Mendime
Florim Zeqa: Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor!
E diele, 17.11.2019, 01:26 PM
Odiseada e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor!
Shkruan
Florim Zeqa
Deformimi
i qëllimshëm i procesit zgjedhor, i njërit prej proceseve më të rregullta
zgjedhore të pas luftës në Kosovë, filloi me rinumërimin e parë të 314 kutive
të votimit, i pasuar me 530 tjera dhe i
vulosur me votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1428 vendvotimeve të fundit.
Pas
ankesave të disa subjekteve politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe
Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëjë anulimin e votave nga Serbia dhe
njëherësh rinumërimin e 1428 vendvotime.
Drama
e votave të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e 6 tetorit, përkatësisht anulimi i
votave nga Serbia të numëruara nën masa të jashtëzakonshme shkaku i helmimit të
rreth 20 personave në QNR, do të ndikojë edhe në rezultatet përfundimtare që do
të çertifikohen nga KQZ.
Nëse
nuk ndodhë ndonjë ndryshim drastik në procesin e rinumërimit të 1428 kutive
atëherë me heqjen e këtyre votave nga Serbia, koalicioni Nisma – AKR- PD do të
kalojë pragun zgjedhor dhe do të fitojë 6 ulëse në Kuvend duke bërë që dy
subjektet politike LDK dhe VV të cilat kanë pasur 61 deputetët e që pritet se
do të përbëjnë koalicionin qeverisës, do të kenë 4 deputet më pak, VV do të
ketë 3 deputet më pak, ndërsa LDK 1 deputet më pak.
Pritet
që rinumërimi e çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zgjasë
deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi i 1428 kërkon kohë të gjatë.
Mirëpo, nuk dihet saktësisht çfarë do të ndodhë pas këtij rinumërimi, a do të
ketë ankimime tjera dhe përseritje të rinumërimit të pjesëve të mbetura të
kutive të votimit!
Bazuar
në këto afate kohore të rinumërimit dhe çertifikimit të procesit zgjedhor,
gjasat janë tepër minimale qe viti i ri 2020 ta gjëjë Kosovën me qeveri të re.
Deformimi
i zgjedhjeve të 6 tetorit, i njërit nga proceset më të rregullta zgjedhore në
Kosovën e pas luftës ka filluar me rinumërimin e parë të 314 kutive të votimit
nga ana e KQZ-së, i cili vazhdojë me rinumërim e përseritje të rinumërimit të
vazhdueshëm e të pandalshëm deri në arritjen e qëllimit final për shpalljen si të parregullt të tërë
procesit zgjedhor.
Përmbysja e rezultatit
zgjedhor ka ndodhë
Me
përmbysjen e pjesshme të rezulatit zgjedhor, gjegjësisht të futjes së
koalicionit NISMA-AKR- PD në Kuvendin e
Kosovës do të ndryshojë shumçka në raportin e forcave politike në kuvend,
filluar nga aspekti numerik e deri të ai përmbajtësor.
Në
aspektin numerik, koalicionit të ardhshëm qeveritar do t'i pamundësohet
nxjerrja e vendimeve të mëdha në Kuvend, në anën tjetër PDK me aleatët e
saj do të tentojë që ta përdorin
koalicionin NISMA dhe të tjerët si “kali troje” për ti shantazhuar LVV-LDK, duke ju imponuar si pjesë e
koalicionit të ri qeverisë, dhe për ta
kontaminuar qeverisjen nga brenda me korrupsion dhe krim të organizuar.
Me
"kalin e trojes" në kuvend, pra me NISMA-AKR- PD është krijuar
parakushti për sabotimin e krijimit të qeverisë LVV-LDK dhe destabilizimin e
skenës politike në përgjithësi, e cila do të prodhojë zgjedhje të sërishme në
Kosovë.
Këto
janë kurthe të orkestruara nga nëntoka kriminale, e në momentin që këto kurtha
nuk shkojnë në favor të nëntokes kriminale, Kosova përseri do të shkoj në
zgjedhje të reja parlamentare.
Futja
e jashtëligjshme e koalicionit NISMA-AKR- PD shënon kulmin e deformimit të
procesit zgjedhor dhe turpin më të madh të KQZ-zë, këtij instrumenti
pushtetmbajtës në Kosovë.
KQZ-ja
me Valdete Daken në krye, është shndërruar në instrument politik të
pushtetarëve, e cila për qëllim ka jo transparencn e votës, por deformimin në
tërësi dhe përseritjen e procesit zgjedhor.
Në Kosovë nuk ka sistem
ligjor, por kriminal
Sikur
të kishim prokuori dhe gjyqësi të pavarur në vendin tonë, Valdete Daka do duhej
duhet të hetohej dhe dënohej për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër
zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e
vullnetit të popullit dhe votën e lirë.
Vjedhja
e votave nga komisionerët partiak kalohet në vjedhjen industriale dhe kriminale
në kreun e organit më të lartë mbikëqyrës zgjedhor-KQZ, e ndihmuar dhe nga
gjykatat e kapura dhe të kontrolluara në tërësi nga pushteti kriminal.
KQZ-ja
e kapur dhe e ndikuar nga politika, është shndërruar në rrënuese të procesit
zgjedhor për interesa të grupeve kriminale që për 20 vjet rresht e mbajtën pushtetin qendror dhe lokal në
Kosovë.
Pas
këtij megaskandali të KQZ-së, në zgjedhjet e radhës kur do që mbahen ato, dalja
e votuesve në zgjedhje do të jetë dukshëm më e vogël, për shkak të humbjes së
besimit nga shpërdorimi i votave të 6 tetorit 2019.
Odiseada
e rinumërimit apo fasada e turpit e procesit zgjedhor e ka një qëllim të vetëm,
rrënimin e procesit të rregullt zgjedhor dhe fillimin e një skenari të ri
zgjedhor, nga i cili të nxirren fituese partitë e korrupsionit dhe krimit të
organizuar.
Popullata me shpresa të
thyera vetëm largimin nga vendi e mendon
Edhe
përkundër abuzimit të skajshëm të KQZ-së dhe lojës përfide për rikapjen e
shtetit nga ana e forcave të errëta politike, popullata me shpresa të thyera
nuk reagon, duke dëshmuar se ka hequr dorë nga gjithçka që është e mirë në këtë
vend, duke e menduar vetëm largimin sa më parë dhe sa më largë nga "vendi
i mallkuar".
Nga
lojërat e pista pas zgjedhjeve të 6 tetorit, besojë të ketë nxjerrur mësimet e
duhura edhe Albin Kurti nga ato që unë i kam atij thënë publikisht, se
"futja brenda sistemit kriminal nuk e ndryshon atë".
Po
dalin 100 % të sakta konstatimet e mia se ndryshimi politik në vendin tonë nuk
do të ndodhë asnjëherë përmes organizimit të zgjedhjeve nga institucionet e
kapura të shtetit, përkatësisht nga KQZ-ja e kapur dhe kriminalizuar deri në
fyt.
Prandaj
më duhet ta përseris për të satën herë, se zgjedhjet brenda këtij sistemi nuk
do ta sjellin asnjëherë drsyhimin në këtë vend. Ndryshim pozitiv në vendin tonë
nuk do të ndodhë pa përmbysjen totale të sistemit kriminal qeverisës dhe
kalimin në sistem presidencial, si të vetmën mundësi që ka mbetur për evitimin
e ngërçeve politike pas zgjedhore dhe jo vetëm.
Vetëm dalja nga sistemi
kriminal dhe kalimi në sistemin presidencial, forcon sovranitetin e shtetit
Sistemi
Presidencial apo zgjedhja e presidentit të shtetit drejtëpërdrejt nga populli
(ide e kamotshme e presidentit historik Ibrahim Rugova) do t’u jepte fund
bllokadave paszgjedhore dhe mënyrës së kontrabandimit të postit të presidentit
të shtetit nga partitë politike.
Sistemi
presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave
artificiale paszgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës!
Sistemi
presidencial automatikisht krijon premisat e dy blloqeve të forta
parazgjedhore, respektivisht bipolarizimin e skenës politike.
Përderisa
në sistemin parlamentar mundësia e manipulimit me zgjedhjet është
jashtëzakonisht e madhe, në sistemin presidencial zvogëlohet në minimum ajo
mundësi, pasi vota e sovranit (qytetarit) është vendimtare në përcaktimin e
kaheve qeverisëse të vendit.
Po
që se në përzgjedhjen e parë, kandidatët nuk e arrijn shumicën, atëherë për
përzgjedhjen e dytë nxirren vetëm kandidatët që kanë fituar shumicën nga
përzgjedhja e parë.
Për
më shumë se kaq, përfundimisht Kosova, “De Jure” dhe “De Facto” e merr formën e
shtetit sovran, me organizimin e ri të Sistemit Presidencial në njërën anë dhe
Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës në anën tjetër, shteti ynë do të
bëhej partner i fuqishëm politik dhe ushtarak i Aleancës Veriatlantike,
përkatësisht NATO-s dhe SHBA-së, si garantuesin më të fuqishëm të lirisë dhe
pavarësisë së shtetit tonë
Me
sistemin presidencial të qeverisjes, Kosova do të dilte nga “çarku i mbyllur”
politik. Kjo, përveqse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të
presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme
nga jashtë, siq ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin
2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike!