Kulturë
Fran Gjoka: Gjuha letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme shqiptare
E merkure, 19.08.2020, 05:38 PM
Gjuha letrare, shkolla dhe shoqëria e sotme shqiptare
Nga
Fran GJOKA
Gjuha përbën elementin (komponentin) kryesor të kulturës
në planin sociologjik. Në këtë kuptim eleminimi i gjuhës çon në eleminimin e
një kombi. Aq më tepër kjo përbën rrezik për popujt e vegjël që historia për
arsye ekonomike politike e sociale i ka shpërndarë anë e kënd botës. Nuk bën
përjashtim në këtë mes as Shqipëria pushtimi i vazhdueshëm i së cilës nga
fuqitë e mëdha ka pasur ndër të tjera, synimin e të mosfolurit dhe të
mosshkruarit të gjuhës shqipe dhe as të hapjes e të funksionimit të shkollave
është një histori tashmë e provuar ndër shekuj mbi shkronjat dhe analfabetin
tonë. Kjo është aq e vërtetë sa po të mos ishte këmbëngulja e përpjekjet
maksimale, vërtetësia dhe mencuria, zgjuarsia intelektuale dhe patriotizmi i
rilindasve tanë të mëdhenj e shoqëruar edhe me mbështetjen e popullit tonë trim
e arsimdashës, gjuha e bukur dhe e pasur shqipe në mos do të ishte asimiluar së
paku do të ishte sakatuar. Nuk mund të lihen jashtë vëmendjes as roli i klerit
në tërësi e vecanërisht i atij Katolik në vendin tonë, para së gjithash në Shqipërinë
e veriut, në ruajtjen nga ndikimet e huazimet e huaja, të cilat shkallë-
shkallë do të copëtonin e shkatërronin gjuhën tonë deri në atë masë sa në
Shqipëri mund të shkohej deri në të folurit e
një sllavishteje të gjymtuar ose të një turqishteje të çalë. Ja pse ne
kemi respekt të veçantë për De Radën, frashëllinjtë, At Shtjefën Gjeçovin e
Negovanin për Fishtën e madh e dhjetra rilindës fetarë në besim por kombëtar të
mëdhenj, aq sa për shkronjat e të shkruarit dhe të folurit shqip sakrifikuan
çdo gjë, edhe jetën e tyre, në këtë kuptim dhe me këtë vlersim ne u jemi atyre
mirënjohës për cdo gjë që bën për të ruajtur gjuhën shqipe dhe për ta pasuruar
atë.
Sot ne kemi një gjuhë letrare shqipe të njehsuar, të
ndërtuar mbi bazën e vlerave më të mira
të dialekteve kryesore, për të cilën ka rezerva e njëanshmëri në trajtimin e
saj, të miratuara këto nga studiues të bunkerizuar mendërisht e politkisht, që
parapëlqejnë krahinizmat dhe që përfaqësojnë grupe sociale nga më të ndryshme.
Që gjithsesi besojnë se teoritë e tyre për nevojën e besimit në të folur dhe në
të shkruar nuk do të ngjasi asnjëherë pasi ajo ka marrë fund tashmë konfirmimin
institucional të gjuhëtarëve më të aftë të Shqipërisë dhe të trevave ku banojnë
shqiptarët. Si kokat gjeniale të gjuhësisë e të shkencës shqipëtare si Mahir
Domi, Eqerem Çabej, Idriz Ajeti, Aleks Buda, Androkoli Kostollari, Dhimiter
Shuteriqi, Ismail Kadare, Jakov Xoxe, Lasgush Poradeci, Sterio Spase, Jup
Kastrati, Gjovalin Shkurtaj, Xhevat Lloshi, ndaj kushdo që ben përpjekje t’u
kundërvihet këtyre idiatorëve të gjuhësisë janë të destinuar të dështojnë
gjithnjë ndaj me plot gojë do thosha se gjuha shqipe është pronë e popullit dhe
nuk pranon etiketime që bien ndesh me këta gjigandë të gjuhësise shqipëtare. Duke
mbajtur këtë parim, ne nuk jemi nacionalist në ruajtjen dhe në transmetimin e
traditës, të normave e të vlërave kulturore, simboleve dhe kulturës materiale
duke përfshirë gjuhën tek brezat pasardhës ç’ka duhet përgëzuar e përshëndetur
shqiptarët e Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë së Veriut disa vende të Europës
dhe të Amerikës. Ndryshe ndodh
shqetësimi tek qindra fëmijë emigrantë shqiptarë tek flasin në shtëpitë e tyre
greqisht, anglisht, italisht e ku ta dimë se ç’gjuhë tjetër por vetëm shqip jo.
Jo vetëm shteti dhe institucionet e tij kanë për këtë përgjegjësi, por edhe
familjet e tyre që siç duket disa prej tyre, e kanë ndoshta për turp deklarohen
se janë shqiptarë.
Lidhur
me procesin e gjatë dhe objektiv të
rritjes së kulturës gjuhësore të një kombi, A.Xhuvani, që në vitet 50-të të
shekullit të kaluar shkruante: “Solocizmat janë gabime të pafalshme, të cilave
duhet tu rreshtemi aq sa edhe gabimeve të tjera. Për këtë duhet një studim i thellë
dhe i plotë i gramatikës së përdorimeve … duhet të ndiqet edhe përdorimi i gjallë
i popullit, edhe autoriteti i shkrimtarëve klasik. Ta kufizosh gjuhën në një
cak të ngushtë shkrimi, kjo veç që e bënë gjuhën të lidhshme dhe pedentare, po është
edhe një punë kundër natyrës së saj, pasi gjuha hynë në ligjet e evulucionit e
nuk mund të shkarkohet pas dëshirës së një pale”.
Europa
e ka ndërruar me kohë formulën e didaktikës së gjuhës, duke përcaktuar drejtime
te reja në fushen e emancipimit gjuhësorë.
Kanë
kaluar më shumë se një shekull dhe sot, në punët e gjuhës, problemet me delikate
dhe më të mprehta zënë fill që te interesimi i fëmijëve e të rinjëve në shkolla
e fakultete. Duhet të tregohemi vërtet të kujdesshëm për të njohur mirë pasurinë
gjuhësore në të cilën ata nisin shkollën. Vetëm kështu, mësues e nxenës, mund të
përshkojnë sëbashku udhën drejt gjuhes amtare dhe drejt gjuhëve të mëdha të
kulturës europiane.
Libri
i prof. dok. Gj.Shkurtaj “Si të shkruajmë shqip” është një pasuri tjetër në
fondin e veprimtarisë së tij dhe një apel për mësuesinë shqiptare në përgjithësi
e administratën publike dhe jo publike në veçanti. Pra, ka ardhur koha për
ndjenjë e pasion, dashuri të lartë e, mbi të gjitha, respekt dhe vlera të mëdha
për këtë thesar, ndër të parës dëshmues
të dallimit kombëtar. E parë nga këta faktorë, të cilet duhet të njihen mirë,
nga se kjo fushë e dijes është shenjë e parë dalluese e veçantisë kombëtare, brezat
e sotëm dhe ato që do te vinë të dinë se kemi kapërcyer shumë shekuj përpjekje
të këtij kombi, për ti vënë këto në themelet e duhura e të shëndosha, të cilat
qëndrojne në ditët e sotme. Po për këto piketa ndërtimesh, është derdhur shumë
gjak dhe është paguar shumë shtrenjt gjuhësia shqiptare si Petro Nini e Dhaskal
Todri, gjithnjë kujtojmë me respekt të veçantë e me plot dinjitet e gjithnjë
frymëzues për brezat si pjesëmarrës të Kongresit të Manastirit si Fishta
eMit’hat Frasheri, Ndre Mjeden dhe Parashqevi Qirjazi, Bejo Topullin e Shahin
Kolonjen.
Më
shumë se njëqind vjet më parë, Xhuvani, hapur thoshte për daljen në dritë të një
gjuhe letrare të njësuar, pra të krijuara mbi baza të shëndosha letrare. Ai
mbetet burrë i madhë me zë e me namë në fushen e dijes gjuhësore. Por puna e këtij
dhe shumë xhuvanëve të tjerë të gjuhësisë të sotme shqiptare, që i kanë dhënë
dhe i japin kombit në fushën e dijes dhe të urtësisë për ç’do lami dhe këshillat
e tyre nuk janë të kapshme e të rrokshme tek disa intelektual, mësues dhe
punjonjës të mediave të shkruara, të cilët po i fusin brirët gjuhës së sotme të
njësuar.
Prof.Xhuvanit
nuk i vinte fare rëndë që ti shtrijë dorën për punën e madhe që kishin bërë ne
gjuhë dhe për gjuhën dy vëllezërit, Naimi dhe Samiu. Edhe Noli, me urtësinë që
e karakterizonte për vlerat njohëse të gjuhës e të kombit, pati thënë: “Lëvizja
për të ngritur gjuhën shqipe në shkallë kombëtare nisi në toskëri. (shih
F.Agalliun, në “Gjuhën e Nolit”, Tiranë 1999). Këta dy dijetarë të mëdhenj,
Xhuvani që i takonte të folurës veriore, ndërsa Noli i përkiste të folurës
jugore, nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptare, të cilët i kapërcyen
për tu mbajtur kombi i patundur vetëm në saje të gjuhës së njësuar, për të cilën
ballafaqohemi sot, aty këtu, edhe me telashe dhe shpeshherë edhe me synime ndarëse.
Duke lexuar mediat e sotme, njeriut të
ndershëm i bëhet sikur gjuha e sotme letrare standarte, e percaktuar 48-vjet më
pare, ka mbetur vetëm në letër, nuk ka arritur përgjegjshmeri ligjore dhe
penalizuse, siç duhej të ishte. Ky shqetësim duhet të shoqërohet gjithnjë me një
propogandë dinamike, ku vetë gjuha amtare të vlerësohet me maksimimin e kërkuar,
e studimet mbi shqipen letrare të zënë vendin e merituar.
Si
ja bëri Naimi i madh që si gjenë dot asnjë barbarizëm në vëpren e vet?. Po Noli
që mori guximin dhe solli në shqip Servantesin, Shekspirin dhe Khajanin?. Po
Konica, Kuteli, Poradeci, Xoxe, Agolli, Kadareja e plot të tjerë? Këta mjeshtra
të fjalës, e gjetën të pa tharur aren e fjalës, ama fjala u ndrit në fjali,
prozë e poezi. Shendoshja e mbrojtja e gjuhës sandarte mund të bëhet me masa të
prekshme energjike prej mendjesh që mendojnë tamam shqip e prej zemrave që
rrahin shqip. Gjuhën shqipe e kemi ndër më të vjetrat e më të mëdhatë e
kontinentit, për të mos e rendit ndër dhjetë gjuhët më të rëndësishme të
rruzullit. Gjuhën tone të bukur shqipe e kanë vlerësuar gjithnjë edhe
përsonalitete të huaja, për lashtësinë, forcën shprehëse që ka. Një nga
përsonalitete e mëdha të histories si Napolon Monopardi është eshte shprehur
kështu: “Kur flas me gra më pëlqen të flas frëngjisht, kur flas me burrat e mij,
më pëlqen të flas shqip”. Kam rastisur te lexoj diku se si presidenti I asaj
kohe të Greqisë Pavllo Kullurioti me origjinë Arvanitas ku shumicën e
udhëresave shtetërore I nxirrte në gjuhën shqipe. Ndërsa filizofi dhe
shkencëtari I shquar Godfrid.V.Lajbnici thoshte: “Me jepni një pale shkronjëza
të mira, e t’u jap një gjuhë të mire, më jepni një gjuhë të mire që t’u jap një
civilizim fort të mire”. Shkurt, kur respekton gjuhën e folur dhe të shkruar,
ke respektuar popullin tend dhe traditen e tij. Gjuha shqipe është, sot e mot, pasuri kombëtare bazë. Vetë proceset
e hapjes, bashkëpunimit dhe të integrimeve rajonale ndërkombëtare, detyrimisht
i japin mundësi edhe shqipes së folur dhe të shkruar të ecë natyrshëm në zhvillimin e pasurimin e saj me simotrat e
shumë vendeve të BE.
Është fatalitet për ato vende me popullsi të vogël
si Shqipëria, të shoqëruarit me rrezikun e depërtimit dhe përdorimit, vend e pa
vend, të huazimeve në dëm të fondit autokton, duke kaluar shpesh në varfërimin
e gjuhës letrare kombëtare. Këto marrëzi, që më mirë i njeh publiku, na shiten
si gjetje gjuhësore moderne (!). ky është një agresivitet i hapur gjuhësor. Është
koha të pranojmë dhe të përpiqemi për të vënë nën kontroll, duke ngritur
barriera, miratuar ligje dhe ngritur struktura të posaçme, për ta mbajtur të
pastër shqipen, që është pasuria më e madhe
dhe e patjetërsueshme me të cilën krenohemi.
Vërtetë
jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të
globalizmit, por nuk do të dëshironim kurrë që gjuha jonë të mos shkruhej e të
përdorej nga shqiptarët e të gjithë brezave. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë
gjuhën e bukur shqipe tek fëmijët, nipërit e mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht
kur lindin dhe ekzistojnë, i mundëson shkolla që është institucioni bazë i mësimdhënies
së gjuhës letrare dhe detyrë parësore ka të mësuarit e saj, e që sjell si
rezultat aftësimin e fëmijëve dhe të rinjëve për ta komunikuar e shkruar me
frytshmëri atë.
Për shqiptarët emigrues, megjithë përpjekjet e ruajtjes së saj, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët mërgimtar. Është normale që, duke jetuar në një shoqëri ku flitet e shkruhet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe e shqiptimit të shqipes. Fëmijët po projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten. Pra emigrimi në përgjithësi dhe ai i fëmijëve në veçanti, krahas të mirave, mbart me vete edhe rrezikun e një asimilimi gradual të gjuhës, sidomos tek fëmijët shqiptar që jetojnë e mësojnë aktualisht në emigrim.
Faktet ekzistuese të një
kombi përcaktohen, në fund të fundit, nga gjuha. Popullsia e një vendi që
për arësye të ndryshme nuk e shkruan dhe rrallë herë nuk e flet gjuhën e vet
amtare, është e prirur të rrezikohet, pasi gjuha ka qenë e mbetet një ndër
komponentët kryesorë të kulturës së një kombi. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë
tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi vertikal, humbet sigurinë e bëhet më skeptik
ndaj vetvetes.
Gjuha
shqipe ka një zhdërvjelltësi në të folur, është shumë burrërore dhe mjaft e
bukur, ka tingull të veçantë dhe mjaft impulsive. Shqipja është vazhdim i gjuhës
ilire dhe i përket grupit të gjuhëve indo-europiane, pra veçohet si një ndër më
të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Këtu më vjen ndërmend një thënie e një mërgimtari:
“Gjuha është e vetmja armë që vërteton se jemi shqiptar!
Në Shqipëri dhe diasporë gjuhësia krahasimtare ka patur arritje me vlera të mirëfillta shkencore dhe gjithnjë gjuhtarët tanë të nderuar hedhin dritë në raportet e shqipes me gjuhët e tjera. Studimi i shqipes, përveç interesit shkencor, është i lidhur ngushtë me interesat tona kombëtare. Qëndrojmë para një fakti shumë të bukur, shumë interesant, që jo vetëm gegërishtja, por edhe gjuha e diasporës, sidomos e arbëreshëve të Italisë, tek e cila, në mes shumë barbarizmave, gjenden thesare të vërtetë, janë format më të vjetra të shqipes. Këtu kujtojmë përpjekjet pesëdhjetvjeçare të Prof. Shkurtaj, si njeri i nderuar, pasionant, intelektual me interes të paparë shkencor, studjues dhe hulumtues i gjuhësisë shqiptare në tërësi dhe arbëreshëve të Italisë ne veçanti. Kanë kaluar 108 vjet të Pavarësisë Kombëtare, realiteti i shoqërisë shqiptare ka fituar qytetarinë në fushën e gjuhësisë. Ajo ka gurgulluar dhe sjell ujëra nga lashtësia e shekujve, ku shqipja ka plazmuar mendimin, ka marrë forma të personaliteteve që nga mendimi i Naimit, Çajupit, Fishtës, Mjedës, Konicës, Nolit, Migjenit, Poradecit e deri tek ai i Qoses, Agolli e Kadaresë, Xoxe e Spase etj. Indiferentët dhe dembelët dhe ata që s’respektojnë parimet e gjuhës standarte shqipe, që nuk vazhdojnë rrugën e Rilindasve tanë, historia do ti dënojë, jeta përtej varrit do ti turturojë! Nga Bostoni i Amerikës, Konica shperehej: “Erdhi më në fund edhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, kohë plot shpresë! Në të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes”.
I
vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore të popujve të tjerë.
Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri kur, në radhë të parë,
respekton vlerat e kombit tënd!
Nga
Bostoni i Amerikes Konica shprehej: “Erdhi më në fund dhe për gjuhën shqipe
koha e lulëzimit, koha plot shpresë”! Në të katër anët , një zjarr i bukur zien
në zemër të dialërisë, dhe plot me dëshirë, trimoshat e dheut tonë po përpiqen
për zbukurimin e shqipës. I vlerësojnë, i pranojnë dhe i respektojnë vlerat e
gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për tjerët ka vlerëe
besueshmëri kur në radhë të parë respekohen vlerat e kombit tend...!