E premte, 08.11.2024, 08:15 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Përgjegjësia e LDK

E hene, 04.11.2019, 07:51 PM


PËRGJEGJËSIA E LDK, DUHET TË ISHTE MË SERIOZE, E KËRKON EDHE KOHA

Nga Dedë Preqi

Ky imazh i zgjedhjeve të fundit, do të ishte nga imazhet më të ndryshme dhe më ndëshkuese ndaj pushtetëve të mbrapështa dhe të pa përshtatshme deri më tani, ku natyra e keqmenagjimeve të tyre e humbi tiparin e pushtetëve të kërkuara, të cilat i patëm në mallë dhe i ëndërruam me shekuj.

Në këtë vazhdë të jetës çfarë kemi në të vërtetë, mbi të gjitha ti kontrollojmë veprimet politik dhe të bëjmë një krahasim me përvojat e hidhura të shoqërisë tonë shqiptare, e cila e shikonte dikur vetën të rrethuar prej një natyre krejtë tjetër dhe të pa kuptueshme, dhe si ta bënte jetën të mundshme deri këtu ku jemi sot...

Do të ishte e pa kuptimtë gjithë ajo energji dhe sakrificë e deritanishme për të ardhë deri te shteti dhe shtetësia e Kosovës, prandaj, mbas gjithë atij ndryshimi të shoqërisë tonë dhe deri te Pavarësia, në revulucionin e historisë tonë, të hasim edhe njëherë në tjetër rrezik, i cili  pikërisht do të vinte jo nga jashta, por nga brenda, që do të na kushtonte edhe më keq, këtë herë për fajin tonë...

Një vëzhgim pa paragjykime- jemi këto ditë në pritje të formimit të qeverisë së re, në mes LVV, dhe LDK, si fituese të këtyre zgjedjeve për të arritë një marrëveshje kualicioni, e cila po zvarritet për fajin e atj, apo këtij, por thënë troç, përgjegjësia bie mbi LDK, sepse është parti me përvojë, dhe duhet të kuptohet se po hapet edhe një faqe e re e historisë, si një urgjencë për ta shpëtuar shoqërinë tonë nga keqqeverisjet e mëhershme.

Gjendja ekonomike, sociale dhe politike nuk mund të ndryshojnë menjëherë në Kosovë, është diçka e pa kapshme, sepse këtu me vite të tëra është paluar dhe shtresuar krimi i organizuar dhe korrupsioni, poashtu bëhët fjalë edhe për shumë elemente të fjetura të ligjeve dhe kapja e drejtësisë brenda shtetit, por pikërisht do të fillonte sëpaku ti përjetojmë disa projekte elementare, sundimin e ligjit, organizimin dhe udhëheqjen e mirëfilltë brenda Institucioneve të vendit.

Problemi nuk duhet të sillet dhe të pritet pajtimi brenda përbrenda LDK-së, rreth të cilit po pritet e gjithë puna dhe krijimi i formimit të qeverisë së ardhshme, nga zgjidhja e një problemi akut, që do varet jo thjeshtë mirëqenja, ose mjerimi e kaosi i një shoqërie, ndërsa njerëz të saj mbajnë fjalime  kancerogjene, për të siguruar karierë për vete, por jo edhe për të dalur nga një krizë e tillë.

Nuk duhet përjashtuar garniturën e vjetër të LDK-së, edhe pse kjo parti “vuan” brendësia e saj e shëndoshë dhe duhet të filtërohet nga një errësisrë e tillë, që mbizotëron brenda saj dhe përveq tjerash, në mesin e saj ka hapësirë edhe për të çfrenuar, të cilëve iu ka besuar mandati dhe mashtrojnë opinionin publik me slloganet e tyre, kinse janë “rugovista”, që në realitet janë të falsifikuar.

Ndërsa, gjenerata e re e LDK-së, është e shkëlqyeshme, me një bagazh cilësor intelektual dhe politik, që afron mundësi për të pasë një qeverisje të mirë të vendit me kapacitetin e tyre. Dhe mundësia e fundit përmes një koalicioni të përbashkët me LVV, do të tregonte opsionin e vetëm dhe imazhin më të ri, si hapësirë për një njerëzim të vetëdijshëm, për të arritë dhe për të ndërtuar të ardhmën e këtij vendi.

Nëse do të afroheshin këto parti me njëra-tjetren, shenjat treguese të qeverisjes do të vërehën dhe shfaqën së shpejti, nëse do të shqyrtoheshin veçantitë e formave dhe strukturave në të kaluarën, po të përpiqëshim për të kuptuar motivet dhe qëndrimet e vëna në jetë, mbase do të kishim edhe më shumë të thoshim, por kjo do të shkonte tej qëllimit tonë, nëse do të marrim parasysh të ardhmën e këtij vendi.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora