| E hene, 08.02.2021, 10:44 AM |
POEMA
E MARTANESHIT
NGA
QAZIM SHEHU
Legjendat
,gulshe të jetës, zunë vend këtu
Shpërthimi
i një mine tej në horizont të etur
Më
shkund.
Nuk
është gojë e pambyllur e legjendës;
Në
një galeri minatorësh ndodh.
Martanesh
,emër i lashtë i mbijetesës iliriane
Male
që kromin e mbajnë hapur,
Me
ç`fill legjende u lidhe kësaj ane
Mbi
këtë reilev të ashpër?
+++
I
mbështetur në supe vuajtjesh dhe lavdish,
Me
fshatra si fole zogu
Sa
humb njëri, tjetri del sërish
Si
në një magji me kthjelltësi loti…
Nga
zemra e maleve shpërthen një dëshirë
Në
duf të kohërave nxjerr tymin e saj,
Ky
tym nuk shihet, rri në hapësirë
Frymon
peizazheve si ajër pa skaj…
+++
Poemë
është shpirti jot Martanesh
Nga
Gjoni në lagjen Peshk,
Nga
Lena dhe deri në Val,
Nga
mali i Snojt dhe në Ballenjë ndal.
Poemë
e burrave të mirë
E
grave dhe e fëmijëve,
Në
këtë poemë,patjetër
Heshtja
e pyjeve….
Në
ditën që mbyllet në një sofër mikpritje
Në
një natë që yjet var te gardhi,
I
një shtëpie.
Poema
jote s`ka të ndalur
Ajo
rri sa herë dhe nuk ik,
Përmes
historisë që s` ka mardhur
E
me zjarrin tënd gjymtyrët përtërin…
E
lashtë historia Martanesh
Më
e lashtë bëhet te njerëzit e tu,
E
vjetër, si këto re me shtëllunga
Që
lënuren në ahun dhe bredhin këtu.
Dhe
e papërsëritshme në dy fjalë bese,
Që
mbahen e marrin kuptim,
Ajo
merr një shkundje dënese,
Kur
fjala besën ndrin…
Nga
tëmthat e maleve pulson,
Se
mali këtu mendon,
Mendon
dhe ai lumi në fshatin Peshk,
Që
nga nëntoka, buron nga Ohri,
Si
damar i fshehtë i trojeve shqiptare,
I
padukshëm për mizorët…
Ka
pasur shpella të nëndheshme
Shembur
nga tërmetet,
Si
kërthizë e paprerë ai lum,
Tani
përmes teje gjendet…
E
derdhet Diku ,der te Ura e Vashës,
Aty
ku Mati hap krahët…
+++
Poema
jote nuk është e thjeshtë
E
vështirë si kjo gjethe që bie në vjeshtë….
E
butë si kjo lule në fushë të Bizës,
E
përsosur,e paarritur…
Se
në histori nuk mund të ulesh,
As
të kuptosh zembrekun e kohës së saj,
Aq
thjesht, Martanesh,
Pa
bijtë e tu,pa gjithë ata që brezat i lidhën
Me
këtë emër të shenjtë.
Pa
shkuar në Shpellën e Ballem Sulltanit
Ku
mund të vendosësh një lule,
Aty
shenjtorit duhet t`i falesh,
Tek
ndjen mirësinë që si aromë mbi zemër të shkundet,.
Dhe
pa parë Kullën e Pashës
Dhe
pa menduar për ushtrinë e tij,
Kur
shuplakë e stuhisë e nxori në Shëngjergj,
Është
vend i shenjtë që s`duron barbari,
Nuk
është e thjeshtë…
+++
Takoj
Baba Hysniun vullnetbukur
Në
kompleksin e Teqes,oaz paqësor,
Thjeshtësia
e fjalës këtu është mbrujtur
Te
ky vend me shenjtorë…
Në
këtë thjeshtësi rri Baba Hysen Mali themeltar
Fort
i përndritshmi Baba Jashar…
Prej
tyre, ky vend edhe në janar,
Bëhet
behar.
Këtu
ari i fjalës mbillet
Me
ashk bektashiani përcillet…
I
madhërishmi Vend
Me
magji gjelbërimni end
Frymë
paqeje,mirësi,
Nga
myhybë,besimtarë dhe dorli….
Kurorë
e shpirtit martaneshas është kjoTeqe,
Historike,patriotike,
poemë më vete…
Fort
e lartësuar në shpirt,
Në
ind të tij ndrit….
+++
Vijon
poema e bërë rrëmujë….
Nga
trokëllimat e shekujve që bari i zbut,
Se
s`mundi asnjë ordi e huaj
Asnjë
pushtues,me zjarrin që djeg
Ta
zhbëjë besimin, dashurinë,lirinë
Në
krojet e zemrës.
Nuk
mundi jo, asnjë eretik i pafe,
Edhe
pse u munduan,
Ta
zhbënin këtë Vend,
Më
e pakta, ta tjetërsonin,
Varretë,qysqitë,llambat
e karbitit
Ballem
Sulltani ua hidhte kokës…
+++
Mendimet
vijnë e ikin dhe rrinë
Duke
ndenjur gumëzhijnë.
Të
shkruaj për ty një poemë
Do
të desha të ulej si dielli mbi pemë,
Një
poemë të historisë dhe natyrës
Si
ajri ipastër që ledhaton fytyrën.
Pa
mundur të na afrohet një fjalë e keqe për ty Martanesh,
Edhe
nëse ndodh,atë e e bëjmë të mirë midis nesh…