Mendime
Hasan Blakaj: Si etërit si bijtë e tyre
E hene, 18.11.2019, 11:00 PM
Si etërit si bijtë e tyre
Nga
Dr Hasan Blakaj
Hienat
shpërfaqen kur luanët nuk janë prezent. Kështu ju del punë më diasporën të
bijve të kryepolicëve të shërbimit Jugosllav. Në vend që të merren më probleme
të panumërta në Kosovë ju del punë më
diasporë. Besoni, jeni të konsumuar dhe si etërit tuaj nuk mund të bëheni të
tjerë përpos asaj që keni trashëguar. Jeni marr më neve atëherë kur padron
kishit serbin, po merreni përsëri me ne, kur këshilloni qeveri e banditë por,
tani kanë ndërruar paksa kohët dhe keni shpurdhët e fundit, sepse nuk ua var
kush më për filozofitë tuaja t´pa filozofi. Na shatë atëherë po shani edhe sot
por mos harroni se populli sheh dhe është shumë largpamës. Nuk kam ndërmend të
ju rikujtojë të mirat dhe të bëmat e diasporës sepse këto i dini edhe ju më
mirë se unë, por, desha vetëm të ju tregojë sesa mosmirënjohës jeni dhe kurrë
nuk keni për të ndryshuar për të mirë, sepse këtë e keni në gjak gjenetikisht
të trashëguar.
Zotëri të pa
nderuar: do kthehem pak ne retrospektivë
Ne atëherë
kishim dy zgjidhje për të mbijetuar: Ti bashkëngjiteshim karvanit tuaj sllavo
serb, bashkëpunëtor të regjimit të Millosheviqit, kur ju u bashkëngjitët
qeveritarëve mafioz, injorant, të pa arsimuar të ”komandantëve”. Dhe, rruga
tjetër ishte ta mbanim dinjitetin tonë në dualizëm shpirtëror duke menduar që
po shpëton më dinjitet, pra duke ikur nga shteti yt që ti dhe çdo gjë, nga
vetvetja jote. Shumë nga ne zgjodhëm rrugën e dytë për tu mos u bërë edhe më
keq. Injorimi i intelektualëve të mirëfilltë dhe sidomos i atyre nga diaspora
që u gjenden shumë herë në ballë të proceseve shtetformuese ka bërë që edhe
veteranët e çështjes kombëtare që nga mosha fëmijërore ti thonë Kosovës
për herë dytë Mirë u pafshim atdheu jonë pas 20 viteve kinse në
liri. Tani jo si të përndjekur politik nga Serbia por nga vetë shokët e
bashkëkombësit e tyre qeveritar dhe sojit tuaj bithëlëpirës. Shumë të tjerë që
dikur ishin promotor të proceseve kombëtare vazhdojnë të qëndrojnë në perëndim
si pasojë e pamundësisë se ofrimit të hapësirës që te kthehen në atdhe për të
kontribuar edhe në liri për shtet formim të drejt e demokratik. Arsyeja është e
thjeshtë frika permanente e atyre që janë në pushtet më blerje diplomash, dhe
nga po ata servil pushtetit të dikurshëm serbosllav që ju bashkëngjitët sahanit
të ”komandantëve” uzurpator. Ju kishit frikë nga konkurrenca e mirëfilltë
intelektuale prandaj motoja e juaj ishte sa më larg Kosovës aq më mirë për
shtetin e kapur nga mafia qeveritare. A ka logjikë dhe a është e mundur që një
shtet për të cilin nuk ke bërë asgjë për te, të ofron strehim, punë dhe
mirëqenie, ndërsa vendi që ti dhe aq shumë për te nuk të ndihmon dhe thjeshtë
nuk të pranon brenda për të kontribuar. Kjo dukej sheshit atëherë dhe tani.
Jeni bërë të pa ngopur, ju ka hyrë tërpia thotë populli e kurrë mos u
ngopëshit. Krijimi i traseve shantazhuese gjyqësore nga vet qeveria më përvojën
tuaj serbosllave sa është absurde po aq shqetësuese për kombin tonë në
këtë rrugëtim fillestar. Figurat që erdhën për ta ndihmuar Kosovën ca i larguat
nga Kosova më kanosje burgimi apo likuidimi si rasti i Prokurorit Elez Blakaj
ca të tjerë bënë ”vetëvrasje” duke ia marr jetën vetës
më 12 shpuare thikash në shpinë.
Po kjo është sui generis për libër të Ginisit rast unik botërorë duke ja marrë
vetvetes jetën nga prapa, duke e ngulfatë vetveten apo duke e shpuar veten me
thikë mbi 12 herë. Krejt kjo u bë më shkollën tuaj faqezezë. Pra në paaftësi
për ti zgjidhur këto probleme kruciale krijoni gjyqe spektakulare vetëm e vetëm
që të shkoqitet vëmendja nga proceset dhe problemet që Kosova ka sot. Nga
merren këto ide konfliktesh të kohëpaskohshme dhe pse behën ato, në këto
momente delikate askush nuk i di më mirë se vet ata që i shkaktojnë ato. Pra
thjeshtë qeveri që janë të pa afta dhe kontradiktore, në atë se çka thonë dhe
çka veprojnë, qeveri që në fjalorin e tyre kanë plotë gojën antikorrupcion e
vet janë të korruptuara gjerë në palcë. Nga qeveri që ndërhynë në
gjyqësor dhe sfera të tjera të jetës se pavarur, nuk mund të
presësh më shumë për ta zgjidhur ndonjë çështje më të thjeshtë të nivelit
komunal, e lere më çështjet më të ndjeshme siç është ajo e veriut të Kosovës.
Pra ju që shani diasporën jeni me ta, këshilltarët e tyre. Populli ju njeh mirë
prandaj shpurdhni ju gërhimat e fundit. Pra po hymë në dekadë të re me mendësi
të vjetër duke u munduar ta ç ‘vendosni vëmendjen të diaspora jonë e shenjët më
akuza të llojllojshme si rasti i Shkëlzen Maliqit, Valon Sylës, Baton Haxhiut e
të tjerë mjeran ku në mënyrën më të
poshtër shprehen për diasporën shqiptare. Jo ore bythëlëpirës që shani pa
ndërprerë bashkë me ty Shkëlzen Maliqi, unë e as shumë shokë të mi nuk e patën
fatin tënd ta kishim një baba si tëndin kryepolic Mehmet Maliqin që vrante e
këthillte në vitet 80-ta. Unë nuk mora shkollën tënde të Beogradit sepse as nuk
kisha mundësi dhe as nuk e kisha fat ta kisha babanë si tëndin, dhe ishte fat i
mirë. Ti nuk e kishe fatin tim të qëndroje në burg të Prishtinës në ujë të
ftoftë në acarin e dimrit 1983 në -15 gradë c. dhe kurrë nuk do të dëshiroja ta
përjetoje edhe ti këtë. Vendimin shtetëror kundër nesh që ne po e shkatërronim Jugosllavinë
tënde më nenet famoze kundërrevolucion bashkim kombëtar, bashkim grupi, i
rrezikshëm për shoqërinë, sigurisht që i ke pa të nënshkruara nga babai yt.
Ketë vendim për burgosjen time të nënshkruar nga babai yt e ruaj ende për ta
kujtuar kohën tuaj mizore po deshe edhe mund ta shohësh. Jam i bindur që i ke
pa dhe ka qenë e pa mundur të mos i shohësh, apo, ti dish së paku që
ekzistojnë. Në kohen e krye spiunit babait tënd u vranë në burg shumë të rij
dhe patriot të kombit. Edhe atëherë ishin të njëjtat shpjegime nga serbo
sllavët më babanë tënd, gjeja se të burgosuri u hodhën nga dritarja, u
ngulfaten më çarçaf më rrip të sakos, piu këtë e atë helm dhe justifikime të
tjera ku të gjitha ishin vrasje të pastra shtetërore. Po atëherë na vriste
serbi kurse sot po na vrisni ju më shkrimet tuaja i biri i kryespiunit më i zi
se ai. A s´u kthye familja Dehari ti ndihmojë Kosovës. Ajo familje kishte
mundësi të qëndronte në diasporë sepse i kishte të gjitha të mirat e jetës por
zgjodhi të vije të jetojë me ju, të ju ndihmoj duke menduar se ju jeni familja
e tyre. A s´ishin Avniu dhe shoqja e ti intelektual dhe familje e shenjët
shqiptare Valon Syla. Të diasporës ishin ata Valon apo jo. Kur ti thua se
Diaspora, janë analfabet të pa shkolluar dhe shesin mend. Shtrohet pyetja po ju
ku i keni mëndet, kaq të ditur që jeni, e keni bëre Kosovën leckë për pazar si
të ishte pronë private e juaja. A s´ju
vranë të dy djemtë e familjes Dehari për ti lënë më lot në sy për tërë jetën prindërit
e shkretë. Për ta lënë nusen e re më fëmijën e Astritit në bark të nënës ende
pa lindë. Kjo është shkolla e juaj e Beogradit dhe metodat sofistikuara sllave.
Edhe atëherë ne vitet 80-ta i vratë të rinjtë në burg, tani shumica prej tyre
janë dëshmor sado që ju trumbetuat se ishin ”vetëvrasje”. Është e pa kapshme për mua si mund të
vetëvritet njeriu në burg kur edhe lidhëset e këpucëve ti heqin e lere më
gjësendet të tjera. Po, po mund të ketë qenë sikur ”vetëvrasjet” e
bashkëqeverisjes suaj të sotme që janë tipike në vrasjen e vëllezërve Dehari
sepse shkollën që posedonit ju atëherë e transmetuat të ”komandantët” e sotëm
sepse ju jeni këshilltarët e tyre.
Babai juaj
ishte bashkëpunëtori më i ngushtë
serbosllav UDB në atë kohë. Këtu ka vetëm një dallim të vogël, të rinjtë
atëherë u vranë nga pushteti serbosllav, e vëllezërit Dehari nga qeveria
banditeske e korruptuar qe nuk qanë kokën për asgjë përpos pasurisë dhe
uzurpimit të pushtetit. Jeni rracë e ndyrë bythë lëpirës pushtetesh. Ti
Shkëlzen që e mban veten si filozof, kur Kosova piqej e digjej erdhe në
diasporë qe e shanë tani për të na treguar për teatrin e kukullave në Prishtinë
se regjimi i Millosheviqit po ua lejuaka punën në teatër, kur serbet vrisnin
foshnje dhe i proklamonin në botë se shqiptarët po bëjnë propagandë më kukulla sepse
ne nuk vrasim foshnjë. Dhe sigurisht se e mban mend ti mirë fjalimin tim apo
nuk të ka bërë përshtypje fjala ime sepse t´u kam dukur i vogël unë atëherë.
Soj i juaj si Valon Syla, Baton Haxhiu dhe ti nuk meritoni vëmendje sepse jeni
të konsumuar për se keqi më puthadorët e qeverive të korruptuara por ja që nuk
munda pa reaguar si dikur Valon Sylës kur kritikonte krejt pa bazë diasporën.
Ju nuk dini asgjë ama bash asgjë për diasporën çfarë kapaciteti intelektual
kanë. Por një gjë e di unë se duke shkruar opinione që janë e ndjeshme dhe të
pavërteta mundoheni ta tërhiqni lexuesin
për të ju shitur gazetat tuaja, apo se paku të bëheni të vëmendshëm duke u
munduar ta largoni lexuesi nga problemet aktuale. Kjo ka qenë dhe është shkolla
qe e keni mësuar nga eterit tuaj. Dhe populli nuk thotë kot: ”Ujku qimen e
ndërron por zanatin se harron”
Dr Hasan Blakaj
Stockholm 16 nëntor 2019