Editorial
Xhemal Ahmeti: Maratona brenda rrethit të ''djallit''
E shtune, 26.12.2020, 08:11 PM
365 DITË | MARATONA BRENDA RRETHIT TË «DJALLIT»
Populizmi
politiko-religjioz i ushqyer nga analfabetizmi funksional masiv medial e
institucional është uterusi i një depresioni permanent që bllokon shoqërite
shqiptare jo vetëm drejt botës por edhe brenda vetes.
NGA
XHEMAL AHMETI
«Të
dy dëmtojnë veten: ai që shpreson shumë dhe ai që premton» [Lessing] edhe ato
në të cilat nuk beson as vetë. Filozofët që shpresën e priorizojnë mbi gjithçka
tjetër e lavdërojnë këtë aktivitet shpresagjenerues duke u thirrur në
temporalitetin e interaksionit: lumturia e prodhuar nga premtimi mund të zgjasë
me vite, ndërkaq zhgënjimi, pasi shpërthyes dhe çast i trajtës afektive, pas
dyluftimit të personit me të vërtetën kalon shpejtë në zhgënjim ? mllef, ?cinizëm | ironi ? distancim =
riorientim! Ky zhvillim katartik mirëpo kushtëzon njeriun racional [qytetarin e shtetit
ligjor të postmodernës]. Përjashtimin e bëjnë ata që çmenden ose ekzekutojnë
premtuesin [qytetari i kohës së revolucioneve franceze].
Si
përkthehet ky relacion në rrafshin politik dhe në atë shqiptar?
POPULIZMI DHE MASHA E
TIJ
Në
politikë «Premtuesi» është përherë politikani ose vektori publik në shërbim të
të parit. Në rrafshin interpersonal [populist ? ihthar] zhgënjimi manifestohet me fluktuacione
të shpeshta të hierarkive në ikje [kjo është shtresa që për shkak të afërsisë e para
përjeton zhgënjimin] dhe atyre që inkuadrohen [magnetizmi djallëzor i
populizmit] për tu zënë vendin viktimave paraprake, ndërkaq në rrafshin
kolektiv - dhe ky është ai më i rëndësishmi për funksionimin e shoqërive
verikalisht apo drejt gropës - këta dy, premtuesi dhe i zhgënjyeri, shndërrojnë
vitin në «periudhën e 365 zhgënjimeve» [Bierce]. Relacion ky që është baza e
çdo depresioni kolektiv. Me një fjalë populizmi shërben si fabrikë e
depresionit permanent, nëpërmjet të cilit premtuesi mban nën kontroll masat me
ndihmën e ithtarit infektiv. Ata që s'janë ithtarë të tij punojnë gjithashtu
për atë: duke u përpjekur t'i emancipojnë fanatikët e populistëve ata
detyrueshëm kërcjenë tangon para zjarrit të përhapjes së depresionit bashkë me
ta.
E
si të shpërthejë atëherë një shoqëri nga jeta 365 ditëshe brenda rrethit të
djallit për të ecur përpara? Si të ikë ajo nga mbretëria e stagnimit ku shpresa
[me maksimumin në flamur: lideri im kryeministër a president] është vetëm mjet
i populistëve që duan të vijnë në pushtet e jo gjendje që paralajmëron shërimin
e militantit nga paranojat e tij dhe me këtë shpëtimin e shoqërisë nga
populizmi i përmasave fashiste? Kush ta thyejë këtë shkëmb monolit që u mbyll
udhën shqiptarëve drejt vetërealizimit, kush do ta bind militantin fatkeq se ka
shndrruar «kohën në arkë mllefi e urrejtjeje» [Sloterdijk] jo vetëm kundër
vetes, por mbarë shoqërisë ku vepron si një shigjetë toksike truve të
kulturosferës «për të cilën lufton» ta shpëtojë? Nuk shpëton askush duke e
futur në transin e depresionit pa terapinë adekuate.
Cila
do ishte terapia? Në një shoqëri ku shumica absolute janë analfabetë funksional
[prandaj populizmi politik dhe ai religjioz janë kaq të suksesshëm] ky është
problem i madh. Është festë për çdo populist e për çdo pushtet, mirëpo është
dramë për shoqëritë. A ka mbetur ndonjë shpresë jashtës shpresës destruktive të
militantëve se në 365 ditët që vijnë do të ndryshojë diçka?
ANOMALIA E PËRJETSHME
Kishte
njerëz, që dikur këtë gjendje e përshkruanin si «anomali të domosdoshme të
tranzicionit» dhe argumentonin se me ndihmën e mediave [sidomos këtyre në
Kosovë] dhe institucioneve të arsimit do të sqarohet shoqëria se «mendësia dhe
optika e negativitetit absolut» karshi edhe atyre elementëve të kozmosit që nuk
i deformon dota dora e njeriut dita dhe drita janë vetëm kamuflazh - stacion i
paaritshëm pavarësisht se kush ta premton? Optimistët nuk e dinin fuqinë e
populizmit të ngritur mbi shtratin e analfabetizmit funksional. Ky ia dorëzoi
shumë shpejtë instutucionet e shkollimit populizmit politik dhe atij
antisekular. Për shkak të konkurrencës mediat serioze u përmbysën nga
shërbetoret e populizmit, mediat të cilat depresionin - riprodhimin e tij - e
kanë profitin e vetëm të ekzistencës.
Deri
tash ky ligjërim i përngjan një diksursi metadepresiv. Autori në depresion për
shkak të depresionit që ka kapluar shoqëritë për të cilat reflekton ai.
Pasi
ia nisëm kësaj piramide nga baza, themelet e së cilës i përbejnë premtuesi dhe
i zhgënjyeri le ta përfundojmë me një rrëfim si mësim se si u shërrua X-i i
ikur nga lufta e dy të parëve nga një depresion komplet tjetër - ai i njeriut
të huaj!
EKSKURSI SI PËRFUNDIM
Keni
parasysh një që katandiset botës dhe s'di as gjuhën e vendit e lere më tjerat.
Si i tillë ai është i varur nga përkujdesja sociale e shtetit. I ikuri,
pavarësisht motivit shtytës, bartë në trastë e në shpirt gjersa të vdes
ndjenjën të jetë përzëne nga prehëri i tokës ku e ka sjellë natyra. Me ndjenjën
e të përjashtuarit ai përballet me një shoqëri, e cila për shkak se nuk e
kupton s'ka se si mos e përjashtojë. Ajo pret që fillimisht të merret vesh me
të. Dy udhë i mbeten këtij: ta luaj viktimën duke u ankuar tërë jetën se nuk e
donë bota ose të shfrytëzojë në mënyrën maksimale ato që ka, duke i trajtuar si
pozitive, që pastaj mbi ato të ndërtojë jetën. Dhe si Descart-it në atë furrën
e Bayernit [?] i lindë ideja t'i mësojë sa më shpejtë gjuhët e vendit. Dikur
nis të kënaqet me ato. Ai kënaqet me ato saqë i flet ato si bylbyl. Entet
sociale bëjnë llogarinë: X-in e heqim
qafe vetëm nëse e profesionalizojmë për diçka që të ketë punë të
përhershme. Kështu X-i i ikë depresionit dhe përfundon si Dr. i shkencave në
ndonjë institut të vendit. Ai ndërtoi jetën e tij ngase një ditë zbuloi se nuk
duhet ta shpikë botën nga e para; se nuk duhet në çdo vepër të tjerëve para tij
të shoh fytyrën e djallit vetë, por i kuptoi ato si meritë e atyre që kishin
hapur tunelet, pastruar kanalizimet dhe kishin bashkëndërtuar një shtet, një
shoqëri që i mundësonte këtij realizimin e mëtutjeshëm. Kështu shpëtoi X-i nga
populizmi që solli me vete dhe nga populizmi në vendin e rri që donte ta bëjë
për vete. Ai e lexoi me kohë në sy
populizmin dhe i tha atij: Jo - dhe
shpëtoi! Tashmë ai nuk jeton si një shigjetë toksike që mban peng një shoqëri
të tërë me helmin e tij. Ndërmjet premtuesit dhe të zhgënjyerit potencial ai
ndoqi veten! Atë të çliruarit nga kthetrat e analfabetit funksional me
paranojën që ushqehet nga parulla aq banale dhe depresive si «bota është ferri
vetë; gjithë janë kriminel, vetëm lideri im është pejgmaberi që do ta shpëtojë
botën».
Kryefilozofi
kishtar Thomas nga Aquin ishte besimtar i rëndë dhe kjo fjali është e tij: «Për
mrekulli njeriu duhet t'i lutet Zotit, për të bërë ndryshime mirëpo duhet të
punojë» me veten, për veten, jo për liderin, populistin/en. Atëherë kur njeriu
pyet veten se si e donë jetën kupton se receta e tjetrit s'ka të bëjë aspak me
të.