| E shtune, 30.11.2019, 01:01 PM |
Diaspora Shqiptare Zvicërr
TË GJITHË PËR
NJËRI-TJETRIN, JEMI POPULL I NJË GJAKU
Populli
i Shqipërisë po kalon momente të vështira në prag të festave të lavdishme të
Nëntorit, duke pësuar nga një fatkeqësi e rëndë natyrore, por shqiptarët janë
të bashkuar ku do që gjinden dhe kanë një shqetësim e dhëmbje të njëjtë, që
soldarizohen me njëri-tjetrin në ditë të mira dhe të vështira.
Shoqata
Ndue Perlleshi
Schutz
4
6022
Grosswangen
Tel.
+41 76 220 00 05
Ndue
Perlleshi
Pjeter
Gjergji
Eduard
Huberstrasse 28
6022
Grosswangen
IBAN:
CH95 8080 8003 7990 9583 5
Konto:
60-9829-2
Populli
shqiptarë është edhe shpirt madh e zemërgjerë, është edhe human e solidar, i
cili hapi zemrat e humanitetit ndërvëllezëror, duke bashkuar forcat në këto
ditë tragjike për popullin e Dursit e Thumanit dhe gjithë popullin e
Shqipërisë, ku ndikimi i menjëhershëm i Kosovës dhe rajonit, ishte shumë
efektiv dhe më shumë se ç’mendohet.
Popullin
shqiptarë nuk e bëjnë unik vetëm këto gjëra dhe raste tragjike, por shembulli
konkret i veprimeve ishte shumë më efikas
se ndikimi i fjalëve dhe ngushëllimëve, dhe ndihma e menjëhershme e
ekipshpëtimëve për jetët njerëzore dhe nxjerrjen e tyre nga gërmadhat ishte
prezente nga tërë rajoni dhe vendet e botës.
Ky
rast tragjik i popullit shqiptarë në Shqipëri, i preku thellë edhe zemrat e
diasporës shqiptare ku do që gjinden në botë, i cili
soldarizohet
me popullin vëlla shqiptarë, duke ndjerë dhembjen e përbashkët me fatin e këtij
populli, dhe së bashku me dhembjen i pranojmë dhe detyrat që na takojnë si
gjithherë e më parë në organizimin dhe grumbullimin e financave, apo gjërave
materiale sipas nevojës.
Edhe
Shoqata Ndue Përlleshi në Zvicërr, njofton anëtarët e vet dhe gjithë ata njerëz
vullnetëmirë, që përmes kësaj gjirollogarie, Rafaisenbank Ndue Përlleshi(
IBAN:CH95 8080 7990 9583 5, konto: 60-9829-2)
të jep sëcili kontributin e vet për ti ndihmuar familjet e prekura nga
tërmeti në Shqipëri.
Mjetët
e dedikuara do t’u shkojnë përsonalisht familjeve të dëmtuara, përmes anëtarëve
të kësaj shoqate. Shoqata në fjalë, me datën 14 dhjetor 2019, në ora 18.00, ka
caktuar një tubim masiv me anëtarët e vet, me çrast do të informojë edhe
sqarojë më hollësisht për aktivitetet e veta dhe preukopimet e rastit tragjik
në fjalë. KËSHILLI ORGANIZATIV për
“SHOQATËN NDUE PËRLLESHI” Grosswangen Zvicërr, kryetari Pjetër Gjergji.