Kulturë
Agron Tufa: Ortek letre
E diele, 31.01.2021, 12:26 PM
Agron Tufa
ORTEK
LETRE
Me
nji ortek letre duen me na vû përposh, e dashtun.
Hyjt
e letrës sundojnë majat
ku
ngjizet topthi i parë i nji shkresurine
me
firmë e vulë,
me
lidhje e shtojca bashkangjitun,
me
shpifje e letra anonime “nga populli”,
me
referenca në Ligj e nene Kushtetute,
me
interpretë spekulativë prej pallatit të Pilatit,
me
artikuj të porositun,
me
vllazninë kainiane të shtypit,
me
komentet frentike të farisejve tanë.
Kështu
merr udhë rrokullima jonë, e dashtun,
tue
u ngjeshë në brumin e rrotës së letrës
që
lshohet majave teposhtë
dhe
majmet,
zmadhohet,
shumfishohet
ndër
dikastere
tue
e shtue vrullin vërtik,
tue
mbledhë mb’udhë shkarpa, dhê e gurë,
tue
lanë mbrapa një vazhdë të freskët masakre -
thellomën
e nji vrâje vaji ende të panisun në buzë.
Me
nji ortek letre duen me na zhbi,
e
dashtun, me na përpi,
me
na zanë gojën me qirish,
mos
me pa,
mos
me folë,
mos
me marrë frymë,
me
u shuejt pa klithmë,
me
u shuejt tok me ne -
edhe
e drejta mbrenda nesh.
E
na me fëmijët tonë, e dashtun,
jena
digë e brishtë,
e
papërfilltë për forcën e verbët
të
ortekut prej letre.
Hyjtë
e letrës zotnojnë majat. Ata
janë
të regjun ndër gatime ortiqesh,
i
njohin ligjsitë e rrokullisjes dhe rritës,
forcën
rrënimtare të masës dhe shpejtsisë,
gjithaq
dhe jehonën e mnerës në humnerë.
Por
na mund të kallemi flakë,
e
dashtuna ime,
flakë
e thatë, përshkënditëse
mbrenda
ortekut prej letre -
të
digjemi në zemër të tij,
se
vetëm flaka mund të na shpaguajë
në
ortekun e shkrumbuem prej letre.