E enjte, 23.09.2021, 09:45 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse romakët bënin be në gur?

E premte, 01.01.2021, 07:21 PM


Pse romakët bënin be në guri?

Shkruan Fahri Xharra

“Beja me gur Të shfaqurit e gurit si shej besimi është dhe të pëdorurit e tij në betime, në lidhje bese, në bë për të fituar pafajësi, në vendime të bashkësive fshatare të caktuara. Në ligjin dokesor të malësivet tona thuhet: "Beja mbë "gur" kah kanuja asht ndërma të randat e ma të MITOLOGJIA NDËR SHQIPTARE  mndershmet bë qi njef Shqyptari i Malevet". (KLD, 1933, f.60). Në doket e malësive, gurit si shenjë besimi në bë i jepet një vlerë e jashtëzakonshme, si një kult betimi mjaft i hershëm; për nga forca vepruese hyjnore, ai del shumë më i fortë se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjë është fjala për mendësitë e vjetra të njerëzve të malësive shqiptare”

Po, si është e mundur që romakët të bënin be  me gurë ?

Beja mbi gur , Romakët dhe Hanibali ( Sh. Gjeqovi , Hylli i Drites 1936)

"Guri m'krah në betim mbahej be fort e fortë. Thoshin se beja m'rrenë, me gur i randohet basit në krah në atë jetë sa gjysa e botës. Dy vetë kapeshin (grindeshin) për nji vend (për pronësi të një toke). Thoshin: "ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja". Njeni i thoshte tjetrit: "Merre me gurm'krah! Po e more me gurm'krah asht ejotja". Me gur m'krah tjetri të merr ene (edhe) arën nen shpitë. Me gur m'krah të merr ene djalin. Ishte bë ma e fortë se beja me 24 burra. Mund të të merrte tjetri me gur në krah: tokë, zabel, ujët e vadës a atë ku pinin gjaja e gjalië. Kur donin të ndanin (ta veçonin krejtësisht) ndonjenin nga shoqnia përshkak të poshtërsive si (që) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (që) e kalonin nëpër duer. Thohej: E kan da filanin me gur nëpër duerpër mort e për darzëm". Beja me gur në krah a në dorë ishte tepër "e randë", më "e rëndë" se çdo mënyrë tjetër e besë. Më "e randa" ishte me gurin e rrufesë. Para kësaj beje, me gur, çdo njeri tërhiqej, nënshtrohej, bindej. Kishte frikë të madhe prej saj.

Në librin tim “ Roma fliste shqip “ ( “Lena” Prishtinë 2019 ) në mënyrë të qartë dhe të pa kundërshtueshme e kam spjeguar se Perandoria Romake ishte pjellë e etruskëve dhe Ilirëve të Gadishullit Apenin,  i cili shumë është quajtur Itali  ( faqe 119 , po aty )

Italia nuk është etnonim . As Perandoria Romake nuk para qiste dhe nuk para qet ndonjë etnonim. P Në pyetjen e më sipërme se si është mundur që romakët bënin be në guri , është lehtë të spjegohet  sepsa ata e flisnin gjuhen shqipe të kohës së tyre.

Se romakët bënin be në guri e gjejmë të shkruar në një punim të gjatë të Shtjefën Gjeqovit botuar në"Hylli iDritës", 1936.

Guri dhe plis dheu

Guri dhe plis dheu përdoreshin si bë për të ndarë e ripërcaktuar kufijtë e harruar në mes dy familjeve a fshatrave, sidomos për pyje, zabele, kullota. Përtë bërë këtë rindarje përgjithësisht caktohej si gjyqtar një plak që i ka ditur kufijt e vjetër e për ta i kanë folur pleq edhe më të vjetër që kanë vdekë prej kohësh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t'i rivendoste me drejtësi. Para se plaku ricaktues i kufijve të fillonte të vepronte, i lëshoheshin pengjet (shenja simbolike që tregojnë se të interesuarit e të dy palëve do të pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shënuar). Plaku, i shoqëruar nga përfaqësuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte një gure një plis dheu (a bucë dheu ose një dorë dhë) dhe i vinte në sup të krahut duke i mbajtur me dorë. Para se të nisej u betohej dy grupeve kështu: "Për ket gur e Peshë e dhë, me të cilat e ngarkova veten, për shka kam ndie prej s& parësh, vendet e kufijve kanë qenë sikur do t'ju diftoj tash; e We sa ma merr mendja e shpirti, nuk do t'i randohem kurrnjanës lagje!". Betimin e bën dhe kështu: "Përketpeshë, ktu e ktu ka qenë kufini i hershëm e ktu po e nguli edhe unë, edhe e marrsha në atë jetë në qofsha tue rrejtë!". Nëse nga ndonjera palë shfaqen kundërshtime, ai shton: "Përkëtëpeshë, sim'urandoftënëatëjetë, qektu asht sheji i vjetër i kufinit të hershëm, si më ka pasë kallzue gjyshi... kur ishem camërdhok (fëmijë 10-15 vjeç) shmrijak dhizsh me ta, e ai e ka marrë në atëjetë se asht ktu, ende unë po e marr mbas fjalës së tij". Plaku u prin të tjerëve me gure dhë në krah. Nga vendi në vend ndalet plaku, e cakton me këmbë kufirin e aty të tjerët ngulin një dru a shenj

Gjatë nguljes së kufirit gjithnjë plaku e mban dorën mbi të, duke e sjellë e drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotë: "Ai që e luejtëtketgur, ipeshoftërandë m'atë jetë!". Kështu vazhdon plaku me të tjerët të ngulë të tërë kufijtë n'ë vendet e caktuara më parë. Sipas besimeve të popullit: "Plaku që mban gur e dhë më krah - qëjanë sheji i randimit të shpirtit të tij, - në mos kallzoftë drejt edhe me i kalue kuj për rrazë të derës së shtëpisë, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekë mirë a keq më atjetë”

Referenca

Mitologjia ndër shqiptarë / MarkTirta. - Tiranë: Shkenca, 2004.

Sh.Gjeçovi, "Guri i kufinit", "Hylli i Dritës", 1936,

Fahri  Xharra, 19.12.20

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora