E marte, 27.07.2021, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Arumun.com: Intervistë me Pano Bakallin

E marte, 02.02.2021, 09:44 PM


Intervistë me Pano Bakallin

Identiteti i një kombi ndodhet tek historia, tradita dhe kultura e tij. Shumë pak është shkruar e është folur për gjendjen e arumunëve në Shqipëri. Armënët ose vllehët e Shqipërisë janë pjesë përbërëse e popullit dhe e shtetit shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tone, e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Kjo nuk është një gojëdhënë, por e gdhendur në shkrime e dokumente. Për të mësuar më shumë për pakicën arumune në Shqipëri, dhe si ka ndryshuar situata pas daljes së ligjit për pakicat në tetor 2017, ‘Arumun.com’ ka intervistuar kreun e Unionit të Arumunëve në Sarandë, Pano Bakalli. Ai shprehet se popullsia arumune i ka mbijetuar rrezikut te asimilimit, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të nevojshme kontributi nga strukturat dhe shoqatat arumune. Në një intervistë ekskluzive për “Arumun.com”, Pano Bakalli jep sugjerimet e tij se çfarë duhet bërë në të mirën e komunitetit. Theksin e vendos tek gjuha e cila duhet trashëguar brez pas brezi. Kjo për të mos humbur rrugës atë gjuhë që e kanë trashëguar nga të parët e tyre, e për të cilën ndjehen shumë krenarë. Në komentin e tij, ai shton më tej se minoriteti arumun, për nga numri dhe potenciali intelektual, e justifikon garantimin e identitetit në Kushtetutë dhe me ligj, si minoritet në Shqipëri.  Ai cek ndër të tjera edhe ekzistencën  e shumë shoqatave arumune në vendin tonë si ‘Liga e Arumunëve të Shqipërisë’, ‘Unioni i Arumunëve të Shqipërisë’ e Fondacioni Arumun “Nikolai Jorga.”  Sot arumunët janë njohur si minoritet, ndërsa kanë kishën e tyre në Korcë “Kisha e Shën Sotirit”.  Pyetja e cila na lind krejt natyrshëm e që ia kemi parashtruar z. Bakalli është nëse duhet bërë më shumë për komunitetin arumun. Teksa rendit një sërë faktorësh, ai flet ndër të tjera edhe për kontributin e vyer të fondacioneve.  Ndër to përmend fondacionin “N.Jorga” e cila është krjuar shumë vite përpara në Sarandë. Për më tepër, lexoni intervistën ekskluzive për ‘Arumun.com’.

Z. Bakalli, cila është sipas jush gjendja e arumunëve në Shqipëri në këto çaste që flasim?

P. BAKALLI. "Gjendja e minoritetit arumun në Shqipëri, si dhe në të gjithë pjesën e përhapur në të tërë Ballkanin, është e një popullsie që gjatë gjithë vështirësive të saj, karakteri asimilues nuk i është ndarë, por minoriteti Arumun në Shqiperi nuk është se mbetet pa shtetin e tij. Arumunët jetojnë në Shqipëri, por kanë edhe shtetin e vet, Rumaninë.

Si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjithë popujt e Ballkanit, popullsia arumune i ka mbijetuar rrezikut të asimilimit, që dita-ditës qëndron mbi kokën e tyre. Aktualisht, është një rrezik real që çon në rrugën e asimilimit dhe kjo kërkon një impenjim të shumë strukturave dhe shoqatave Arumune, për t’i shpëtuar rrugës të asimilimit.

Është ky minoritet që nga numri dhe potenciali intelektual, e justifikon garantimin e identitetit në Kushtetutë dhe me ligj, si minoritet në Shqipëri.  Cila është situata aktuale e arumunëve në Shqipëri?

1.Situata e të moshuarve, të cilët flasin mirë gjuhën e nënës ose gjuhën e tyre amtare; gjuhën arumune e njëvlefshme me dialektin e gjuhës rumune.

2. Grupi i moshës së mesme që e njeh pjesërisht dhe nuk e flet mirë gjuhën, si per shembull: ata që janë sot nëpër zona urbane.

3. Grupi i të rinjve, të cilët nuk e flasin gjuhën arumune. Krahas këtyre, janë edhe disa faktorë negativë që ekzistojne nga vitet dhe sidomos nga vitet e pas diktaturës.

Cështja Arumune është e përcaktuar edhe nga përfitimi material ekonomik, i cili nuk ka qenë i mirë-organizuar, në mënyrë te tille që brezi i ri të mësojë më mirë gjuhën dhe me ndërhyrjen e shtetit ku ata jetojnë aktualisht, këtë gjuhë ta mësojnë nëpër shkolla që të mos asimilohet.

Opinioni i shëndoshë duhet të udhëhiqet nga mendimi, mundësia demokratike europiane, mbi bazën e kartave e të dokumentave për të drejtat e njeriut. Sot arumunët jetojnë në: Korcë, Tiranë, Elbasan, Lushnje, Divjakë, Vlorë, Selenice, Pogradec, Librazhd, Berat, Voskopojë, Drenovë, Boboshticë, Gjirokastër, Sarandë, Kavajë, Durrës, Fier, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Zona e Frashërit, etj. Për sa i përket gjendjes së arumunëve sot, është për t’u përmendur ekzistenca e shumë shoqatave Arumune në Shqiperi: Liga e Arumunëve të Shqipërisë, Unioni i Arumunëve të Shqipërisë e Fondacioni Arumun “Nikolai Jorga.”

Sot arumunët janë njohur si minoritet; kanë kishën e tyre në Korçë Kisha e "Shën Sotirit.” Kryejnë aktivitete, festivale e kultura të tyre".

Cfarë mendoni se duhet bërë më mirë per komunitetin?

P. BAKALLI.  "Pikë së pari duhet punuar për mësimin e gjuhës prindërore arumune veçanërisht nga fëmijët e të rinjtë.  Të rinjtë të mësojnë pjesërisht gjuhën amtare, të nxjerrin në dritë historinë e traditatve, fesë së krishterë të kulturës arumune dhe makedoni- arumune.

Në territorin e Shqipërisë dhe jashtë vendit, të bëhet ceremonia në gjuhën arumune.

Gjithashtu duhet të përgatitim priftërinj sa më shume në gjuhen arumune pasi sot ekziston vetëm një kishë në Korçë.

Të mësohet gjuha arumune në shkollat fillore paralel me gjuhën shqipe.

Duke patur parasysh që shumë vite pas në vitet 13’ dhe ne vitet e Zogut kanë ekzistuar 17 shkolla fillore dhe dy Lice.

Në të gjithë Shqipërinë ku ndodhet komuniteti,  shteti shqiptar ku ne jetojmë sot dhe jemi taksa pagues të lejojë bashkëpunimin kulturor fetar artsitik dhe sportiv.

Me mire akoma me shtetin e tyre mëmë,  Rumaninë si dhe në diasporën arumune në të gjithë botën, Rumania duhet si shtet mëmë të njohë dhe të akordojë nënshtetësinë rumune ketij minoriteti që ndodhet sot në Shqipëri atij arumun.

Kisha e krishterë ortodokse arumune varet nga kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila duhet të japë ndihmë financiare për ndëtimin dhe riparimin e kishave arumune sidomos në zonen e Voskopojës studente arumunë që mbarojnë shkollën në Universitetet e Rumanisë duhet të jenë një faktor në të gjithë pjesën e teritorit të Shqipërisë që të shërbejnë nëpër shkolla lice dhe universitetë që të përhapin gjuhën dhe kulturën arumune,  të bëhen faktorë për nxjerrjen dhe botimin e librave gazetave revistave në gjuhën arumune, që të ecin në gjurmët e të parëve të tyre.

Ngritja e asambleve artistike arumune dhe dhënia e spektakleve të tyre në Shqipëri dhe në rruzullin tokësor për të transmetuar kulturën e tyre. Evenimente të ndryshme që organizohen me të gjitha shoqatat analoge marrin dhe japin përvojat e tyre që arumunët të konsolidohen dhe te njihen më mirë. Të faktorizohet që data 10 Maj është "Dita Kombëtare e Arumunëve".

Pas daljes së ligjit për pakicat, arumunët u faktorizuan si minoritet, u njohën me ligj dhe kjo është një anë shume e mirë.  Tani na takon neve shoqatave, strukturavë të minoritetit arumun për të organizuar dhe për ta njohur mirë këtë ligj që të drejtat e këtij minoritetit të fitohen po ashtu si të drejtat e minoriteteve të tjera. Mbijetesa e minoritetit është gjithmonë bashkimi i arumunëve duke u njohur sipas ligjit si minoritet i veçantë, asimilimi nuk do të jetë ashtu siç ka qenë më përpara, por duke punuar të gjithë sëbashku ato që na jep ligji për minoritet pa u zgjatur si konkluzion.  Duke punuar të gjithë në këto pika që përmendëm më lart, ne nuk do të mbetemi pa gjuhën amtare, identitet, histori, besim fetar dhe kulturë shpirtërore materiale arumune".

Z. Bakalli, cili është aktiviteti i fondacionit që ju drejtoni,  Fondacionit "N. Jorga"?

P. BAKALLI. "Fondacioni "N. Jorga" është krijuar shumë vite përpara në rrethin e Sarandës. Funksionon në pjesën jugore të Shqipërisë për grumbullimin e arkivave kulturore arumune, evidentimin e tyre, njohjen e kulturës nëpër zona të ndryshme në funksionimin dhe zhvillimin në vende ku banojnë arumun.

Aktivitete në drejtim të këtij personaliteti rumun dhe botëror.  Një nga aktivitetet me kryeseore është negocimi mes Institutit Kulturor Rumun dhe Bashkisë Sarandë për vendosjen e bustit të "Nikolaj Jorga", inagurimin e bustit. Së shpejti do të vendoset dhe busti i Papa LLAMBRO Ballamaçit në Korçë. Gjithashtu shumë shpejt do të organizojë dhe do të bëjë një  simpozium për  Emineskun, në aktivitet e ndryshme që ka kryer në dhenien e diplomave te ndryshme për kontribute kulturore për njohjen dhe zhvillim e traditave arumune.

Nje aktivitet tjetër është organizimi i një simpoziumi shkencor për gramatikën e parë shkencore e shkruar në germa latine në gjuhën arumune.

Pra arumanishten e Bojaxhiut, gjuha që flisnin të parët tanë në vitet 1750 dhe shume aktivitete të tjera të ndryshme. Duke parë që fondacioni  "Jorga" do të bëhet dhe me aktiv në përurimin më shumë per vlerat që  ka ky personalitet,  në lidhje me aktivitetet me arumunët dhe së shpejti do të promovojmë një personalitet për veprën dhe kontributin. Ky është Jovan Dimitresku si i pari kryetar bashkie i rrethit të Sarandës në vitin 1933. Kjo do të përkojë me sivjet që është dhe 100 vjetori i bashkisë së Sarandës.

Fondacioni "Jorga" do të organizojë së shpejti një takim në Vlorë dhe Selenicë me të gjithë faktorët realë dhe kontribues, me personalitetet arumune për të parë situatën nga afër.   Përshembull për arsimimin e nxënësve të klasave të ulta në këtë zonë ku komuniteti është më i përqëndruar dhe sa më shpejt do të hapim shkollën në Selenicë,  ku dhe për kontributet dhe për  burimin njerëzor, profesional dhe arsimor jemi në konsolidim e sipër.

Unë dua të falënderoj profesor Andon Kristo, një person i shkëlqyer,  ka 30 vjet që punon, shkruan, boton, arsyeton, ndihmon më të rinjtë, i papërtuar, i qetë, të sqaron ku me punën e tij,  marrin lavdata të tjerët,  por ai modest si një dipllomat i shkëlqyer.  Ku nuk e gjen Andonin!

Është per të ardhur keq që më te rinjtë nuk punojnë si ai! A keni dëgjuar miq dhe vëllezër arumunë,  ju të rinj e te reja, të pyesni se si Andoni trasmeton tek RTSH-ja 5 herë në javë emisionin e lajmeve në gjuhën arumune?

Ai përditë thotë duam të rinj sikur dhe një dhe dy por të vijnë,  të mësojnë,  pra u bëj thirrje gjithë të rinjve të marrin situatën në dorë si Andoni bashkëpunon me Fondacionin tonë,  i marrim mendim, na motivon, është i pranishëm kudo në çdo aktivitet është sot njohësi më i mirë i gjuhës arumune dhe i gjuhës rumune.

Për sa i përket traditave dhe zakoneve e dokeve duhet trashëguar me mësimin e gjuhës se respekton më mirë komunitetin. Kështu je më objektiv, je më i drejtëpëdrejtë si arumun pra dua të dal  se nuk mund të jesh kryetar ose sekretar i një shoqate, kur nuk di gjuhën!

Komuniteti duhet ta shohë me fanatizëm, sepse nuk ke si të kërkosh,  kur për vete nuk di të komunikosh"!

Ju faleminderit!



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora