Mendime
Dedë Preqi: ''Mini schengen'' për Kosovën një ''grose schajzen''
E shtune, 16.11.2019, 06:38 PM
«MINI SCHENGEN» PËR KOSOVËN NJË « GROSE SCHAJZEN»
Nga Dedë Preqi
Projekti «Mini schengen» i Ballkanit, do zbulohet në
Gjenevë të Zvicrres, atëherë kur këtë iniciativë e muar kryetari i Serbisë,
Alesandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i
Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, përmes të cilëve po ngritët mjegull edhe këto
ditë, duke mos ndryshuar nga Konferenca e atëhershme në Jalë, të vitit 1946, që
kishte qëllimin e copëtimit dhe okupimin e teritoreve shqiptare dhe krijimin e
Jugosllavisë së Madhe, në Ballkan.
Sëcili projek që vie nga iniciativat dhe shërbimet e
Serbisë, nuk e ndihmojnë dhe avansojnë Kosovën në favor të saj, përkundrazi
këto skenare kanë ekzistuar dhe ekzistojnë akoma si projekte dramatike që zihen
dhe kullohen në «kazanin» e Akademisë së Shkencave të Serbisë, përmes të cilave
edhe sot këto ide dhe plane pritet të realizohen në këtë kohë bashkëkohore dhe
demokratike, duke pasë të drejtë të gjithë ata që thojnë se, llojet e tilla të
«mini schengenëve» dhe tjera, janë projekte të çëllimshme për të përfituar më
shumë Serbia se rajoni dhe për të futur nën ombrellën e vet edhe një herë
vendet e okupuara më herët, sikur që ishte edhe Kosova.
Këtij «mini schengenit» për fat të keq do i bashkangjitët
edhe Edi Rama, i cili do ia plotësonte ëndjet dhe ëndërrat e Serbisë dhe
Vuçiqit, duke e mbështetur një projekt të tillë, dhe më e keqja dhe
arrogandësia e një kryeministri shqiptarë, kur ai flet pa marrëveshje edhe në
emër të Kosovës, duke e marrë rrolin e një cicëroni të mangët, të padëgjueshëm
dhe të pakrahasueshëm, duke ditur se projektet e tilla nuk e ndihmojnë
posaqërisht Kosovën, përkundrazi projektet e Serbisë, do ta dobësojnë dhe
izolojnë të ardhmën e saj, sepse janë të qëllimshme dhe të rrezikshme si
gjithherë më parë.
Në vazhdën e këtij projekti të «mini schengenit», kjo
iniciativë vazhdoi misionet e radhës me 9 tetor të këtij viti në Novisad të
Vojvodinës në Serbi, ku muarën pjesë krerët e shtetit të Maqedonisë, Zoran
Zajev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilën iniciativë e udhëheqi
kryetari i Serbisë, Vuçiq, duke i dhënë frymë këtij projekti të famshëm serb, i
cili projekt në parim do të ishte i qëlluar, sikur mos të kishte një prapavi të
devijueshme politike, në veqanti për Kosovën e pavarur.
Si do që të jetë kjo iniciativë, me gjithë atë që nuk
mundet ti fusë në këtë ombrellë edhe vendet tjera, sikur që ishin Sllovenia dhe
Kroacia në bashkësinë Jugosllave, sepse ato janë të pa prekshme nga ana e saj,
por pretendohet që përmes 6 vendeve të Ballkanit, përmes një projekti të tillë
të «mini schengenit» në një mënyrë të mos shpëtohen as këto vende pa hyrë edhe njëherë nën
kopetencat dhe urdhërat e Serbisë, sepse kjo është iniciatore dhe e ka rrolin
kryesor të këtij projekti famozi.
Edhe pse parimet e projekteve të tilla do të prekin ide
të rëndësishme dhe në planet e zbutjes së papunësisë në rajon, si lëvizjen e
tregut të lirë të mallrave, lëvizjen e qytetarëve me karta të identitetit,
njohja e diplomave universitare dhe luftimi i krimit të organizuar, por të
ngremë pyetjen themelore; për çfarë bëhët fjalë në fakt, kur Serbia nuk e ka
ndryshuar çasjen e saj karshi Kosovës, përmes të cilave do të hyjë në
marrëdhënie me këtë vend, kur asnjë marrëveshje ndërfqinjësore me Kosovën, nuk
e ka respektuar dhe realizuar deri më sot, edhe pse vetë Evropa është
ndërmjetësuese, atëherë kush do ti bindet dhe u beson projekteve të tilla.
Takimi i 10 tetorit të këtij viti 2019-të, në Ohër të Maqedonisë,
ishte një vazhdim i këtij misioni të « mini schengenit», me ç’rast Kosova nuk
muar pjesë, duke ditur, apo duke mos ditur rrolin e saj, të cilën mungesë e
kritikojë në atë stilin e vet Edi Rama, duke i dhënë rëndësi më shumë këtij
projekti dhe iniciative të Serbisë, se sa ndëshkimëve të Kosovës dhe të ardhmës
së saj.
Padyshim një projekt i tillë është më shumë se një
dinakëri e Serbisë dhe Vuçiqit, për të provuar që përmes kësaj metode të butë,
Kosovën ta fusë nën kopetencat dhe urdhërat e veta, sepse duke pasur dronë nga
përkrahja e SHBA-ve, dhe NATO-s, që kanë për Kosovën, do të shfrytëzonte edhe
këtë projekt, të cilin në sipërfaqe dhe rrafshin politik nuk do ta mohonte
asnjë shoqëri demokratike, por në realitet dhe në rrafshin strategjik, një projekt
i tillë do ti kushtonte shumë Kosovës dhe qytetarëve të saj, kur është e njëjta
Serbi, e cila Kosovën akoma nuk e ka heqë nga Kushtetuta e vet e Serbisë.
Sjelljet e Edi Ramës, me përfaqësimin e tij në këtë
projekt të Serbisë, janë sjellje të një adolosheti politik, i cili nuk i di,
apo nuk dëshiron me i ditë rrethanat dhe të kaluarën e hidhur të popullit vëlla
të Kosovës, që në mënyrë arrogante shpeshherë flet edhe në emër të Kosovës së
përflakur dhe të përgjakur nga këto projekte të saja, prandaj ky farë lloj i
«mini schengen» do të ishte një «grose schajzen» për qytetarët e këtij vendi, duke ditur se lojrat e tilla
të Serbisë, dhe tani të Vuçiqit, si pasardhës i Millosheviqit, nuk janë
projekte që dëshmojnë dhe prodhojnë stabilitet dhe paqë në Ballkan dhe as në
rajon.
Sikur një iniciativë të tillë ta merrte një vend tjetër
dhe jo Serbia, sepse si projekt dhe formë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve
ndërballkanike nuk ka pse të mohohet, në kuptimin e asaj që Ballkani do kishte
nevojë dhe në të shumtën e rastëve do të ndihmonte vetëvetën në shumë gjëra, jo
vetëm me ndihmën e fuqive të mëdha të perëndimit, por duke u nisur nga raportet
dhe marrëdhëniet që ka Serbia ndaj Kosovës, dhe duke kuptuar Serbinë si
gjithmonë një pretennduese dhe okupuese të rajonit, e cila e ka humbur më parë
besimin nga palët e veta, atëherë kush do ti besoj të ardhmës dhe projekteve të
saja sot, vetëm ndoshta Edi Rama, dhe soji i tillë.
Një schengen normal, që duhet ta kenë sot të gjithë
qytetarët e familjes pro-Evropiane, por kjo Evropë po e kursen akoma deri më
sot, në veqanti ndaj qytetarëve të Kosovës, e cila ndoshta do ta mbështetëte
këtë iniciativë të Serbisë, por çfarë «mini schengen» do presin që ti
përafronte qytetarët e Kosovës, kur dihet rroli dhe iniciativat e Serbisë së
sotme, një vend me një regjim të njëjtë pro-millosheviqian, i cili nuk ndjehët
fare fajtore dhe mohon krimet dhe gjenocidin që shkakëtoj në Kosovë dhe rajon,
e cila gjithë potencialin e vet politik dhe strategjik e shkrinë edhe sot, për
t’u armatosur me armët më të përsosura, që i merr nga Rusia, për të riokupuar
edhe destabilizuar edhe njëherë rajonin, në veqanti Kosovën.