E marte, 27.07.2021, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: “Kënga e xha Canes” e Sadik Bejkos dhe Kadare

E enjte, 04.02.2021, 10:26 PM


“Kënga e xha Canes” e Sadik Bejkos dhe Kadare

Nga Gëzim Llojdia

1.

...Këtë mëngjes  të ftohtë  me një qiell gri  dhe pas shiut,kjo stinë erdhi na gjeti mbuluar më dëborën e bardhë. Një stinë e mërzitshme si dimri përveçse tjetër,  më gjen duke shfletuar gazetën”Drita”. ‘Drita ishte si një shpresë po ta mendojmë se kahu i lindjes :agimi dhe kahu i shuarjes -perëndimi ajo përkund,  në këtë tokë të etur për dije. Për gazetën ishte 23 maj 1967.

...Këtej nga  ne dimër 2021. Seç mu kujtua kjo poezia ime:I ftohtë është veriu!/Moti gjithnjë me ngricë./Andej filluan mbjellim grurin./Kjo tokë dunicë.

Trokitje përmbi qelq. Era ngre perde. Degët e ullirit./Shën Mëhill është sot.

Flokët të Maries. Dallgëzuar. Degë bliri.Syri i rrudhosur. Harbuar juga. Tymosur oxhaqet . Trembur çatia./Kuaj që ikin. Shtegu i çarë në vrizë.

Priti kuajt Maria!Fushnajë e shkretuar. Era përzë zogj. Të trembur në lugina./Gruri i shirë në lëmë. Krojet rrjedhin qumështë ./Qentë flenë me kopenë.

Xhaketë e vjetër grisur./Ugar me plisa. Rrëzuar në avlli, hardhia.

Kukurisnin plakat: ç’dimër do të bëjë sivjet Maria?

Një rruginë me hënë, një rruginë me vranësira, në mes errësira.

I tretur shikimi./Kufiri ç’ largësi yjesh. Mushkat në mjegull hingëllijnë.

Shpejt zuri dëborë, vise me egërsira. Prishur magjia….…Një titull domethënës:25 Maj- dita e poezisë” .Poeti i asaj kohe nj djalosh i ri .Ashtu si të gjithë më ëndrra dhe mbushur me fryëmzim rinor.Ishte student  dhe së bashku me Klito Fundon  kërkonin  një shkrimtar  të ri por me emër .Aiu quhej Kadare dhe ishte  redaktori i gazetës letrare artistike të kohës..Sadik Bejko një mit  për mua.Ilirjana na kishte miqësuar në një darkë me pica në promovimin e botimit të saj rreth 11 vjet më parë.Aty gjej:”Diej dhe këngë” dhe nis vargu i poetit mëngejse të  pastra si lulebore/gëzimi im ndezur në purpur/dhe djerë nga shtërngata jote /dhe këngë diej edhe flamurë.....Gjezdisa ca ku atje dhe këtu përhumbur nëpër vargje.

2.

...Dua të ndalem te poezia”:’Kënga e xha Canes”.Apo s’fillonte i “shkreti varg” me këngën kaq të  bukur popullore.Po  kushtuar xha Canes .

...“Vjen xha Cania me fustane/me krrab e me jatagane...”

Poeti hedh vargun e parë:Kur më panë brigjet e vendit të lindjes dhe tej /Kur dola në ara  në dasma në lëmë/ si vrapon prej erës flokënajë e kallinjve/vraponte drejt meje e dhembshur një këngë...

Kënga lindi pikërisht ndër brigje të vendlindjes së tij ,mirëpo dhe më tej. Ara dhe lëmenjtë ishin prezentë ndër popujt që merreshin me bujqësinë. Aty  duajt  e grurit stivoheshin  dhe pastaj një konop i madh u binte përsipër me sa të hante krahu.Mirëpo edhe gomari mund ta bënte këtë punë duke u endur rreth e rrotull lëmës ku shiheshin grunjërat. Në jug ka erëra të mara dhe kur nis puna që grunjërat shiheshin në lëmenj erërat ishin bereqet. Ato pastronin grurin nga egjrat dhe sa më lart që hidhej  kështu ndahej shapi nga sheqeri,thotë populli ynë.Aty në lëmë ishjin vashat që kishin sjell kanistrat me bukë .Ishin djemtë azgan mustaqedirsur.E qeshura  dhe kënga merrte dhenë,pastaj sic thotë poeti Sadik Bejko:  vraponte drejt meje e dhembshur një këngë...

Vijon strofa e dytë...Sec ishte një këngë,këngë e asaj ane/Nga brigjet nga pyjet,kopshtet me bajame/Po vjen xha Cania që larg me fustane/me kalë të bardhë krrab e jatagane...Këngët lindin ,sic e thotë edhe Kadare në studimin e tij: “Autobiografia  ekëngës në vargje në dasma..., por edhe në lëmenje ku shihej gruri në kullota ku veronte bagëtia  mirëpo kënga e Xha Canes dukej se  vinte pikërishtë nga një  lem i madh ku ishte nxjerr buka dhe fara e ardhme e bujkut lab. Tokat e pakta dhe më të shumta me brigje ,mbuluar edhe nga pyjet  jugut të mbushin me atmosferën e jetës ,me misterin e jetës që popullonte pyjet dhe më tej  përtej pyjeve ku shihen në sfond shtëpitë  me rras gur dhe  me  kopshtet me bajame. Mirëpo atje tej unë shoh Xha Canen që larg me fustane sis komit   me kalë të bardhë me krrabën e dhënëve dhe me jataganë ...

nëse ndjekin  strofën e tretë ku poeti thotë:Në rrudhat e kohës,dhe myshku i lashtë/ kasollet e fshatit murishte e varre/këndojnë për Canen ushtar mjekërbardhë/me krrab bariu e pallë të madhe...mësojmë  dicka më shumë për  banorët në këtë rast lebërit e asaj kohe.Fshati i xha Canes ishte me rrudhat e kohës,pra autori paraqet  relievin e një fshati të krijuar nga natyra  që ende qëndron në këmbë me rrudhat e tij p,ra me kodrat,bregoret   dhe lashtësinë e tij që ne e identifikojmë me myshkun  që zënë kohërat nga vjetërsia. Autori flet edhe për fshatin e xha Canes.Ku kasollet e tij, rrethuar me murre të vegjël, të bardhë  dhe në perëndim gjendej gropa, ku shkonin  në perëndim të jetës, ata që s’kishin punë më punë me  këtë jetë,ndër varret e heshtur e të mbuluar nga barishtet. Ky ishte fshati i vjetër i kohës i shekujve më parë.Aty në këtë fshat të largët Plaku Cane  nuk ishte thjeshtë një bari por edhe një ushtar që mbrinte vendin e tij nga hordhit që endeshin asaj ane. Pushtuesi i egër  ngjitej edhe ndër male ku ishin strehët e fshatrave që u ndërtuan qëllimisht nga lashtësia për ti shpëtuar ndjekjeve vjedhjeve,vrasje  plaçkitje dhe  në fund pushtimeve të egra. Jo pa qëllim fshatrat tona gjenden ende rrëzë maleve kaq larg detit dhe tokës. Ishin të mençur, sepse tokën e shfrytëzonin për bujqësinë,malet për blegtorin dhe strehët e tyre i kishin ndërtuar për të mos prishur tokën e paktë të bukës,atje lart nden male.Xha Cania ishte një ndër ata banorët e këtij fshati  që ishte edhe bari ruante tufën e dhenve ,ushqente familjen e tij në kohëra të vështira por edhe një  ushtar i vendit të tij ai mbante edhe jataganin pranë ngase armiqtë e këtij vendi ishin të shumtë dhe ishin prezent gjithë kohës edhe ndën strehët e tyre .I duhej kjo armë, për të luftuar me të pabesin,hasmin që i vinte te shtëpia,te tokat e tij dhe bagëtia e krijuar me mund,djersë dhe sakrificë.Në strofën e katërtë poeti shkruan:Mbuloheshin arat nga flokët e blerta/më pushtonte,kënga,këng e kësaj ane/Eh ky burrë ikte,linte dhen e shtjerra/dhe armiq me dorë therrte nëpër male. Ishte kohë lufte. Sapo kishin shkuar llohrat  dimrit dhe ishte buisur gjethja. Fshatrat në jug dhe kudo në  kohën e  pranverës zinin gjethen ,çelte tërfili,buiste lulëria.Eh parajsë nga  natyra tokë. Poeti me anën e këngës, që kishte dëgjuar ndoshta në rinin e tij na thotë :Eh ky burrë ikte,linte dhen e shtjerra  bariu.Sa herë labit të shkret i binin taksirat armiqtë te koka,labi merte pallën  për tu qepur këmba-këmba armikut. Poshtë atje tej ishin bagëtia dhe të vegjlit e tyre që prisnin çoban. Nuk dua të përmend metafora apo forma ët tjera gjuhësore por dua të eci në shtratin që ka ecur poeti,sepse si xha Cania ka pasur shumë lebër që sot janë pjesë  apo më sak zemra   e çdo këngë të vjetër labe në çdo fshatë.

Në strofën e fundit që është edhe epilogu i kësaj poezive  autori shkruan:” Po dikur kish rënë larg stanit të dhënëve/nën qefinin e barit/nën klithma të burive/dhe nga shpirti i truallit se çu ngrit kjo këngë/si brigjet e heshtur përpara breznive....

Kënga ngrihet për trimat.Xha Cania ishte një i tillë.Ky burrë lab patriot,trim i ndiqte hordhit këmbë pas këmbe.Me pallën e vet, luftoi deri në fund .Kur shpata e preu dhe gjaku i tij u derdh në tokën, që e lindi, e rriti e mbajti dhe e bëri trim .Xha Cania u shua atje larg duke luftuar me armiqtë. Poshtë tij ishte stani dhe bagëtia, që blegërinin ,të vegjlit, që thërrisnin mëmat e tyre. Ishte si  një vajtim Dhe në një ligjërim lab pak a shumë kështu ,thuhet  kështu:Blegërin kërkon çoban/korba çeço....Xha Canes qefin ju bë bari i tokës së vet. Atje u mbështet, kur u rrëzua i larë në gjak. Vuri pëllëmbën e dorës. Dhe e mbështeti kokën. Atdheu nuk vdes edhe në vdeksha unë... Shtrorjeja e trimave shqiptarë ka qenë toka e vet. Dhe për këtë trim ,kënga nuk do të mungonte. Nga shpirti i truallit,toka e miteve,legjendave dhe historisë nuk do ti mungonte edhe kënga. Për xha Canen  binin, buritë dhe vajtimi lab. Nuk kishte gazeta të kohës, për ta treguar historinë e xha Canes. Që edhe pse vdiq u kthye  të ruante shtjerat  e veta. Gazetat  e huaja e fshinin trimërinë e tij. Por ai nuk humbi ,shpirti i tij u shua vërtet,por kënga e bëri të paharrueshëm. Edhe treqind vjet pas kësaj ngjarje,ai është aty .Xha Cania i tërë  me fustanellë me krrab e jatagane...

3.

....Poeti Sadik Bejko Disa kujtime me Kadarene, ne 85-vjetorin e tij. Rrëfen kështu krijimin e poezisë për Xha Canen.Kadareja banonte në një dhomë me aneks. Bënte reportazhe për gazetën. E vlerësonin në kreun e rrethit. I kërkova që të më lironin nga drejtor shkolle.

Pas një jave, kur kthehesha nga fshati Syzes, më thotë se nuk i kishte ecur me porosinë time. E kishin pyetur pse ndërhyn që të shkarkojmë një drejtor shkolle, mos nuk është i aftë? Kadareja ishte përgjigjur se miku im është shumë i aftë, por ai do që të bëjë letërsi dhe kjo kërkon kohë. Ashtu? i thanë, nëse është i aftë, të mësojë vështirësitë. Revolucioni i do njerëzit e aftë.Duhet të kisha thënë që je i pazoti, më tha Kadareja i zhgënjyer. Po nuk mund ta thoja.Në kafe. Çfarë ke shkruar më pyeti? Një poezi për një bari që shkon në luftë, vdes dhe kthehet të ruajë prapë bagëtitë e tij.Kjo është tema ime, më tha , ti ma ke marrë.U habita. Nuk më kishte lexuar një gjë të tillë.Unë e botova në “Drita” poezinë “Kënga e xha Canes”. Një javë më pas Kadareja botoi poezinë e famshme “Kënga e ushtarëve të vjetër”… “nga lufta vijmë në luftëra shkojmë/ dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora