Kulturë
Xheladin Sali Gjonaj: Haxhi Gjonaj do të kujtohet
E marte, 26.01.2021, 08:17 PM
HAXHI GJONAJ DO TE KUJTOHET
-Kushtuar,
mesuesit Haxhi Ibrahim Gjonaj, te cilin
koronovirusi e ndau keto dite nga jeta ne USA-
Nga
Xheladin Sali Gjonaj, Geg-hysen
Nëpër
mend po i thom veti
Gjithku
asht mallkue gurbeti!
Nuk
i la njerzit me u pa
Për
së gjalli i ka nda.
Gjithmon
mendja n`ty m`ka shkue
Fort
jarana jem qellue
Kusheri...,
bashk tuj lodrue
Për
njëher në shkolle jem shkue.
Në
matematikë ma ke kalue
Edhe
tjerve jo veç mue
Në
Shkodër shkollën kem marue
Ne
katund punen patem fillue.
Femijët
e fshatit tuj i mësue
Nuk
na ndanë baba as nana
Po
dikur na ndau Tirana.
As
atje nuk je mjaftue
Në
Amerike shumë ke largue
Fjalë
të forta me pate dhanë:
-Ameriken
du me lanë
Pres
vaksinën për me dalë
Në
Shqipni due me ardhë
Po
virusi koft mallkue
Jeten
ty ta ka shkurtue
Lajmi
shpejt ka fluturue
E
Majlinda 1) më ka njoftue;
-
Lajm të keq xhaxh kam me t`dhanë
Shoku
yt na paska lanë
Se
menduem kurrë ketë ditë
Na
plase zemren, na i thave sytë.
Hana
e Dielli bash janë zanë
Nuk
po donë vetem me të lanë
S´la
virusi me tu afrue
Zoti
e robi e kanë mallkue.
Na
të lirë, tuj u mendue
Ty
në morg të kanë ngujue
Nuk
e di a kanë me të lshue
Te
Gjystina 2) me të rahatue.
...Atje
vet e ke caktue
Vjen
Majlinda në Amerikë
Edhe
rrethin jau ka qitë
Kufomë
babën me ma lshue
Në
shqipni po due me çue.
Te
dy motrat letrat marojnë
Për
shqipni babën po e çojnë
...
Nja dy nipa atje i ka lanë
Ndihmojnë
teze edhe nanë.
Dhimbje
e madhe u ka ra
Për
gjyshin s´kursejn asgja
(Haxhi
Gjoni djal nuk pat
I
la dy vajza si bajrak...)
Në
spital e çuen Haxhinë
Me
marak e la shqiprinë
Shumë
me mall e la malsinë
...Amanet
e la shqipninë.
I
la do nipa në Gjermani
Asht
Alfredi një djali i ri
Kurr
ska dasht me u nda prej ti
Pandemia
na rrethoi
Në
Amerike ai s`mun shkoi.
...!
Në
avion Haxhinë e ndojnë
Për
shqipni po e fillojnë
Në
ajroport te janë bashkue
Shokë
e miq me respektue.
Kurr
gjatë jetës s´asht dorëzue
S`mujti
fjalën kush me ja rrezue
...Pandemia
e ka pushtue
Si
la ditë ma me jetue.
E
ketë rradhë s`me doli në fjalë
Semundja
frymen ja ka ndalë
Të
dy vllaznit aty janë
Për
gazep po rrinë në kamë.
Rënda-rënda
i shkon shoqnia
Edhe
te vorri edhe te shpia
Tuj
ngushllue njerzit e ti
Që
u ra kaq shumë merzi
Ne
Amerike edhe Shqiperi.
E,
prej varrezave tuj u largue
Kujtojme
besen mos me harrue
Kurrë
nuk kthehen ata që vdesin
Në
zëmrat tona gjithmonë jesin.
Mbi
tete dekada ishim bashke,
Sot
u ndame, por pa e dashte,
Para
vdekjes, s`ka faj robi,
Lule
e mall do te sjell te vorri!
1. Majlinda, vajza e Haxhi Gjonit ne Tirane
2. Gjystina, gruaja e ndjer e Haxhiut, varrosur ne Tirane
-Nga Geg-hyseni, fund-Janari 2021-