Shtesë » Historia
Luan Myftiu: Nën terrorin komunist (VI)
E diele, 05.10.2008, 07:30 PM
NËN TERRORIN KOMUNIST (VI)
Luan Myftiu
(ose një radiografi e mekanizmave të regjimit komunist)
Nga Luan Myftiu
JETA E PËRDITSHME
Ushqimi në kamp, sidomos për të papunët, ishte aq i pakët sa shumica ishin vazhdimisht të uritur. Tetë muaj në vit na jepnin si gjellë vetëm preshë të zier, të cilët, ndonëse të raskapitur nga uria mundonjëse shumë të dënuar i derdhnin në kazanët e ushqimit të derrave që rriteshin me "bukën" tonë dhe therreshin për të dënuarit që punonin në miniere.
Çaji i mbrëmjes qe pothuaj fare pa sheqer dhe për ta "shtytur" bukën njerëzit e thërmonin në të, sepse kështu formohej një përzierje e thartë që ndryshonte pak nga ajo shija monotone dhe gati e neveritshme.
Për të marrë këtë ushqim në gavetën që mbanim me vete, na duhej të prisnim me orë të tëra në diell, shi a dëborë. Ata që kishin ndihmë nga familjet ulnin kokat të turpëruar tek shihnin të dënuar të mblidhnin copa buke të lëna nëpër tavolinat e mencës prej të burgosurve që punonin, të cilët s'e hanin gjithë ushqimin prej gazrave që kishin marrë në miniere. Dhe kur guzhinierët lajmëronin se ndër kazanët
Pushteti i urisë i vinte në ndihmë terrorit psikologjik për t'i rrëzuar më shpejt viktimat në batakun e turpit.
Ta haje një karamele në sy të një të dënuari pa ndihma, qe fyerje, sepse pa dashje e kuptoje se ai qe i braktisur nga njerëzit e tij të afërt.
Urija qe themeli mbi të cilën ngrihej mbretëria e fshehtë dhe e heshtur e të gjitha marrëdhënieve në kamp, sidomos midis atyre që punonin dhe të uriturve pa punë. Ata të dënuar që dilnin si lugetër të zes nga galeritë e bakrit dhe sidomos të piritit, u ngjanin ëngjëjve me krahë të bardhë, kur i shuanin urinë një të dënuari pa asnjë ndihmë. Sa grindje e mërira ndizeshin e shuheshin por edhe sa leva kishin gjakosur njerëz të pafajshëm për shkak të urisë. Mjerë njeriu i ndershëm. Ai tretej në heshtje si një qiri i ndezur, duke përkëdhelur sedrën e vet, ndërsa shuante urinë vetëm nëpër ëndrra. Dhe jeta shteronte duke i kthyer në fantazma kundërshtarët e saj.
Pleqtë shpesh rrëzoheshin të vdekur për tokë si pula të sëmura, ndërsa të tjerët plakeshin që në rininë e hershme.
Diktatura plotësonte proçesverbalet për të motivuar vdekjen e tyre dhe kujdesej të mos u jepeshin kufomat familjeve pa plotësuar edhe në varr masën e dënimit të dhënë nga drejtësia. Prandaj familjet bëheshin copë për t' i nxjerrë njerëzit e tyre nga ky varr i hapur.
Zgjimi bëhej në orën pesë të mëngjezit dhe jeta niste me përplasjet e njerëzve nëpër çesmat e pakta dhe të pamjaftueshme. Pastaj vinte radha për marrjen e ushqimit, e numërimit tonë për kontroll e nisjes për në punë. Dhe meqë këto përsëriteshin tri herë në ditë, jeta në kamp qe një radhë e përhershme. A mund të qëndrojë njeriu një çerek shekulli në radhë? Me mijëra shqiptarë e kanë kaluar këtë provë durimi.
A ka gjë më të bukur për një diktator? Robot të tillë ai u përpoq të bënte gjithë kombin. Vetëm para njerëzish të tillë ai mund të mbetej perëndi në fund të shekullit të atomit.
Por mbetej edhe pak kohë e lirë për tu takuar me shokët në ecejaket që ne i quanim shëtitje, mirëpo oborri qe aq i ngushtë, sa po të dilnin të gjithë nga dhomat, s'na mbetej veç të përplaseshin çdo minutë brrylash me njëri-tjetrin, bisedat mund t'i quaje kolektive, sepse nga ngushtica e vendit të gjitha fjalët edhe mund të dëgjoheshin nga të tjerët. Kështu ne mbaheshim në një kontroll aq të rreptë, saqë na dukej sikur komanda njihte edhe mendimet që nuk i kishin shprehur akoma.
Mësimi i gjuhëve të huaja qe i ndalur, ashtu si edhe e qeshura me zë të lartë. Kur komunistët kishin festë, mendonin se ne qeshnim për ti tallur dhe kur ata vajtonin një disfatë, ne qeshnim sipas tyre nga gëzimi. Ata s'mund ta kuptonin se sa e thellë qe urretja jonë për ta Por ne, që të mos e paguanim shtrenjtë urrejtjen tonë rebele, e edukuam veten t'i përbuznim. Dhe ata habiteshin me urtësinë tonë, duke menduar se kishin bërë efekt metodat e tyre të "riedukimit". Pushteti absolut dhe nënshtrimi i kombit i verboi ata me kohë deri në shkallën sa të besonin që njeriu mund të ndihej i lumtur vetëm pse po e linin të gjallë. Dhe, ndoshta, ky verbim shpejtoi edhe fundin e tyre të pamenduar.
Çdo lloj shoqërie ndërmjet të dënuarve shihej prej komandës me dyshim ashtu si dhe një vetmi e pajustifikuar. E para shihej si përgatitje e një komploti të organizuar, e dyta, si përpunim i thelluar i një plani arratisje nga kampi.
Ndër burgje dhe kampe kishte vazhdimisht njerëz me karakter të fortë e shpirt të madh. Ata ushqenin masat e të dënuarve me shpresë dhe moral të lartë Ata vlerësonin bukurinë e çdo gjesti dhe i frymëzonin njerëzit të qëndronin të ndershëm. Sigurimi këta i kërkontë me qiri dhe i zhdukte pa gjurmë. Por ata sikur dilnin nga dheu përsëri dhe vendosnin në kamp kuptimin e jetës. Ne s'e humbëm besimin tek e mira dhe shpëtuam kryesoren duke mbetur njerëz. Duke qënë viktima të padrejtësisë, ne përpiqeshim të mos urrenim me paragjykime. Ne qemë viktimat më të pabesueshme të shekullit, mjeranë krenarë që s'e pranuam kurrë pozitën tonë për realitet dhe i pamë si fatkeqër me një thes mëkatesh në shpinë armiqtë tanë që po na merrnin jetën. Në burg
POSHTËRIMI
Vetëm mes klithma viktimash shkaktuar prej shpatës së tij, diktatori siguroi duartrokitjet e një populli të terrorizuar.
A mund të mbahet shoku i vdekur në dhomë për ti marrë racionin e bukës?
Duke qënë pa karakter, diktatori ynë nuk pranoi t'i deklaronte kundërshtarët të denjë. Ai edhe shokët, me të cilët u puth 50 vjet rresht për sukseset, kur i dënoi për dështimet, quajti pa turp të degjeneruar. Ai fuste enkas nëpër burgje si të dënuar politikë dhe njerëz, të cilët me sjelljen e tyre prej huligani e bënin edhe vetë komandën t'i neveritej detyra. Kështu tirani shpirtzi fërkonte duart, duke "vërtetuar" gënjeshtrën e tij se degradimin politik e paraprin ai moral. Të të rrahin për një gabim është kafshëri, por të të rrahin me përbuzje të pameritur është poshtërsi. Dhe ne u rrahëm për disa dekada me përbuzje të tillë. Eshtë fakt që dashurisë njerëzore i zuri vendin urrejtja klasore dhe uniteti shpirtëror kombëtar u zëvendësua me vëllavrasjen.
Kjo luftë e padrejtë u realizua nga njerëz pa dinjitet dhe synoi t'i bënte të gjithë të tillë. Ne trajtoheshim sikur nuk ishini pjesë e kombit. Lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!
E si të mos vuanim nga komplekset? Shumë prej nesh lëngonin nga ndjenja e inferioritetit apo e mitomanisë. Ne ishim shpesh skizofrenë, maniakë, të pushtuar qe nga ndjenja e paturpësisë deri tek karakteromania. Ne ishim bërë dhe vrasës fatkeqë, po aq sa dhe vetvrasës mizorë. Dhe tërë kjo çmenduri shpjegohej nga komunistët si dobësi e një klase në degradim, apo pasojë e një lëngate të gjatë për shkak të humbjes së pozi tës sonë të privilegjuar.
Të jesh vërtetë i pafajshëm dhe të pranosh që je fajtor, është një fyerje e rëndë që i bën njeriu vetes por vetëm mendimi që persekutimi të ndalej tek ai, pa u shtrirë në pjesëtarët e tjerë të familjes, e justifikonte në një farë mase një vetvrasje të tillë morale.
TAKIMET
Kishte raste që nënat, motrat dhe gratë e të dënuarve udhëtonin me ditë të tëra për t'u takuar me ta dhe për t'u sjellë ato që kishin hequr nga goja e fëmijëve dhe ktheheshin me trastat plot e pa u takuar, sepse ato ditë Shqipëria
Kishte në burg prindër që s'e duronin dot braktisjen me vite prej fëmijëve të tjerë që digjeshin në shpirt nga meraku për fatin e bijëve të tyre. Këta i luteshin shtetit t'i lidhte me ta, por kërkush s'e vinte ujin në zjarr, duke u përgjigjur ftohtë se s'mund t'i detyronte familet të vinin e t'i shihnin në burg. Dhe vetëm gjykatat që i kishin dënuar, patën marrë përgjigje zyrtare se fëmijët i kishin mirë vetem kaq, pastaj përsëri vite të tëra të mbushura me heshtje. Një nënë fshtarare i lutej me një letër të shkurtër diktatorit t'i lironte nga burgu njërin prej djemve sepse qe plakë me një këmbë në varr dhe s'kish njeri kush ta varroste. Në fshat përfundonte letrën nëna, s'të vjen njeri në derë, as në raste vdekjesh, po të ishe i prekur dhe një gruaje tjetër në lagjen e saj, e cila ishte shpallur kulake iu desh ta varroste vetë të shoqin që