E premte, 26.04.2024, 01:52 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Albin Kurti - Midis shpresës dhe zhgënjimit

E diele, 24.11.2019, 12:41 PM


Albin Kurti - Midis shpresës dhe zhgënjimit

Nga Ibrahim Kabili

Zgjedhjet e fundit të 6 tetorit në Kosovë dhe rezultati i tyre, qenë një mesazh i fortë për të gjithë klasën politike shqiptare andej dhe këtej kufirit. Shqipëria ka afro tre dekada demokraci dhe ka shumë probleme, ndërsa Kosova ka shpall pavarësinë në vitin 2008 dhe shteti i saj është i brishtë. Midis dy qeverive janë nënshkruar mbi 30 marrveshje bashkëpunimi por implementimi i tyre midis dy vendeve  është në një nivel të ulët. Mbledhje, takime, premtime, plane afatgjata, retorikë nga palët, dhe pothuajse asgjë konkrete. Qeveria e re dhe Albini duhet tu japin një dimension tjetër këtyre marrdhënieve. Qevetinë e Kosovës e presin shumë sfida por ajo me Serbinë është më e madhja. Si e tillë për të duhet të dilet me një qëndrim, me një qëndrim kombëtar, kundër planit të ndarjes së Kosovës nga Thaçi-Vuçiç.

Shtetet fqinje dhe disa nga fuqit vendimmarrëse, janë treguar tmerrësisht të pa drejtë me ne shqiptarët në momente kyçe të historisë sonë kombëtare! Dhe kësaj here, ne duhet të japim përsëri territor! Jo dhe vetëm jo. Po pse gjithmonë inferior me të tjerët, dhe kaq trima dhe brutal me njëri tjetrin? A mos kishte shumë të drejtë Konica kur thonte: "E keqja e shqiptarëve janë vetë shqiptarët"? Po, besoj se kishte shumë të drejtë.

Pse kaq indiferente inteligjenca? Po Akademitë e Shkencave? Për probleme madhore, ato duhet ta thonë fjalën e tyre. Pse kjo heshtje vrastare? Si mund të tregohesh indiferent kur i falen 8.2 ha tokë Malit të Zi? Po me kufijtë me Serbinë? Ata të fal historia dhe gjeneratat e ardhshme shkëmbimin e një pjese të territorit shqiptar me një pjesë tjetër toke, po shqiptare? Jo. Në asnjë rast  dhe rrethanë jo. Këtë, nuk pati "rastin", por nuk do ta bënte, besoj, dhe Morina. Albini si kryeministër nuk duhet ti lejojë "Esatët" e sotëm, kushdo qofshin ata, ti japin territore të tjera Serbisë.

Po përse nuk mësojmë nga politika serbe?   Asnjëherë gjatë këtyre 2-3 viteve ata nuk kanë folur, dhe jo më pranuar të japin asnjë pëllëmbë tokë të "tyre" në këmbim të marrjes së veriut. Albini nuk duhet ta përtypi këtë "karrem". Eshtë teori e vjetër serbe dhe me helm vdekjeprurës. Zotin Kurti për ndalimin e këtij plani ogurzi, e votoj populli, i cili u lodh me komandantët dhe me votë i largoj ata.

Vetëm për taksën 100% dhe kundërshtimin e ndryshimit apo shkëmbimit të territoreve mbahet mend Haradinaj. Asgjë tjetër pozitive nuk bëri ndaj dhe u ndëshkua. Thaçi me ato teorit e " famshme" të "tij" e ka mbushur kupën, ndaj duhet të largohet me çdo mjet demokratik, misioni i tij ka përfunduar. Zoti kurti nuk duhet ta harroj këtë.

Ai bëri mirë që nuk e mbështeti "Minishengenin Ballkanik". Ky duhet të fillonte me "Minishengenin shqiptar" dhe gradualisht të përfundoj me pranimin në BE. Ky  plan më së shumti shkon në favor të Serbisë . Pse jo, dhe të Rusisë. Dhe ky është një moment që kërkon sfidë nga Kurti.

Fqinjët grabitqare, gjatë historisë, na kanë bërë padrejtësi të mëdha. Në shekuj, na kanë ndarë, coptuar, dëbuar, pushtuar, vrarë, mohuar gjuhën, flamurin kombëtar, kanë bërë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. A nuk qe kjo evidente në luftën e fundit në Kosovë?  Përse kjo heshtje vrastare? Përse nuk i referohemi historisë, përse nuk themi të vërtetat, përse tregohemi inferior me Serbinë, përse zihemi mes vedi siç thuhet andej,  përse presim dhe vetëm presim nga armiku shekullor, Serbia? Po përse ja bëjmë vetes këtë? Të bashkuar, në të drejtën tonë, pa i rënë në qafë tjetrit, bëhemi shumë, mbi 13-14 milion shqiptarë, ashtu të shpërndarë, por kur vjen momenti historik, bashkohemi. Politika dhe agjenturat tentojnë ti përçajnë për qëllimet e veta shqiptarët. Kurti duhet ti bashkojë, ti kryesoj vetë bisedimet dhe ti bëhet barrikadë Serbisë. Në emër të gjithë shqiptarëve e me fuqinë e tyre ai e

fiton këtë sfidë, tepër të vështirë .

A nuk është momenti që  gjithë shqiptarët , intelektualët, shtetarët( jo pushtetarët) dhe institucionet përkatëse të dalin me një qëndrim ndaj këtyre problemeve të mprehta?Eshtë momenti që institucionet, politika dhe pushtetatët të ngrihen në nivelin Helena Kocaqit, kësaj historianeje të një rangu të lartë, e cila apelon dhe i thotë ndal lojës me kufijtë, sipërfaqja e trojeve shqiptare shkon mbi 70.000 km katror.

Natyrshëm lind pyetja: Vetëm tre komunat në Serbi janë territore qe "mund të shkëmbehen" me Veriun. Turp politikanëve që bien në këtë kurth! Me argumenta, shifra dhe fakte ti kërkohet llogari Serbisë. Reciprociteti dhe vetëm reciprociteti me Të mund ti zgjidhë problemet. Asnjë lëshim këtij shteti historikisht të pangopur e gjakatar. Asnjë lëshim ish bashkëpunëtorit të Millosheviçit, presidentit serb Vuçiç. Mos prisni të ndryshoj qëndrim Vuçiçi! Politika serbe ndaj shqiptarëve ka qenë gjithnjë agresive.

Paradoksale dhe të pa pranueshme janë përçarjet dhe qëndrimet e disa politikanëve  dhe analistëve shqiptar. Kurti,  të mos merret me to e mendimet të tyre, por të zbatoj pikat e programit dhe mendimet e shprehura herë pas here në kuvend. Natyrisht e ka të vështirë! Po u tregua burrë shteti do ja dali mbanë. Po rendi pas pasurisë dhe pushtetit është i dështuar ende pa filluar. Ai ndodhet midis shpresës dhe zhgënjimit, ka shansin dhe riskun, për ta bërë e forcuar shtetin e brishtë të Kosovës.

Politika e jashtëme e Kosovë me Paçollin këto 2-3 vjetët efundit ka qenë  e dështuar.

Qeveria e re duhet të ndryshoj lidershipin, dhe të përballoj proçesin e çnjohjeve, të ndërmarrë nga Serbia. Me mbështetjen e SHBA-së e Gjermanisë mund ta bëjë këtë.

Krijimi i një qeverie të vogël është për tu përshëndetur. Kosova ka plagë të mëdha që Qeverija Kurti duhet ti kuroj shpejt dhe pa humbur kohë ku mund të përmenden:

1-Të marrë masa të shpejta kundër korrupsionit.

2-Të tërheqë  invesitorë të huaj dhe të vërë në lëvizje zhvillimin e ekonomisë.

3-Të ulë pagat e larta duke filluar nga ajo e ish kryeministrit e duke vijuar me të tjerat.

4-Të vendosë reciprocitetit të plotë me Serbinë.

5-Ti kërkoj Serbisë:Të pranoj krimet e luftës, të kërkoj falje për to, të kthej të pagjeturit, të bëj dëmshpërblimet e luftës dhe te njohë Shtetin e Kosovës me kufijtë aktualë. Në të kundërt jo marrveshje me Serbinë.

6-Bashkimi me Shqipërinë mund të bëhet, por duke ruajtur kufijtë e Kosovës. Pra dhe Trepçen, Ujmanin dhe Staritergun. Pa këto nuk do të i dobishëm "Bashkimi".

7-Ti thotë jo "Serbisë së madhe" dhe të mos pranojë "Minishengenin Ballkanik".

8-Të bashkëpunoj me Qeverinë e Shqipërisë dhe dalë me një qëndrim për problemet madhore kombëtare.

9-Të ndërmarrë reforma për tu bërë pjesë e BE-së.

10-Të mos pranoj në administratë njerëz të korruptuar dhe nga"kasta e vjetër".

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 22.10.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora