| E diele, 24.11.2019, 12:41 PM |
Albin Kurti - Midis shpresës dhe zhgënjimit
Nga
Ibrahim Kabili
Zgjedhjet
e fundit të 6 tetorit në Kosovë dhe rezultati i tyre, qenë një mesazh i fortë
për të gjithë klasën politike shqiptare andej dhe këtej kufirit. Shqipëria ka
afro tre dekada demokraci dhe ka shumë probleme, ndërsa Kosova ka shpall
pavarësinë në vitin 2008 dhe shteti i saj është i brishtë. Midis dy qeverive
janë nënshkruar mbi 30 marrveshje bashkëpunimi por implementimi i tyre midis dy
vendeve është në një nivel të ulët.
Mbledhje, takime, premtime, plane afatgjata, retorikë nga palët, dhe pothuajse asgjë
konkrete. Qeveria e re dhe Albini duhet tu japin një dimension tjetër këtyre
marrdhënieve. Qevetinë e Kosovës e presin shumë sfida por ajo me Serbinë është
më e madhja. Si e tillë për të duhet të dilet me një qëndrim, me një qëndrim
kombëtar, kundër planit të ndarjes së Kosovës nga Thaçi-Vuçiç.
Shtetet
fqinje dhe disa nga fuqit vendimmarrëse, janë treguar tmerrësisht të pa drejtë
me ne shqiptarët në momente kyçe të historisë sonë kombëtare! Dhe kësaj here,
ne duhet të japim përsëri territor! Jo dhe vetëm jo. Po pse gjithmonë inferior
me të tjerët, dhe kaq trima dhe brutal me njëri tjetrin? A mos kishte shumë të
drejtë Konica kur thonte: "E keqja e shqiptarëve janë vetë
shqiptarët"? Po, besoj se kishte shumë të drejtë.
Pse
kaq indiferente inteligjenca? Po Akademitë e Shkencave? Për probleme madhore,
ato duhet ta thonë fjalën e tyre. Pse kjo heshtje vrastare? Si mund të
tregohesh indiferent kur i falen 8.2 ha tokë Malit të Zi? Po me kufijtë me
Serbinë? Ata të fal historia dhe gjeneratat e ardhshme shkëmbimin e një pjese
të territorit shqiptar me një pjesë tjetër toke, po shqiptare? Jo. Në asnjë
rast dhe rrethanë jo. Këtë, nuk pati
"rastin", por nuk do ta bënte, besoj, dhe Morina. Albini si kryeministër
nuk duhet ti lejojë "Esatët" e sotëm, kushdo qofshin ata, ti japin
territore të tjera Serbisë.
Po
përse nuk mësojmë nga politika serbe?
Asnjëherë gjatë këtyre 2-3 viteve ata nuk kanë folur, dhe jo më pranuar
të japin asnjë pëllëmbë tokë të "tyre" në këmbim të marrjes së
veriut. Albini nuk duhet ta përtypi këtë "karrem". Eshtë teori e
vjetër serbe dhe me helm vdekjeprurës. Zotin Kurti për ndalimin e këtij plani
ogurzi, e votoj populli, i cili u lodh me komandantët dhe me votë i largoj ata.
Vetëm
për taksën 100% dhe kundërshtimin e ndryshimit apo shkëmbimit të territoreve
mbahet mend Haradinaj. Asgjë tjetër pozitive nuk bëri ndaj dhe u ndëshkua.
Thaçi me ato teorit e " famshme" të "tij" e ka mbushur
kupën, ndaj duhet të largohet me çdo mjet demokratik, misioni i tij ka
përfunduar. Zoti kurti nuk duhet ta harroj këtë.
Ai
bëri mirë që nuk e mbështeti "Minishengenin Ballkanik". Ky duhet të
fillonte me "Minishengenin shqiptar" dhe gradualisht të përfundoj me
pranimin në BE. Ky plan më së shumti
shkon në favor të Serbisë . Pse jo, dhe të Rusisë. Dhe ky është një moment që
kërkon sfidë nga Kurti.
Fqinjët
grabitqare, gjatë historisë, na kanë bërë padrejtësi të mëdha. Në shekuj, na
kanë ndarë, coptuar, dëbuar, pushtuar, vrarë, mohuar gjuhën, flamurin kombëtar,
kanë bërë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. A nuk qe kjo evidente në luftën e
fundit në Kosovë? Përse kjo heshtje
vrastare? Përse nuk i referohemi historisë, përse nuk themi të vërtetat, përse
tregohemi inferior me Serbinë, përse zihemi mes vedi siç thuhet andej, përse presim dhe vetëm presim nga armiku
shekullor, Serbia? Po përse ja bëjmë vetes këtë? Të bashkuar, në të drejtën
tonë, pa i rënë në qafë tjetrit, bëhemi shumë, mbi 13-14 milion shqiptarë,
ashtu të shpërndarë, por kur vjen momenti historik, bashkohemi. Politika dhe agjenturat
tentojnë ti përçajnë për qëllimet e veta shqiptarët. Kurti duhet ti bashkojë,
ti kryesoj vetë bisedimet dhe ti bëhet barrikadë Serbisë. Në emër të gjithë
shqiptarëve e me fuqinë e tyre ai e
fiton
këtë sfidë, tepër të vështirë .
A
nuk është momenti që gjithë shqiptarët ,
intelektualët, shtetarët( jo pushtetarët) dhe institucionet përkatëse të dalin
me një qëndrim ndaj këtyre problemeve të mprehta?Eshtë momenti që
institucionet, politika dhe pushtetatët të ngrihen në nivelin Helena Kocaqit,
kësaj historianeje të një rangu të lartë, e cila apelon dhe i thotë ndal lojës
me kufijtë, sipërfaqja e trojeve shqiptare shkon mbi 70.000 km katror.
Natyrshëm
lind pyetja: Vetëm tre komunat në Serbi janë territore qe "mund të
shkëmbehen" me Veriun. Turp politikanëve që bien në këtë kurth! Me
argumenta, shifra dhe fakte ti kërkohet llogari Serbisë. Reciprociteti dhe
vetëm reciprociteti me Të mund ti zgjidhë problemet. Asnjë lëshim këtij shteti
historikisht të pangopur e gjakatar. Asnjë lëshim ish bashkëpunëtorit të
Millosheviçit, presidentit serb Vuçiç. Mos prisni të ndryshoj qëndrim Vuçiçi!
Politika serbe ndaj shqiptarëve ka qenë gjithnjë agresive.
Paradoksale
dhe të pa pranueshme janë përçarjet dhe qëndrimet e disa politikanëve dhe analistëve shqiptar. Kurti, të mos merret me to e mendimet të tyre, por
të zbatoj pikat e programit dhe mendimet e shprehura herë pas here në kuvend.
Natyrisht e ka të vështirë! Po u tregua burrë shteti do ja dali mbanë. Po rendi
pas pasurisë dhe pushtetit është i dështuar ende pa filluar. Ai ndodhet midis
shpresës dhe zhgënjimit, ka shansin dhe riskun, për ta bërë e forcuar shtetin e
brishtë të Kosovës.
Politika
e jashtëme e Kosovë me Paçollin këto 2-3 vjetët efundit ka qenë e dështuar.
Qeveria
e re duhet të ndryshoj lidershipin, dhe të përballoj proçesin e çnjohjeve, të
ndërmarrë nga Serbia. Me mbështetjen e SHBA-së e Gjermanisë mund ta bëjë këtë.
Krijimi
i një qeverie të vogël është për tu përshëndetur. Kosova ka plagë të mëdha që
Qeverija Kurti duhet ti kuroj shpejt dhe pa humbur kohë ku mund të përmenden:
1-Të
marrë masa të shpejta kundër korrupsionit.
2-Të
tërheqë invesitorë të huaj dhe të vërë
në lëvizje zhvillimin e ekonomisë.
3-Të
ulë pagat e larta duke filluar nga ajo e ish kryeministrit e duke vijuar me të
tjerat.
4-Të
vendosë reciprocitetit të plotë me Serbinë.
5-Ti
kërkoj Serbisë:Të pranoj krimet e luftës, të kërkoj falje për to, të kthej të
pagjeturit, të bëj dëmshpërblimet e luftës dhe te njohë Shtetin e Kosovës me
kufijtë aktualë. Në të kundërt jo marrveshje me Serbinë.
6-Bashkimi
me Shqipërinë mund të bëhet, por duke ruajtur kufijtë e Kosovës. Pra dhe
Trepçen, Ujmanin dhe Staritergun. Pa këto nuk do të i dobishëm
"Bashkimi".
7-Ti
thotë jo "Serbisë së madhe" dhe të mos pranojë "Minishengenin
Ballkanik".
8-Të
bashkëpunoj me Qeverinë e Shqipërisë dhe dalë me një qëndrim për problemet
madhore kombëtare.
9-Të
ndërmarrë reforma për tu bërë pjesë e BE-së.
10-Të
mos pranoj në administratë njerëz të korruptuar dhe nga"kasta e
vjetër".
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 22.10.2019