E enjte, 31.10.2024, 11:46 PM (GMT)

Kulturë

Haxhi Mehmetaj: Perëndia unike ilire e mjekësisë nga Kosova

E premte, 15.05.2020, 03:58 PM


Perëndia unike ilire e mjekësisë nga Kosova

Jupiteri me epitetinpropulsator, që në gjuhen shqipe do të thotë parandalues shfaqet për herë të parë në Dardani, në Banjskë të Vushtrisë. Parandalonte sëmundjet dhe epidemitë.

Nga Haxhi MEHMETAJ

Kur po bënim kërkime arkeologjike në Komunën e Vushtrrisë, në fshatin Bajskë, brenda një vendbanimi  më shtresime që nga bronzi i vonë e deri në mesjetë, të njohur mëtoponimin“Seishtë”,  zbuluam një altar votiv më mbishkrim latin. Altari ndodhej në absidën kishësKishae Vogël, ku ishte vendosurmë bazë lartë e kokë poshtë për tu përdorur si shtyllëz për mbajtjen e tryezës së shenjtë të altarit kishës. Ka përmasa 98 x 47 x 36cm është punuar në mermer. Ai ka qenë i dëmtuar pjesërisht në bazament dhe anën e pasme të trupit, mbase për tu përshtatur në përdorim dytësor në kishë. Fillimisht  ka qenë i punuar dhe lëmuar në të gjitha anët, ndërsa baza dhe kurora janë profilizuar. Në fushën mbishkrimore ( 56 x 36cm) më shkronja të cekëta të madhësive 4.5 – 5.5cm është distribuuar mbishkrimi në shtatë rreshta (fig.1). Shkronjat në të shumtën e rasteve janë zbukuruar me serife. Për shkak të cektësisë ka të ngjarë që ato të kenë qenë të ngjyrosura.Ligaturat në përdorim: UL dhe AT ne rreshtin e dytë, në rreshtin e tretë ET, në rreshtin e katërt TA dhe në rreshtin e gjashtë LIS.

Mbishkrimi është ky: IOM/PROPULSATORI/ETCETERISDIS/DETABUSQVE/C. VARIUS/MARTIALISS/C.V.

Transkriptohet: I(ovi) O(ptimo) M(aximo)/Propulsatori/etceteris(qve) dis/detabusqve/ C. Varius/Martialiss/ C(lasisimo) V (iro). Altari i kushtohet Jupiterit me epitetin propulsator dhe perëndive të tjera emri i të cilëve nuk epet në mbishkrim nga C. VariusMartialissi i cili kishte pozitë të rëndësishme në hierarkinëshoqërore pasi qe mbante titullin ClarissimoViro.

Jupiteri është dëshmuar edhe më parë në Dardani, madje si njeri nder kultet më të adhuruara.Ndeshet vetëm apo në bashkësi më perënditë e perëndeshat tjera të panteonit romak, siç janë junona, Minerva etj.PoashtuJupiterinë Dardani, në Bllacë të Shkupit (Skupit) ndeshet në bashkësi me perënditë ilire, Dracconin e Dracennën, më perëndinë ilire Tato në Kleçkë të Lipjanit dhe Bulesavc të Serbisë. Altarë kushtuar Jupiterit në bashkësi më hyjnitë tjera (et ceterisqvedeabusqve), të identifikuara si perëndivendëse, janë gjetur në territorin e Municipit DD në Soçanicë të Mitrovicës, në Banjë të Pazarit të Ri etj. Jupiteri në Drenicë (Turiqec të Skenderajt) adhurohej sëbashku më gjeniun e vendeve ilire (Genio loci Illyrici). Po në Dardani Jupiteri adhurohej edhe me epitetet e perëndive ilire paternus dhe depulsor. Me epitetin paternus veçanërisht adhurohej në treve e Naisit(Nishit), ndërsa me epitetin depulsor (mbrojtës), shfaqet në Ulpianëdhe Nais. NdërsaJupiteri me epitetinpropulsator, që në gjuhen shqipe do të thotë parandalues shfaqet për herë të parë në Dardani, në Banjskë të Vushtrrisë dhe për aq sa kemi në të dhëna nuk ndeshet deri me tani askund tjetër në territoret e Perandorisë Romake.

Vendbanimi nga e ka origjinën altari shtrihet pranë burimit të ujit termal, temperatura e ujit të cilit as në dimër nuk zbret nën 18 % C. Nisur nga tradita ku tempujt Asklepit, hyjit të mjekësisë, ngriheshin pranë burimeve të ujit termal, lumenjve dhe përrenjve, mendojmë që Jupiterpropulsatorinnën IterpretatioRomanado identifikuar me perëndinë dardane të mjekësisë i cili parandalonte sëmundjet dhe epidemitë. Altari i takon gjysmës së dytë të shek. II apo fillimit të shek. III pas Krishtit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora