E hene, 14.10.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Hapni dosjet

E hene, 25.01.2021, 08:03 PM


Neki Lulaj

Hapni dosjet

Po hapni,  bre ato arka të mbyllura

Hapni ato Arkiva gjëmëmëdha!

Ju që rrini si thëngjill i ndezur, si struci.

E fshiheni pas ofshamave  si mëkatarë

Kujeni ju?

Ju oficerë fallco që mbanit çelësat e thesarit

Hapni  ato bashkë me sejmenët tuaj!

Se I fshihni nëpër gungat e qafës së malit.

Dosjet  e krimit, përt ë cilat  toka ju ka mallkuar

Hapni  more ato mistere  të shohim  padrejtësitë

Kush iu priu shtegut e rrufeve të krimit

E pa faj  vrau,   plaçkiti si në një lukuni

Në terrin e hipokrizisë  urrejtjes e nënçmimit

Hapni se shuhet dhimbja  e nënave shamizeza

Në horizontin shurdhmemec misteri ende  gjemon

Gjarpëron si vetëtimë në qiellin ku duket rrezja

E dalin plagët vdekjeprurëse që ende kullojnë.

Zbardhni  me drejtësi dosjet të krimeve të rënda

Nxirrni dosjet e vrasjeve  politike dhe  pritat.

Duam të shohim të vëretën që është brenda.

Se na  vrasin si gjilpera si heshta, si shtizat.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora