Mendime
Dedë Preqi: Veprimet e Daçiçit ndaj Kosovës i ngjajnë një terroristi
E merkure, 13.11.2019, 08:53 PM
VEPRIMET E DAçIQIT NDAJ KOSOVËS, I NGJAJNË NJË KONFORMISTI APO TERRORISTI RREBEL
Nga
Dedë Preqi
A
nuk nënkupton njeriun « çnjerëzor », veprimet e ministrit të jashtëm
të Serbisë, duke lobuar të kundërtën e demokracisë dhe lirisë njerëzore të
popullit shqiptarë të Kosovës, cili ashtu sikur na tregon edhe vetë historia e
tij, mund të takohet edhe sot ne epoka njerëzore me konceptet e mitëve parake,
të cilat kullojnë qelb nga plagët e luftrave shekullore dhe pasojat, duke mos
gjetë kurrë harmoni relative në jetën e tyre.
Lobimet
e Serbisë, përmes ministrit kontravers dhe konformist Ivica Daçiq, për ç’njohjen
e Kosovës, është një alarm i rrezikshëm, që alarmon dhe prek paqën në rajon dhe
Ballkanin Perëndimor, duke rritur destabilitetin ndaj dy popujve dhe dy vendeve
të pavarura, dhe ky rrezik, sikur nuk po i bënë fare përshtypje Bashkësisë
Ndërkombëtare dhe aq më pak e prek ndërgjegjën Evropiane.
Në
thelb të kësaj çështje, rreziqet tjera që kanë filluar pas pavarësisë së
Kosovës, të cilat janë mjaftë shqetësuese dhe të vazhdueshme në këto ditët
tona, duke dëshmuar se këto mundësi kanë qenë përherë vepruese, përmes të
cilave është vështirë të hyhet në marrëdhënie për të krijuar paqën në mes
këtyre dy vendeve, por a është mundshme që gjitha ato sakrifica të vetë
popullit shqiptarë të Kosovës, poashtu dhe gjithë ajo sakrificë e gjithë
Bashkësisë Ndërkombëtare, të vëhët në rrezik, apo në rrënim.
Plogështia
dhe ngathtësia e lidershipit politik dhe e qeverive të Kosovës, karshi
politikës kontraverse të Serbisë, e ka fuqizuar edhe më shumë pozitën e
Serbisë, jo vetëm në përpjekjen e ç’njohjeve, por edhe në lobime tjera, për ta
penguar këtë vend të inkuadrohet dhe përfaqësohet në organizatat e nevojshme
ndërkombëtare, dhe ajo që vie më pas, shihet e qartë se konceptet njerëzore,
sikur janë çthurur dhe normat që i përkasin lirisë dhe të drejtave njerëzore,
sikur mbesin akoma të ngushtuara dhe në mëshirën e keqbërësve dhe kriminelëve.
Ku
e gjenë vetën sot lidershipi politik i Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe
obligimeve që ka ndaj shtetit të vet, në politikat e jashtme dhe të brendshme,
apo nëse përballë një krize të tillë krijohet përshtypja se, ky rrezik duhet të
vihet nën kontrollë vetëm atëherë kur epoka e jonë e shkatërrimit do vërehët në
shesh dhe mund të rrënohet e tëra dhe pastaj, do të lind domosdoshmërisht
nevoja të bëjmë dhe të hedhim një hap
kundër këtij rreziku.
Është
shqetësuse për popullin dhe shtetin e Kosovës, nëse renditën 16 ç’njohje të
këtij vendi, të cilat, jo ministri por terroristi Ivica Daçiq, i ka atribuar
këtij vendi, një veprim radikal, i cili krahasohet me veprimet terroriste që
mirren ndaj një populli dhe vendi tjetër, duke e minuar paqën në mes dy
popujve, në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe të drejtën sublime të Kosovës së
pavarur.
Nuk
do të thotë se, nga ky mostrum fashist, që organizohet nga lidershipi i
Serbisë, në krye me Vuçiqin dhe Daçiqin, të cilët nuk e mendojnë dhe lodhin
kokën për të stabilizuar gjendjen dhe për të ndërtuar paqën në mes këtyre dy
popujve në « konflikt », sepse përveq se nuk janë njerëz dhe
politikaj të përshtashëm nga pala serbe, këta janë dhe pasardhës të kriminelit
Millosheviq, por populli shqiptarë nuk mund të jetë pesimist, nëse përballë
kësaj krize do qëndrojë i organizuar dhe optimist me ndihmën e forcave të
kthjellta politike dhe të përpjekjeve tjera të mirëfillta, duke dhënë të
mundshmën në jetësimin dhe forcimin e shtetit të vet përballë çdo krize.
Serbia,
karshi Kosovës, gjithnjë e më shumë sikur i ngjanë një vendi me një lloj
politike « amorfe » në kuptimin e asaj që nuk di askush se e ka me
një qëllim të caktuar apo të pa caktuar, duke mos pasur dallim nga e kaluara e
krimeve dhe gjenocideve të shkakëtuara gjatë periudhave të ndryshme, i cili
mentalitet vetëm po rritët në ditët vijuese, si një « Serbi
demokratike » dhe pretenduese në Evropën e kombëve të lira, ky vend po
armatoset me armët më të përsosura kundërnjërëzore, që ia dhuron shteti i
Rusisë së Putinit.
Edhe
në qeverinë e re të Kosovës, do të ketë shumë punë që janë gjithnjë e më të
ekspozuara ndaj pretendimëve gllabëruese të pushtetëve që i kanë lënë pas
vetës, gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje në të cilën njeriu duhet sikur
të filloj nga e para, që ta ruaj natyrën e vet njerëzore dhe optimiste për një
pushtet më të mirë, në të njëjtën kohë duhet ta ruaj edhe shtetin në përputhje
me nevojat e vet popullit, nga fakti se normat morale dhe njerëzore në këtë
vend e kanë humbur efektin e vet.
Ndërsa,
sa i përketë marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria e re e Kosovës,
duhet të jetë shumë sakrifikuese dhe jo kufomë politike e saj, dhe asnjë
tolerancë ndaj interesave dhe në mbrojtëjen e të drejtave të veta, sepse asnjë
shembul tolerant që tregoi Kosova ndaj Serbisë, në marrëveshjet e mëhershme nuk
u shpërblye në veprimet e saj, por edhe u keqpërdoren nga ana e këtij vendi.
Me
këtë nuk duhet të thëmi që të reduktohet optimizmi i marrëdhënieve në mes
Kosovës dhe Serbisë, por nëse shteti i Serbisë ndërmerr hapa të
tillëvazhdueshëm në pengimin e inkuadrimeve të saj në strukturat ndërkombëtare
dhe në revanshimet e saj me ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës, ç’mund të bëhët
tjetër, përveq që Repubika e Kosovës, të detyrohet të ndërmerr masën e
reciprocitetit me Serbinë, në sëcilën pore të marrëdhënieve me këtë vend, dhe
ajo që duhet të ndërmerr Kosova, edhe ky vend duhet të ndërmer lobimin e saj
për ç’njohjen e Serbisë nga Shqipëria.