E shtune, 05.12.2020, 11:45 AM (GMT)

Reportazh

Përparim Hysi: ''Ilaçi'' që "shëroi" covidin?!

E diele, 01.11.2020, 11:00 AM


"ILAÇI" që "shëroi" covidin?!!!

(Reportazh nga ROSKOVECI)

Nga Përparim Hysi

Po t'u thosha që u gjet "ILAÇI" që "shëroi" covidin, të gjithë do suleshit për"recetën". Mjerisht, "recetën" nuk e kam unë, por e ka KRYEBASHKIAKJA e ROSKOVECIT, ZONJA MAJLINDA BUFI. Sa për vete, e"piva këtë lloj ilaçi"dje, më 30 tetor dhe ndihem mirë. Sado  ç'po lexoni është disi hipopetike, por mua gjithmonë"më rrahin",se them vetëm të drejtën.

Unë kam punuar mbi dyzet vjet mësues (thonë,relativisht, kam qenë pak mësuesi mirë!!!) dhe,nga përvoja, kam mësuar një gjë:nxënësit nuk e kuptojnë mësimin pa shembuj për t'u bindur. Kjo përvojë, në mendësinë time, ka marrë vlerën e një aksiome dhe  unë kurrë nuk shkruaj pa sjell një shembull të gjashëm.

*    *   *

Paraboll:

Në vitin 1959 unë kam qenë maturant në shkollën pedagogjike të ELBASANIT. Nga janari i vitit 1959, ngaqë shkolla festonte 50-vjetorin e themelimit (Normalja është hapur më 1 dhjetor 1909), ky vit u shpall për shkollën si vit festiv. Ndryshoi për mirë çdo gjë në shkollë dhe,për çdo ditë, kish ndonjë risi. Muret u  zbukuruan nga duarët e arta të profesorëve tanë,Profesorëve Piktorë:BUKUROSH SEJDINI(Piktor i merituar) dhe VASIL TALO  dhe mjediset e përjashttme nga duararti, Profesor ISUF EKMEKÇIU( ky dhe një nga areduesët e KINOSTUDIOS"SHQIPËRIA E RE"),sa dukeshe jo më në oborrin e shkollës (i madh disi ky oborr), por u kthye në një kopsht me lule gjithfarësojesh. Shkolla u kthye në një kantier me të vërtetë pune dhe ne, nxënësit së bashku me profesorët, e ndienim çdo ditë si festë. Për ta bërë më të prekshme efektin e fjalës"punë", u hoq kategorikisht përshëndetja mirëmëngjes dhe çdo profesor,sa zinte vend në katedër, përshëndeste:"Nder punës!". Kjo përshëndetje qe adrenalina emocionuese që të investoheshim  totalisht,sa në mësime aq dhe në punë.

Kështu ndodhi në ELBASAN në shkollën Pedagogjike të ELBASANIT dhe unë, nëse i rikthehem këtij postulati"Nder punës", e them pa hezituar fare,se e gjeta këtë në ROSKOVEC ku drejton KRYEBASHKIAKJA, ZONJA MAJLINDA BUFI.

*     *    *

Kur marrë të shkruaj  për këtë"ILAÇIN" që shëroi covidin, mos kujtoni se kam ndonjë interes apo ndonjë lidhje nepotike. Shkruaj kështu dhe mos e merrni me të qeshur atë që ka thënë dikur"ZONJA e HEKURT",MARGARIT THATCHER:" Gjeli mund të këndojë,por vezën e bën pula". Jashtë humorit,kjo thënie  i rri pas shtatit edhe KRYEBASHKIAKES së ROSKOVECIT. Gjithë ata që kanë drejtuar ROSKOVECIN  para dhe postdemokracisë kanë qenë meshkuj. Domosdo,dje në sistemin njëpartiak apo sot në qeverisjen pluraliste, gjumë nuk kanë fjetur,por  gjurmë nuk kanë lënë. Për punën që kam bërë, kam njohur jo vetëm ROSKOVECIN,por gjithë fshatrat që administron bashkia. I kam shkelur me këmbë dhe, kur vij në ROSKOVEC, shoh të më ravijizohet ajo thënia aq e bukur:"Nder punës". Me punën e mirë, Kryebashkiakja, ia ka ndryshuar fytyrën ROSKOVECIT dhe fshatrave që ka përrreth.

ROSKOVECI ka simbolet e tij të patjetërueshëm:"Bukuroshen e krahinës" (dikur thuhej.,e STRUMIT) që,ndërsa hyn në qytet, duket sikur të thotë:-Nuk ka kund femra më të bukura se nga anët tona dhe, në të dalë të qyetit, është një"Kandar mitik" për të treguar se ROSKOVECI  ka gjalluar prej kohësh, por në një farë mënyre,kandari është një tregues drejtësie dhe hedh poshtë atë sloganin pezhorativ"Pazari i ROSKOVECIT". E kam parë punën e mirë të kryebashkiakes në investimin që bën në arsim e kulturë. Nuk ka promovim libri  apo event kulturor ku nuk merr pjesë.Jo vetëm merr pjesë,por inkurajon me çmime e vlerësime. Vetëm që kur erdhi. MAJLINDA BUFI, në krye të bashkisë, morën udhë votimet kolegjiale të KËSHILLIT PLURALIST në mbarëvajtjen e punëve në fshat: rrugë të asfaltuara,kanalizime dhe furnizmin me ujë. Ringjalli  festën e"DITËS së ULLIRIT" dhe ka bërë që ky dru frytor kaq me rëndësi jetike të shumëfishohet në gjithë fshatrat,aq sa në këtë bashki ka 8 fabrika vaji,pesë nga më cilësoret në vend dhe,veç këtyre punëve,ajo u bë nismëtare që me resurset e bashkisë,të restaurojë KISHËN SHËN NIKOLLA të KURJANIT, një objekt kulti mbi 800-vjeçar, i lënë në mëshirë të fatit qoftë dhe nga ata që qeverisin objektet ekultit.

Kisha ndodhet në KURJAN, fshati më i madh në adminisrim te bashkisë, dhe, pa më përqeshur për analogjinë (analogjitë kurrë nuk janë të gjashme), dua të them që KURJANI për ROSKOVECIN është siç është NEWJORKU për UASHIGTONIN. Këtu,tek KISHA SHËNIKOLLA, në një lartësi gati dyqind metro nga niveli i detit, u organizua FESTA E DITËS SË ULLIRIT. Para,se të mbrrija nga TIRANA, ishte organizuar maratona  me nxënësit e shkollës"Adem Vrapi". Në ora 10 (para dite),aty pranë kishës, në kodrën dominuese,veç ajërit të freskët, buçiste kënga e muzika.  Mbrriti Kryebashkiakja e shoqëruar nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, zoti Blendi Klosi,deputeti i PS,Robert Bitri dhe të tjerë që unë nuk i njoh. Përshëndeti kryebashkikja duke falnderuar dhe të ftuarit dhe,fill pas saj,zoti BLENDI KLOSI, falnderoj për punë e mirë të bashkisë dhe e lakoi këtë bashki me emër në fushën e agro-turizimit.Mandej përshëndeti përfaqësuuses i shoqatës së Ullirit (ardhur nga Tirana) duke vënë në dukje punë e mirë të bashkisë në prodhimin cilësor të vajit të ullirit dhe veçoj atë të fabirkës së  Halim Hoxhës që u nderua dhe me fletënderi. Medaljet për maratonën i ndau zoti BLEDI KLOSI, një deputeti Robert Bitri dhe një tjetër kryetarja e bashkisë. Mandej, u dha një program me këngë e valle. Nxënëset e shkollës"Adem Vrapi" me art dhe me një koreografi për t'u pasur zili,kërcyen vallen tropojane të "Shqiponjës".Mandej ndonjë   valle  myzeqare. Atmosfera festive arriti apogjeun,kur me mikrofon në dorë buçiti zëri melodioz i artistes,ERANDA LIBOHOVA. ERANDA LIBOHOVA qe"qershia mbi tortë" i kësaj feste kaq të bukur, Të rinjtë e  të rejat jo vetëm shoqëruan këngëtaren me zërat e tyre,por, kur i ftoi këngëtarja, e shoqëruan atë dhe me valle. Nuk mungoi dhe humorishpotitës i veteranes së humorit të ish estradës së Tiranës,Marjana Kondi.  Pas ktij eventi kaq të bukur,kur ceremonia festive shkoi si sahat, nuk ke se si mos bindesh që,atje tek KISHA E KURJANIT, për dy orë u mposht covidi dhe njërëzit festuan gëzuesshëm. Me këtë shfaqje të gëzueshme, mbushesh  me energji pozitive dhe largohesh me një optimizëm gjallërues,sa gati  i thuaj vetes:- Covid,fryt i mendësive prej monstrash, nuk më tremb dot. Ne,shqiptarët, në deje kemi pak gjak levantin. Tek levantinët ekzistonte thënia:-Edhe kur biem, dimë të ngrihemi. Kështu do të ndodhë  dhe me këtë flamë që askush nuk po i del zot,por ai  takim aq festiv aty tek KISHA E KURJANIT, tregoi se njeriu që punon, mposht çdo rrezik e fatkeqësi. Ky qe"ilaçi" që piva kundër covidit dhe"recetën" e kishte gati,KRYEBASHKIKJA,MAJLINDA BUFI që tek e mbyll,e përshëndes me atë thënien dikrushme:"Nder punës!". Kur po largohesha pashë dhe një risi tjetër: ROSKOVECI kishte diçka të re:tani kish shetitoren e vetë që unë nuk dua ta emëroj si"pedonale" që nuk është fjalëshqipe. E mira,- ka thënë Volteri, ka nevojë për provë.Dhe ju jini provuar përmjet punës.

"Nder punës,zonja KRYEBASHKIAKE!"

Tiranë, 31 tetor 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora