E diele, 27.09.2020, 02:34 AM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Doli nga shtypi libri "Vitet e krenarisë kombëtare" i autorit Florim Zeqa

E premte, 03.07.2020, 07:23 PM


Pas tre librave publicistik, radha i erdhi librit historik

Këto ditë nga shtëpia botuese Lena Graphik doli nga shtypi libri im i radhës "Vitet e krenarisë kombëtare". Libri është përmbledhje e kujtimeve dhe përjetimeve  personale nga aktiviteti politik dhe atdhetar i viteve të '90-ta.

Libri është me lidhje të fortë dhe i ka 158 faqe, ka nëntë kapituj me gjithsejtë tridhjetë nëntituj si dhe është i ilustruar me 21 fotografi me ngjyra.

Janë këto ngjarje nëpër të cilat kalova, përjetova por dhe veprova në periudhën e lavdishme kombëtare, të cilat për herë të parë po i shpalosi për lexuesit dhe opinionin publik.

Libri fillon me recensionin briliant të redaktorit Selman Etemi.

Ngjarjet më dominante të këtij libri janë aktivitetet e Forumit Rinor të LDK-së, vitet e mësimdhënjes në shkollën fillore "Azem Bejta" në Grabanicë dhe Rezistenca e Bokshiqit e vitit 1993, por nuk mungojnë as ngjarje dhe zhvillime të shumta përgjatë viteve 1989-1995.

Libri "VITET E KRENARISË KOMBËTARE" i autorit Florim Zeqa vjen pas katër librave publicistikë; "NJOHJA E VONUAR", "THIRRJE NGA SHPIRTI", "ILUZIONISTËT E SPECIALES" dhe "KATANDISJA E VLERAVE".

Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 800 shkrime autoriale dhe rreth 1200 prononcime analitike për aktualitetin politik, të botuara në gazetat shqiptare dhe portale gjithandej trojeve etnike.

Poashtu nuk i mungojnë as shkrimet në gazetat italiane, ku deri më tani i ka të botuara rreth 30 shkrime dhe intervista. Njëherit është pjesë e stafit redaktorial në gazetën "INERNATIONAL POST", e përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e botës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora