paqeje,mirësi,

Nga myhybë,besimtarë dhe dorli….

Kurorë e shpirtit martaneshas është kjoTeqe,

Historike,patriotike, poemë më vete…

Fort e lartësuar në shpirt,

Në ind të tij ndrit….

+++

Vijon poema e bërë rrëmujë….

Nga trokëllimat e shekujve që bari i zbut,

Se s`mundi asnjë ordi e huaj

Asnjë pushtues,me zjarrin që djeg

Ta zhbëjë besimin, dashurinë,lirinë

Në krojet e zemrës.

Nuk mundi jo, asnjë eretik i pafe,

Edhe pse u munduan,

Ta zhbënin këtë Vend,

Më e pakta, ta tjetërsonin,

Varretë,qysqitë,llambat e karbitit

Ballem Sulltani ua hidhte kokës…

+++

Mendimet vijnë e ikin dhe rrinë

Duke ndenjur gumëzhijnë.

Të shkruaj për ty një poemë

Do të desha të ulej si dielli mbi pemë,

Një poemë të historisë dhe natyrës

Si ajri ipastër që ledhaton fytyrën.

Pa mundur të na afrohet një fjalë e keqe për ty Martanesh,

Edhe nëse ndodh,atë e e bëjmë të mirë midis nesh…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora