E premte, 11.10.2024, 06:23 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga vullneti i vetë popullit

E hene, 18.11.2019, 10:00 PM


Kryetari i shtetit të zgjidhet nga vullneti i vetë popullit

Nga Dedë Preqi

Po ta shikojmë Kosovën e pavarur, si shtet i ri dhe mënyren e sistemit organizativ të zgjedhjes së kuadrit të vet shtetëror, në veqanti zgjedhjen e presidentit të shtetit, na krijohet përshtypja se, gjithnjë e më shumë po vazhdon natyra e këtij pozicioni të ekspozohet më shumë ndaj predentimeve gllabëruese të pushtetit dhe pazarëve politike, se sa ndaj pushtetit ekonomik, organizativ e shtetëror.

Do të ishte shumë e nevojshme që Kosova të bëjë të mundshme ndryshimin e Kushtetutës së vendit për zgjedhjen e presidentit, duke zgjedhë formën më të favorshme dhe më të përshtatshme, drejtë përsëdrejti përmes votës së popullit, dhe jo sikur këtyre herave, që kjo poezitë të kalojë përmes pazarëve politike, të cilat po shkakëtojnë gjithherë vorbulla politike dhe dështime.

Kjo formë e zgjedhjes së presidentit do të ishte edhe shumë demokratike, sepse do të hapën edhe mundësi të tjera nga kandidatë të tjerë të pavarur dhe jo partiak, e cila praktikë depërton  edhe te shtetet tjera demokratike të botës, e cila formë do e ruante dhe mbronte më mirë dhe më, më përkushtim unitetin dhe trajtimin e popullit të vet.

Dhe në vazhdën e këtij prioriteti, duke qenë largë rrymave partiake dhe klanore, sepse po shfaqën pa reshtur format e tilla egoiste dhe partiake, me funksionin e kësaj praktike të vazhdueshme në shtetin tonë, në lojën e sëcilës ky kompleks po tenton të ndërtohet edhe në këto çaste të formimit të qeverisë së re, kur kryetari i LDK-së, z.Isa Mustafa, për të ndërtuar një koalicion me LVV, sikur e kushtëzon këtë parti, që ta siguroj që tani poezitën e kryetarit të shtetit, në zgjedhjet e ardhshme.

Nuk duhet harruar se këto lojëra politike janë duke e dëmtuar demokracinë e shtetit të Kosovës dhe popullin e saj, nga ana tjetër, konceptet dhe qëllimet e tilla, na drejtojnë nga stadet primitive që  shërbejnë si forma të errëta shoqërore, poashtu edhe ky popull deri kur duhet të ngopët me këto «hajmalia» politike, imazhet e të cilave po ia humbin kuptimin dhe rrolin e këtij shteti.

Athua se ky vend duhet të varët dhe kushtëzohet vetëm nga njerëz dhe protagonistë të tillë, që diktojnë në partinë e vet përmes ndjesive dhe intuitës së tyre dhe poashtu duhet të udhëhiqet edhe shteti, duke i lënë pas dore plot të rinjë të tjerë që ka Kosova dhe me plot energji, apo duhet që ky vend të pret akoma zbulime të reja, që na mëson të krijojmë ligje dhe kushte, që të japim një ditë efektet e pritshme.

Dhe nuk është e përcaktuar në ligj dhe në Kushtetutën e Kosovës, që kryetari i shtetit, apo kryeministri gjithherë të nominohet vetëm me emrin Hashim, Edvin, Ramush, Mustafë, Kadri dhe të tjerë, pse jo të racionalizohen edhe emra tjerë, si psh, Gjergj, Serembe, Veton, Anton, dhe emra tjerë të komunitetëve tjera pakicë, pa dallim religjioni dhe nacioni, që gravitojnë dhe japin kontributin e tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sistemi i organizimit të zgjedhjes së kuadrove të shtetit, gjegjësisht në këtë rast të zgjedhjes së presidentit të shtetit të Kosovës, të përllogaritet përmes vullnetit qytetar dhe të shkëputët nga ndërvartësia partiake e klanore, forma e sëcilës kishte me qenë ajo që do ta rregullonte dhe drejtonte timonin shtetëror, makineritë e sëcilës do të lidhën me njera-tjetrën, duke e vu në lëvizje funksionin e shtetit në tërësi.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora