Mendime
Skender Jashari: Kalvari i Parë i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, për islamizimin e tyre dhe kujtimi i At Pjetër Bogdanit
E premte, 22.11.2019, 09:53 PM
Kalvari i Parë i
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës,
për islamizimin e tyre dhe kujtimi i At
Pjetër Bogdanit
Nga
Skender Jashari
Pushtimi
Osman në Luginë të Preshevës,
kishte ardhur në
fazat e para të pushtimit të Trojeve Shqipëtare. Madje dokumentarisht faktohet që
Perandoria Osmane, kishte
vendosur garnizonin Osman në
Sopot, për të siguruar kanalin rrugor Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në
vitin 1410 ndërtohet xhamia e parë në Trojet
Shqipëtare ( disa shqipfolës dhe
pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë me
porosi historiografinë ruso-serbe, që
tentojnë këtë xhami ta bartin për vite para pushtimit Osman- për gjoja të argumentojnë ardhjen e
islamit para pushtimit
osman!). Xhami tjera nuk kishte
në Luginë të Preshevës deri në
vitet 1735.
Shqipëtarët
e Luginës së Preshevës nuk u
konvertuan me dhunë
në fillim të pushtimit Osman,
konvertimi i dhunshëm filloi pas
dështimit të Kryengritjes antiosmane të
vitit 1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës
para vitit 1689. Mjafton të
shikohen statistikat osmane të kohës,
që dëshmonin se edhe pjesa e ultësirës
së Luginës, nuk ishin musliman. Në çdo
vendbanim kishte Kisha dhe manastire
katolike, në kuadër të Dioqezës së Shkupit, si në: Preshevë( Kishën e njejtë e
sllavizuan serbët); Rahovicë( Kishën ku
qëndroi Gjergj Kastrioti, të
cilën e sllavizuan serbët); Kishë në
Zhunicë, Bukoc, Gosponicë,
Raincë, Bukurocë, Boshtran etj etj.
Lidhja
e Shenjtë u formu më 1684, mes Austrisë,
Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë,
filloi veprimet ushtarake anti-osmane më
1686, ku ushtritë austirake
zgjeruan territorin kundër
Osmanëve, në Bosnje, Bullgari,
njejtë bënë edhe Venecianët
si në Dalmaci ashtu edhe në More.
Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga
Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët,
grekët etj), nxiteshin nga
Perandori Austriak, për
kryengritje antiosmane, e komanduar
nga At Pjetër Bogdani! Gjatë
kësaj kohe,
Kalvari
i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut), ishte
Kryengritja anti-osmane e vitit 1689. Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes
Luginës së Preshevës, ku
Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht
kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot,
janë përcjellur gojdhana e deri këngë
lufte për luftën e tillë)! Njejtë
edhe Shqipëtarët e
Kosovës, iu bashkuan
ushtrive austriake! Fatkeqësia
ndodhi në Grykën e
Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që
çliroi Kosovën, me atë
që kishte çliruar përmes
Luginës së Preshevës për në
Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin
e Selanikut e tutje! Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri
që të dështonte e gjithë
Kryengritja anti-osmane dhe Lufta
anti-osmane e udhëhequr nga Austria!
Me
janar 1690, pra me dështimin e
Luftës Austriake kundër
Osmanëve dhe në të njejtën
kohë dështimin e kryengritjes
sidomos Shqipëtare kundër
osmanëve, filloi kalvari i
tmerrshëm për Kombin Shqipëtar!
Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur
aleancë me Patrikanën e
Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen
anti-osmane të 1689. Represioni
brutal i pushtuesit osmane
në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, u vu
në veprim. Shqipëtarët
e Luginës së Preshevës që deri në
këtë periudhë ishin pothuajsë % për %
katolik, u detyruan të iknin: ose
maleve të Karadakut, ose
për në drejtim të Vojvodinës(
tokës së Austrisë). Pushteti Osman
në hakmarrje spastroi etnikisht dhe kreu xhihad
mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend të tyre
vendosën sllav apo edhe
më pas ( pas viteve 1705) edhe shqipëtar të
muslimanizuar-këto ende
tregohen me frikë
nga gojdhanat e popullit të kësaj ane. Në vitet 1690-1735,
në Luginë të Preshevës, hapësira e
ultësirës kishte pësu ndryshim të
tmerrshëm etno-teologjik, më nuk
kishte katolik. U zhdukën fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të
Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën, e kryesisht
fshatrat që ndodheshin në
fusha. Madje gojtaria e popullit
ka përcjellur edhe:” sollën Shqipëtarët musliman
nga ana e Shkodrës derisa atje bëhej
kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së
familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen
edhe në Luginë të Preshevës, si familje
muslimane”. Në shumicën e
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës,
mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e mbi Shkodrës, e që lidhet
me shpërnguljen e viteve
1690-1735, mirëpo nëse rrëmon më thellë do shohësh
që një pjesë e
tyre realisht janë vendas, por që pushteti serb i pas viteve 1912 dhe hoxhallarët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia
imponuan një vetëquajtje të tillë për nga origjina. Zhvendosja e dhunshme
nga një vendbanim Shqipëtar, në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit Osman
arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht
edhe sot e vërejmë që :”Shqipëtarët turpërohen për një të keqe vetëm para
atyre që njihen e jo edhe para
atyre që nuk i njohin!”.
Historiografia
serbe e quajti këtë gjoja ikja e serbëve, por në
fakt nga Lugina e Preshevës vetëm
Shqipëtarë kishte dhe vetëm të
tillët u detyruan të iknin. Emrat
edhe të Shqipëtarëve të Luginës së
Preshevës ishin të shumtë të tipit
bizantin, të cilët më pas
u përvetësuan si emra gjoja
sllav e bullgar.
Kisha
katolike përpjekej në forma të ndryshme
për mbrojtjen e
besimtarëve të saj, por asnjëra nuk dha rezultat. Madje disa raste
Kisha katolike i vuri
në mes dy zjarresh Shqipëtarët,
duke kërkuar që të bëjnë ç’të jenë
e mundur, që të ruajnë
identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën shkishërohen. Shumë Shqipëtar në
këtë periudhë u bënë
“shkije” u shkishëruan edhe në Luginë të Preshevës.
Tjetërsimi
fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit kombëtar të Shqipëtarëve. Në këtë
periudhë mund të flasim për
islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së
Karadakut të Luginës së Preshevës. Në
vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme ndodhi gjenocidi Osman
kundër Shqipëtarëve në Karadak dhe në rrafshin e Luginës. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e
Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut
të Luginës së Preshevës, nuk e patën
fatin të kishin prijësin fetar pas
vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë
që askush nuk ishte
zë i tyre! Kjo periudhë
njihej si periudhë e
“trashjes së zullumit
osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë,
identifikohet si Kalvari i dytë
i Luginës së Preshevës( Karadakut)!
Si
përfundim, Lugina e Preshevës edhe pse
kishte një rrol vendimtar në
Kryengritjen anti-osmane të vitit 1690,
ky vit njihet si viti i shkëputjes së të kaluarës tonë mijëravjeçare
nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën që do
e bartim në supe vazhdimisht me pushtimet
osmano-sllave.
____________
Skender Jashari ish i burgosur politik nga
EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.