E shtune, 05.12.2020, 11:55 AM (GMT)

Reportazh

Prend Buzhala: Tryeza e pasur e Zymit

E diele, 01.11.2020, 11:05 AM


TRYEZA E PASUR E ZYMIT ME VEPRIMTARI, VLERA, ÇMIME, BOTIME...

Nga Prend Buzhala

Është viti i 49-të i TAKIMEVE TË GJEÇOVIT. Sado që është kohë jo e lehtë, sado që brenda dy takimeve nuk janë edhe zymjanë të autoritetshëm; megjithatë, Zymi iu dha kuptim e madhështi këtyre takimeve, si për mga auditori i përzgjedhur, si për përbërjen e  pjesëmarrësve të institucioneve, nga qeveria e deri te krijuesit letrarë. Prandaj, pas hapjes nga nikoqiri Át Ndue Kajtazi, edhe pati fjalë përshëndetëse nga zëvendëskryeministrja e qeverisë së Kosovës Albulena Balaj Halimi, si dhe nga zëvendësministri i kulturës Engelbert Zefaj., si dhe nga Ramush Haradinaj që e nderoi këtë takim e prezencën e fjalët e tij.

1.

Edhe këtë vit "më ra hise" të nderohem nga këto takime me Çmimin "Pjetër Bogdani" për veprën studimore "Shën Jeronimi dhe bota ilire". Më duhet t'i theksoj klëtu fjalitë e para të këtij libri: "Në manifestimet kulturore e letrare të TAKIMEVE TË GJEÇOVIT në Zym Të Hasit, ndër shumë veprimtari tjera, aty zhvillohen edhe tribuna me karakter shkencor. Është Frrok Kristaj ai që më ka nxitur të merrem me disa figura, duke kërkuar që të angazhohem me kumtesa nëpër këto manifestime që në vitet '90. Kisha pak materiale për këtë figurë. Ndër to hyn edhe kumtesa ime, në arë kohë, për Shën Jeronimin, e cila, në vjeshtë të vitit 1997 u lexua në Takimet e Gjeçovit (e botuar te gazeta "Rilindja"/Bujku".

Çmimet, në emër të jurisë i kumtoi prof. dr. Anton Nikë Berisha.

Çmimet tjera:

Çmimin "Shtjefën Gjeçovi" e fitoi Sabit Rrustemi për librin poetik në dy vëllime "Hyjnorja ime je ti",

Çmimin "Anton Pashku" e fitoi Çerkin Bytyçi.

2.

Nëpër një ditë më parë Zymi pati festivalin e Pjekjes së rakisë dhe Ditën e Bukës. Atmosferë festive ishte edhe sot nëpër sheshet e Zymit: llojet e verës e të rakisë nga prodhuesi i njohur Lekë Hajdari (Palabardh, Gjakovë), prodhimet e plisit shqiptar, të luleve dhe ornamenteve tjera, nga femrat prizrenase, si Besnike Aliaj etj.

Ndërkaq, Zymi sot përurori edhe Muzeun e furrtarisë, ku edhe u shtruan ushqime e pije për gjithë të ardhurit në Zym.

3.

Tradicionalisht mbvahet edhe Ora letrare. Kësaj radhe lexuan: Sabit Rrustemi, dr. Xhavit Beqiri, Çerkin Bytyçi, Ismet Krasniqi Lala, Gjon Gjergjaj, Prend Buzhala. Kurse atmosferën e bënë të bukur vallet e luajtura nga valltarët e valltaret e të gjitha moshave të SHKA “Katarina Josipi” Zym.

Po ashtu, me vlerë e rëndësi të veçantë janë edhe botimet. Kësaj radhe po i veçojmë librin studimor "Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit" të dr. Besim Muhadrit dhe "Buka e Zymit" të Frrok Kristajt.

Një jubile i rëndësishëm për kulturën zymjane, sivjet ishte shënimi i 50-vjetorit të SHKA “Katarina Josipi” për të cilën foli Lajde Kolgjeraj, kurse 25-vjetorin e kalimit në amshim të Anton Pashkut, e përkujtoi Frrok Kristaj.

Prend Buzhala, Zym, 31 tetor 2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora