Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Miqësia me Amerikën është e pazëvendësueshme
E merkure, 09.09.2020, 09:17 PM
Miqësia me Amerikën është e pazëvendësueshme
Nga
Gani Mehmetaj
Gjuha
e politikaneve, gazetarëve dhe disa nga portalet tona ndaj Amerikës nuk dallon
nga gjuha e serbëve të kohës së Milosheviqit. E njëjta egërsi, arrogancë,
përbuzje, e njëjta përpjekje për denigrim, i njëjti nënçmim. "Kush je ti
Amerikë të na përzihesh e të na diktosh, ne nuk të përfillim", thoshin
serbet, dikur. Të njëjtat i thonë edhe jo pak shqiptarë të hallakatur duke nis
nga Albin Kurti deri të analisti i fundit i lagjes së "Muqivrercës" .
Ku po pinë ujë kjo lukuni revolucionaresh dhe për ke punojnë? A e dine ata qe u
shkojnë prapa se, pas kujt shkojnë? Nëse nuk u pëlqejnë Hashimi e Isa, nuk
duhet t'ia përplasin me rrapëllimë derën Trampit, sepse fundja Trampi ishte
mbështetës dhe nënshkrues i kësaj marrëveshje. Trampi është njeriu më i
fuqishëm në botë. Prej tij varët fati ynë.
Nuk
e pengon vetëm Grenelli a Trampi, Albin Kurtin. Ai nuk e ka pëlqyer asnjë
projekt amerikan. Klintonin që na çliroi nuk e deshi, pavarësinë e Bushit e
refuzoi me demonstrata të përgjakshme , nuk pranon asnjë lloj ndërmjetësimi
amerikan, mu si mentori i tij i ndjerë Adem Demaçi, qe refuzoi Amerikën,
Rambujenë, kur vendosej fati ynë për jetë a vdekje, ndërsa ta kishin dëgjuar
Demaçin ne ende do të laheshim në gjakun tonë. Mentori i Albinit deklaronte se
shqiptarët vet i zgjidhin problemet në marrëveshje me Serbinë, pa ndërmjetësim
amerikan.
Të
mjerët ne ku kemi rënë. Është një retorikë çmendurake, është vetëvrasje
kolektive.
Ndërkaq,
mos shkuarja e delegacionit të Dardanisë në Uashington do të ishte fatkeqësi
kombëtare, që s'do të na e falte historia. Prandaj, ishte ngjarje e shënuar
takimi në Shtëpinë e Bardhë. Ishte ngjarje historike pranimi i ndërsjellë
Dardani-Izrael dhe ambasada jonë në Jerusalem, që prapë ishte vepër e Amerikës.
Por
paralajmërimet ogurzeza për prishjen e marrëveshjes mund të shndërrohet në
tragjedi kombëtare. Kosovën do ta mbërthente kaosi. Edhe fitorja e atyre
forcave që kërcënojnë prishjen e marrëveshjes me SHBA-të, do të ishte fatkeqësi
kombëtare, këtë duhet ta themi troç. Nuk e besoj se shqiptarët e Dardanisë do
ta lejonin një marrëzi të tillë, sepse historikisht janë treguar të pjekur
pavarësisht që pas luftës u ranë një varg fatkeqësish, përjetuan shumë
zhgënjime etj. Është fatkeqësi nëse politikën kombëtare të na e përcaktojnë
votat e të frustruarve, të mashtruarve dhe forcave rrënimtare.
E
dini ju cilin aleat na e propozojnë disa budallenj e mercenarë, në vend të
aleatit tonë historik Amerikës? Turqinë që kurrë nuk e kishim aleatë. Ndërkaq,
ata që na e gjetën zëvendësimin nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se Turqia,
shtetet islamike, Rusia me Bjellorusinë e Kinën nuk e zëvendësojnë Amerikën me
forcën politike e ushtarake, me demokracinë dhe mbështetjen që na e kanë bërë.
Turqia që një grusht budallenjsh e mbështesin, asnjë ndihmë nuk na e dha para dhe
gjatë luftës. Pas luftës asnjë cent nuk e investoi në Dardani, pos disa qindra
xhamish. Por e zhvati gjysmën e pasurisë sonë kombëtare në emër të
privatizimit.
Turqinë
me shtetet islamike, Rusinë e Kinën, kurrë nuk i patëm aleatë. Enver Hoxha i
pati aleatë, por të mirën shqiptarët nuk ua panë.
Pse
duhet të mbështetemi në këmbë të qelqta dhe të shmangim aleatin më të fuqishëm
në botë dhe më të përkushtuar ndaj çështjes sonë?
Që
ti shërojmë komplekset e të frustruarve? Qe të shesim përralla trimëria si Enver
Hoxha që e sulmonte Amerikën, ndërsa flirtonte herë me Jugosllavinë, herë me
Rusinë dhe herë me Kinën.
Këndelluni
dhe shihni vetën në pasqyrë.