Kulturë
Meri Lalaj: Amanda Gorman - Kur zbardh dita
E shtune, 30.01.2021, 06:57 PM
Amanda Gorman
Poezia që recitoi në
ceremoninë e përurimit të Presidentit të Amerikës Joe Biden.
Kur
zbardh dita ne pyesim vet me vete
ku
ta gjejmë dritën në errësirën që nuk po mbaron?
Dhimbja
që mbartim
sa
një det që duhet kapërcyer.
Kemi
përballur oreksin e kafshës
kemi
mësuar se qetësia nuk është ngahera paqe,
rregullat
dhe idetë ashtu siç janë
nuk
janë gjithnjë të drejta.
Megjithatë, para se ta dinim
i
yni është agimi.
Disi
ne e bëmë.
E
kemi përballur disi dhe kemi dëshmuar
se
një komb nuk është thyer,
por
thjesht është i papërfunduar.
Ne
jemi pasardhësit e një vendi
ku
një vajzë lëkurëzezë
prejardhur
prej skllevërish dhe rritur
vetëm
nga nëna
mund
të ëndërrojë të bëhet presidente
dhe
e gjen veten tek i thotë gjërat një për një.
E
megjithatë jemi larg nga thjeshtësia
e
ardhme shkëlqimtare.
Por
kjo nuk do të thotë se po përpiqemi
të
formojmë një bashkim që është i përsosur.
Ne
po përpiqemi të formojmë një bashkim me qëllim,
ne
do të formojmë një vend kushtuar
të
gjitha kulturave, ngjyrave, karaktereve
dhe
kushteve të njeriut.
Dhe
kështu hedhim vështrimet
jo
tek ato që qëndrojnë midis nesh
por
tek ato që qëndrojnë para nesh.
Ne
i mbyllim ndasitë sepse
dimë
të vemë të parën të ardhmen tonë,
ne
duhet së pari të lëmë mënjanë dallimet.
Ulim
duart poshtë dhe takojmë krahët
me
njëri tjetrin.
Nuk
duam t’i bëjmë keq askujt
kërkojmë
harmoni për të gjithë.
Lëreni
rruzullin e tokës ta thotë
këtë
që është e vërtetë,
se
ndonëse u brengosëm ne ia dolëm,
madje
u lënduam, por shpresuam
se
ndonëse u lodhëm, u përpoqëm,
se
ne jemi përgjithmonë të lidhur
së
bashku, fitimtarë.
Jo
sepse kurrë më nuk do ta njohim humbjen,
por
se kurrë nuk do mbjellim përçarje.
Shkrimet
e Shenjta na thonë të këqyrim
që
gjithkush të ulet nën pjergullën e tij
dhe
nën drurin e fikut të tij
dhe
askush nuk do t’i frikësojë.
Në
se ne do të jetojmë kohën tonë
atëherë
ngadhnjimi nuk do të mbahet në një fije.
Por
në të gjitha urat që kemi ndërtuar
ky
është premtim për t’u gëzuar.
Ne
do e ngjitim kodrën
vetëm
po të guxojmë.
Sepse
të jesh amerikan është
më
shumë se një krenari që trashëgojmë,
është
e kaluara në të cilën çapitemi
dhe
se si e rregullojmë.
Kemi
parë një forcë që donte
ta
thërmonte kombin tonë
më
saktë ta përçante.
Të
mundnin të shkatërronin kombin tonë
do
të thotë të vononin demokracinë.
Dhe
kjo përçapje për pak u arrit.
Po
ndërsa demokracia mund
të
shtyhet herëpashere
ajo
kurrë nuk mund të dështojë përngaherë.
Ne
besojmë në këtë të vërtetë, në këtë fe.
Përderisa
i mbajmë sytë tek e ardhmja,
historia
i mban sytë mbi ne.
Kjo
është epoka e shpërblesës së drejtë
ne
u trembëm në fillimin e saj.
Nuk
qemë të përgatitur për të qenë
pasuesit
e saj
të
një ore kaq të tmerrshme,
por
brenda saj ne gjetëm forcën
të
krijonim një fillim të ri.
T’i
jepnim shpresë dhe gëzim vetvetes.
Kështu
ndërsa një herë pyetëm se si mundëm
ta
mposhtnim fatkeqësinë?
Tani
pohojmë:
si
do të mundtte gjëma të na mposhtte?
E
nuk do marshojmë pas atje ku ishim,
por
do të ecim përpara që të jemi.
Një
vend që është lënduar, por jo i tëri
mirëdashës
dhe guximtar
i
rreptë dhe i lirë.
Ne
nuk do të kthehemi prapa
apo
të ndalemi nga kërcënimi
Sepse
e dimë ndërveprimin
dhe
plogëtinë tonë
që
do të jetë trashëgimia e brezit tjetër.
Gabimet
tona u bënë barrë për ta
por
një gjë është e sigurt
Në
se bashkojmë faljen me forcën
dhe
fuqinë me të drejtën
Atëherë
trashëgimia jonë bëhet dashuria.
A
mund të ndryshojmë të drejtën e lindjes së fëmijëve?
Pra,
le të lëmë pas një vend më të mirë se sa
ai
që na ishte lënë neve.
Çdo
frymëmarrje nga gjoksi im i bronztë jehon:
Ne
do ta ngremë këtë botë të plagosur
në
një vend të mrekullueshëm.
Ne
do të ngrihemi nga kodrat
kraharta
të perëndimit
dhe
do të ngrihemi nga veri-lindja
rrahur
prej erërave
ku
stërgjyshërit tanë bënë revolucionin.
Ne
do të ngrihemi nga qytetet buzë liqenit
të
shteteve të perëndimit të mesëm.
Ne
do të ngrihemi nga jugu i pjekur nën diell.
Ne
do të rindërtojmë, do t’i shtrohemi punës
Dhe
do ta përmirësojmë.
Dhe
çdo cep të njohur të kombit tonë,
çdo
qoshe të quajtur vendi ynë,
populli
ynë i ndryshëm dhe i bukur
do
të ripërtërihet e zbukurohet.
Kur
të vijë dita, ne do të dalim nga hija
të
përflakur dhe të patrembur,
një
agim i ri po vjen se i dhamë krahë.
Sepse
gjithnjë ka dritë vetëm në se
kemi
guxim ta shohim.
Vetëm
në se jeni aq trima
për
të qenë drita.
Në
shqip nga: Meri Lalaj
Aanda Groman ka lindur
më 07.03.1998, është
Aktiviste për çështjet e
shtypjes, feminizmit, racës etj.
Ajo është personi i parë
i shpallur: Laureat Kombëtar
i Poetit Rinor..Ka
botuar librin : “Kodra që ngjitim”