E hene, 09.12.2019, 01:50 AM (GMT)

Aktualitet

Diaspora Shqiptare Zvicër: Të gjithë për njëri-tjetrin, jemi popull i një gjaku

E shtune, 30.11.2019, 12:01 PM


Diaspora Shqiptare Zvicërr

TË GJITHË PËR NJËRI-TJETRIN, JEMI POPULL I NJË GJAKU

Populli i Shqipërisë po kalon momente të vështira në prag të festave të lavdishme të Nëntorit, duke pësuar nga një fatkeqësi e rëndë natyrore, por shqiptarët janë të bashkuar ku do që gjinden dhe kanë një shqetësim e dhëmbje të njëjtë, që soldarizohen me njëri-tjetrin në ditë të mira dhe të vështira.

Shoqata Ndue Perlleshi

Schutz 4

6022 Grosswangen

Tel. +41 76 220 00 05

Ndue Perlleshi

Pjeter Gjergji

Eduard Huberstrasse 28

6022 Grosswangen

IBAN: CH95 8080 8003 7990 9583 5

Konto: 60-9829-2

Populli shqiptarë është edhe shpirt madh e zemërgjerë, është edhe human e solidar, i cili hapi zemrat e humanitetit ndërvëllezëror, duke bashkuar forcat në këto ditë tragjike për popullin e Dursit e Thumanit dhe gjithë popullin e Shqipërisë, ku ndikimi i menjëhershëm i Kosovës dhe rajonit, ishte shumë efektiv dhe më shumë se ç’mendohet.

Popullin shqiptarë nuk e bëjnë unik vetëm këto gjëra dhe raste tragjike, por shembulli konkret i veprimeve ishte shumë më efikas  se ndikimi i fjalëve dhe ngushëllimëve, dhe ndihma e menjëhershme e ekipshpëtimëve për jetët njerëzore dhe nxjerrjen e tyre nga gërmadhat ishte prezente nga tërë rajoni dhe vendet e botës.

Ky rast tragjik i popullit shqiptarë në Shqipëri, i preku thellë edhe zemrat e diasporës shqiptare ku do që gjinden në botë, i cili

soldarizohet me popullin vëlla shqiptarë, duke ndjerë dhembjen e përbashkët me fatin e këtij populli, dhe së bashku me dhembjen i pranojmë dhe detyrat që na takojnë si gjithherë e më parë në organizimin dhe grumbullimin e financave, apo gjërave materiale sipas nevojës.

Edhe Shoqata Ndue Përlleshi në Zvicërr, njofton anëtarët e vet dhe gjithë ata njerëz vullnetëmirë, që përmes kësaj gjirollogarie, Rafaisenbank Ndue Përlleshi( IBAN:CH95 8080 7990 9583 5, konto: 60-9829-2)  të jep sëcili kontributin e vet për ti ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Mjetët e dedikuara do t’u shkojnë përsonalisht familjeve të dëmtuara, përmes anëtarëve të kësaj shoqate. Shoqata në fjalë, me datën 14 dhjetor 2019, në ora 18.00, ka caktuar një tubim masiv me anëtarët e vet, me çrast do të informojë edhe sqarojë më hollësisht për aktivitetet e veta dhe preukopimet e rastit tragjik në fjalë. KËSHILLI ORGANIZATIV  për “SHOQATËN NDUE PËRLLESHI” Grosswangen Zvicërr, kryetari Pjetër Gjergji.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT