E enjte, 01.10.2020, 08:07 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Keçmezi-Basha: Sa pak oksigjen

E hene, 03.08.2020, 09:44 PM


Sabile Keçmezi-Basha

SA PAK OKSIGJEN

Sa pak oksigjen

Sa shumë sorollatje

Për pak oksigjen

Dhe për frymëmarrje

Në stinën e djegur

Në ecjen vertikale

Në mëkatin e pabërë

Në fushën me gaca shtruar

Të minuar... nga ofkëllimat

Sa shumë lëngatë

Dhe... harroje

Pritjen në katakomb

Dhe

Harroje nusen

Me fustan borali

Të ngrirë në muranë

Të përgjumur nga tymnaja

Të skalpuar nga bisturia

E brinjëve tua

Imzot...

Premtimin e dhënë

Harroje

Siç e kanë harruar

Në një kohë tjetër

... të paardhur

Në një proces – katalizator

Dëshmi

Pa argument

Mos ma zë rrugën

As mos ma vargëto yllin polar

Se të kollofisin katallanët

Eh...

Të isha në një kohë tjetër

Do të tregoja se si mund të jetohet

Dhe të ta nxjerr nga vetja

Krejt këtë tharm jete

Dhe përsëri

...përsëri

Hurbat e tua

Të kenë shije mjalti

Në buzët e thekura

Mos thuaj kurrë

Mos thuaj

Se kurrë më

Nuk do të kthehemi

Me kthimin biblik

Në tokën e djegur

Se Liria ngeli depozitë

e kohës shtatzënë

Mbete Ti ende në nisje

Kur binte shi

kërpnajë

Mos thuaj

Kurrë më... mallkuar qoftë

Fjala e thënë... e pathënë

Në ritakim

Në rindarje

Përsëri

Do të shihemi

Ditën tjetër

Kur nuk do të njihemi

Dhembje

Më tregonin

sa e kishin lënduar

Tokën

Shpirtin

Shtatin

Merre me mend

edhe dhembjen

e kishin lënduar

Më thanë

Pse e vrave pritjen

Në Itakë

Kur binte shi

Sa tekanjoze ishte stina

A thua... të të pyes se

Vetëm një stinë...

Dhe mbrëmë

Penelopat u dëshpëruan

Unë i pashë

Me këta dy sy

Duke i grisur këmishët

Duke i djegur dalmatet e bardha

I pashë duke i shkulur flokët

Lotët si kokrra rrushi

Në kupë i pinin – verë të kuqe

Dhe ia hidhnin Olimpit në fytyrë

Penelopat janë mplakur

Nga pritja e pritur

Në udhëkryq motesh

Fytyra

Kurrë nuk lakmova

Një tjetër fytyrë

Një tjetër botë

Dhe një tjetër fat

Kurrë nuk desha

Një tjetër vend

Një tjetër stinë

. . .

Desha të kem

Vetëm pak diell

Pak ngrohtësi

Pak liri

Për vete

Për nënë-Tokën

Dhe për ata

Që do të lindin

Vjeshtë

Vjeshtë… tetor… ora njëzet

Heshtja bën dialogun me mua

Telefoni nuk bëzan

Si ditëve të rëndomta

Jashtë rigon shi, përsëri shi

Vjeshtë e lotuar në Prishtinë

Në univers zhvillohen betejat

Ushtarët nga të dy anët bien

Pa fitimtarë

Unë pres udhëtimin tej muzgut

Të kohës së sëmurë

Që zgjat me vite

...

Në tokën-Nënë

Në samarin e historisë

As ti as unë nuk e mësuam dot historinë

e tani duhet kuvenduar me varre të atdheut

për të mësuar nga ADN-të e mbetura

mbi gjeografinë e dhembjes

Do të më pyesësh

Ç’kërkoj në skedarët e pluhurosur arkivorë

Kur kurrë nuk pati dritë

E dhembja migrenoze e harrimit

Shteron kroin e pafund të kujtesës

Sot

Ne  jemi ushunjëza të kepit

Mumies së panjohur do t’ia grisim maskën

Historinë duhet mësuar me mur e muranë

Kush të dojë le ta përsërisë emrin

Vikend i lodhur

Edhe ky vikend kaloi

Duke bërë monolog

Me kipcin tim karagjoz

Nëse inkarnohem ndonjëherë

Përsëri do të doja

Të takohem ma Karonin në vertikale

Dhe me këtë dhembje të përflakur

Do të dëboj djajtë

Nga planeti i UFO-ve

Ngushëllim

Dje nuk shkrova fare

Malli përsëri lozi lojën

Pa rregulla

Nesër

Në kalldrëmin e lagur nga vesa

do të ringjallet shtati i Atdheut

Dhe në rrugët e Tiranës

Do të më rikthehet kujtimi

Në një trajtë krejt tjetër...

Dhe përsëri

Erë molle të kuqe

Do të ketë dita

Yllin polar

E përfytyroja në anën tjetër të gjumit

Tri herë kalova mbi urën e Siratit

Flokët në litar u shndërruan

Dje nuk shkrova asgjë në ditar

Ama asnjë fjalë për dritat që ikën

As për telefonin që nuk bëzante

Dhe matanë kufjes

Më vështronin hijet

Skelet nga lodhja

Përsëri dhembja

Përsëri të njëjtat udhëkryqe i kalojmë

Gumëzhitjet na zhbirojnë timpanin në mes stinëve

Mërzia e dhembja lëshojnë shtat në sofër

Pëllëmbë për pëllëmbë i bie Tiranës

Duke i ndjekur gjurmët e hijes në messtinë

Liri, po të mos ishe ti

Çfarë emri do t’i kishim vënë  dhembjes o zot

Sonte përsëri qëndisa anatominë e dhembjes

Ëndrrat e kuqe ma vijëzonin fatin

Unë jam atje dhe pres apokalipsin

Përgjoj kujdesshëm nëpër labirinte

Ç’më dhemb largësia

Nga lashtësia

Në shuplakat e mia të djegura

Hetoj portretin tënd fëmijëri

Më vjen nga lashtësia me duvak të kuq

E nuse pa dhëndër nuk deshe të bëhesh

Lëkura e gjarprit në shuplakë më mbeti

Dhe unë e di ku azilohet hidhërimi

Dhe përsëri bëhem Doruntinë

Mbi kalë të Konstandinit

Duke të kërkuar nëpër mote



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Josif Bageri dhe karakteri kombëtar i gazetës “Shqypeja e Shqypenis” 87 Sabile Basha: Pashë dashnin tande, nanë Sabile Basha: Përpjekjet për balancë gjinor në dokumentet ndërkombëtare Sabile Basha: Qëndresa e grave të familjes Jashari Sabile Basha: Heroizmi i gruas shqiptare parë nga të huajt Sabile Basha: Terrori shtetëror jugosllav ndaj krijuesve ishte i dhunshëm dhe barbar Sabile Basha: Personaliteti i Idriz Seferit në shkrimet e Sadulla Brestovcit Sabile Basha: Çka do bëjë pritja pa mua Sabile Basha: Formimi dhe veprimtaria e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare në Kosovë Ajete Zogaj: Bisedë me Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha Sabile Basha: Dokumentet që dëshmojnë diferencimin në Universitetin e Prishtinës më 1981 Sabile Basha: Dezinformatat e Beogradit kundër grupeve e individëve shqiptarë që vepronin kundër Jugosllavisë Sabile Basha: Libër-dëshmi për të burgosurit politik shqiptarë në Jugosllavi (1989) Sabile Basha: Libër i dhembjes dhe i krenarisë Sabile Basha: Dëshmi për vlerësimin e situatës politike e të sigurisë në Kosovë nga kryesia e komitetit krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës Sabile Basha: Një dokument ''Top Sekret'' për reagimet ndërkombëtare të demonstratave në Kosovë më 1981 Sabile Basha: Një dokument i rëndësishëm për likuidimin e Mulla Idriz Gjilanit Sabile Basha: Adem Demaçi - 'Gjarpinjtë e gjakut' Ajete Zogaj: Intervistë me Prof. Dr. Sabile Basha Sabile Basha: Kujtojmë atdhetarin Emrush Bejta

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora