E hene, 19.04.2021, 12:15 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nue Oroshi: Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin "Shpata e Fjalës"

E marte, 24.11.2020, 08:58 PM


Prizreni në një rikthim të vlerave kulturore me manifestimin "Shpata e Fjalës"

Nga Nue Oroshi

Prizreni qyteti i cili historikisht ka një traditë të gjatë të vlerave kulturore në shumë lëmi të jetës kulturore si në art,poezi,prozë dhe shumë aspekte të tjera të artit të shkruar ka vite që është duke lënguar në mungesë të një arti të mirëfilltë.Qyteti i cili është i shquar për dhënien e shumë ideve të kulturës që më pas janë shpërndarë në të gjitha pjesët e Kosovës ka mbetur në heshtje kulturore.Kjo heshtje kulturore paraqet edhe nxënien e frymës kombëtare sepse shpesh herë gjatë rrugëtimeve letrare-poetike, poetët, shkrimtarët dhe romansierët kanë paraqitur rrugën e orientimit të popullit shqiptar përmes aktivizimit të muzave letrare. Muza këto që janë bërë shpesh pikë e orientim i të rinjeve dhe të rejave për ta dashur dhe nderuar vendin ku janë lindur dhe rritur.

Ky qytet ku me bukurinë e rrjedhës së Lumbardhit asnjëherë nuk ka mbetur pa aktivizimin e muzës poetike edhe në këto momente të një jetë burgu që po kalon bota e në veçanti Kosova gjeti mënyra që përmes "Shpatës së Fjalës" ta bëjë aktivizimin e një manifestimi vjetor poetik dhe letrar, që do të shërben si bazament për ta ringjallur letërsinë e vërtetë shqiptare jo vetëm në Prizren por edhe në të gjitha trojet etnike shqiptare.Ideatori i këtij manifestimi letrar poeti e publicisti Enver Sulaj që shquhet me poezinë e tij me vargje të latuara dhe gatuara më një brum letrar dhe që ecën përpara përmes thirrjes së muzës, ku paraqet shqetësimet e një gjenerate të tërë për kohën që po jetojmë. Në fjalën përshendetëse që është edhe fillimi i këtij projekti kombëtar që do të jetë i pervjetshëm dhe do të organizohet më, 6 maj në datëlindjen e heroit më të madh shqiptar Gjergj Kastriotit -Skënderbeut iu drejtua të pranishmeve me këtë mesazh emocional që  jep shpresë,  se ky manifestim poetik është duke u ndërtuar në baza të shëndosha letrare ku thotë:"Është kënaqësi  për mua që sot bashkë me ju po e formësojnë dhe po i hapim udhë edhe një aktiviteti letrar-poetik të titulluar "Shpata e Fjalës" të organizohej në fillim të majit, me rastin e kremtimit të datëlindjes së kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti -Skënderbeu por që shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19".

Pandemia ka vështirësuar gjithçka në jetën tonë por nuk e ka zbehur dëshirën për ta dashur  jetën, kënaqësitë e saj dhe artin që na ndihmon të ngadhnjejmë mbi zymtësinë e vështirësitë.Prandaj nuk ka motiv më të fuqishëm se ky për të bërë hapa të vegjël por me dashuri të madhe siç do të thoshte Nënë Tereza.

Pse Shpata e Fjalës?

Shpata e Skënderbeut për ne shqiptarët është sikur Shandani i Hebrenjëve të cilin e përshkruan Stefan Cvajgu.Ky shandan qëndron i varrosur për ta fshehur nga armiqtë të cilët një ditë të rëndë menduan se ua kishin rrëmbyer por koha tregoj se zhdukja qe mister dhe çdo herë dikush e rikthen në jetë.Në anën tjetër shpata e Skënderbeut është e pranishme në kujtesën dhe jetën tonë edhe fizikisht.Welt Museum në Vjenë ku ruhet bashkë me përkrenarën e Skënderbeut do të duhej të ishte një vend pelegrinazhi ku ne gjejmë lidhjen tonë me historinë, lavdinë, vlerat dhe qytetrimin perëndimor pjesë e të cilit jemi historikisht e gjeografikisht dhe shpresojmë edhe politikisht sepse ne jemi Evropë dhe nuk kemi strehë tjetër.E para ishte  fjala thuhët në libra të shenjët për krijuesit letrar, fjala kufizohët me hyjnorën, është figurë që shpreh shpirtin dhe botën e tij, shqetësimet dhe ëndrrat që kacafytën me realitetin.In magnis satis voluisse(në punë të mëdha mjafton të dëshirosh) thoshin latinët e vjetër.Përtej dëshirave çdo herë mbetën përpjekjët të cilat janë gjurmët e ecjeve, rrezimit e ngritjeve. "Shpata e Fjalës "le të mbetët jo vetëm Metaforë për mprehtësinë, saktësinë, guximin dhe antikonformizmin me antivlerën  por edhe pjesë e përpjekjeve në fushën e kulturës dhe përkushtimit të cilin e keni dëshmuar bashkë.

Edhe pjesëmarrja e poeteve nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe pjesëmarrja e Jurisë që përfaqësohej nga ana e shkrimtarëve tash me emër siq janë: Petrit Palushi,Sali Bashota e Selajdin Krasniqi, i dhanë vlera këtij manifestimi letrar.Kjo ide ishte përkrahur nga Minsitria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.Tre fituesit në këtë manifestim Skënder Berisha, Trendalina Omuri e Maxhun Osmanaj, vetëm që i dhanë shije këtij manifestimi letrar,por fitues ishin të gjithë ata poetë nga të gjitha trojet shqiptare që i dërguan poezitë e tyre.Që një manifestim i lindur të rritët e të burrërohet duhet pasur durim, ku duhet punuar më përkushtim dhe duhet zgjedhur vlerat poetike që e qojnë përpara një organizim letrar.E njëra ndër format me të mira të dërgimit përpara të këtij manifestimi poetik dhe letrar është botimi i përvjetëshëm i poezive të zgjedhura, në një vëllim të përbashkët.Kur shpatat bashkohën e kanë vringëllimën më të madhe kurse kur fjalët poetike bëhen bashkë tek "Shpata e Fjalës" ato e bëjnë qetësimin e shpirtrave në këtë botë të trazuar që ka nevojë për pak qetësi shpirtërore.

Enver Sulaj



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora