Kulturë
Kristo Çipa: Hymn i gjuhës sime
E hene, 25.01.2021, 09:00 PM
HYMN I GJUHËS SIME
Nga
Kristo Çipa, Mjeshtër i Madh
Nga
vatra më foli zjarri me flakët e tija
Ti
je zoti im i pari, unë jam si fëmija
Nëpër
prush e nëpër flakë flitet gjuha ime
Nuk
kam alfabet në kartë shkrim e drejtëshkrime
Kur
erdha, një gjuhë dëgjova, ajo ishte jotja
Darkë
më darkë e mësova, ditën e mbuloja
Ishte
para historisë kur s’kish vatër prushi
I
dha diell dashurisë, drurë e gurë i zbuti
Kjo
është gjuha ime e shpirtit, tingulli liri
Që
lart nga qielli zbriti tek qumështi në gji
Kjo
gjuhë e parathënë në qeshje çilimiu
Sa
preku gjoksin Nënë, me qumësht gjuhën piu
Si
më dëgjon Zoti kur i bëj ankime
Si
mund të flasë loti që rjedh nëpër vajtime
Dert
i diellit t’lodhur ku zuri të qeshë
Tek
kjo gjuhe e folur, tek kjo gjuhë princeshë
Që
ëmbëlson fjalën si mushti i hardhisë
Dritëson
uratën kur i flet fëmijës
Zogjtë
e qiellit gjërë i thëret e vijnë
Gjuhë
e gjuhëve Mëmë u duket violinë
I
jep dhimbjes shpresë, brengës i jep dritë
Dashurisë
besë, errësirës sytë
Të
fton: eja folmë, s’jam gjuhë, jam muzikë
Se
mua më zgjodhën për ju vetë perënditë
Kur
sokëllijnë trimat betejash pa kthim
Fshihen
vetëtimat, qiejt psherëtijn
Dimri
nguros gunën, shkon e lidh tufanet
Furtuna
nduk gjuhën, bora rënkon mallet
Jam gjuhë që jam vrarë dhe pse gjuhe kam
lindur
Dhe
gjak më kanë marrë, por s’jam gjakprishur
Shpesh
jam kryqëzuar, shumë më kanë mohuar
Tek
ndiqnin majmunët, unë isha vet shkruar
Kur
perden hiqte moti zgjimi syrin hapi
Mallkimin
piq dhespoti sulltani nxin fermanin
Si
zjarrin ne e mbanim ket gjuhen e te pareve
Te
shkruhej na e ndalnin si vet detin persianve
Por
kot që na mundonin se gjuha ish liri
Një
dritë që vjen nga Zoti, ta fikësh s’ke fuqi
Për
çdo gërmë, një lumë gjak e kryegjak
Të
mos zhbëhej në gjumë ky kombi i pafat
Ju
Nëna, motra, bija dhe gra për gjenerata
Ju
lutet Shqipëria, ju falet gojë mjalta
E
shtrydhni vetëtimën, e bëni qumësht Nëne
Me
të risni fëmijët se gjuha ësht’ gjak zemre
Në
radhë me gjuhët motra si lulet plot radhuan
E
lirë për ne është bota, ne gjuhë shumë duam
Kur
dheut tonë t’i kthehen fëmijët fluturak
Me
fjalë shqipe të dehen, me gjuhën tonë mjaltë
Mbi
gjthë krimet mizore, mohimi i gjuhes është
Po
s’ja mëson fëmijës, s’je nënë por je
nepërkë
Se
veç identiteti është drita në liri
Atë
që s’e bën shteti, o Nënë bëne ti!