E diele, 28.04.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Fetnete Ramosaj: Krimet serbe në Kosovë (VI)

E diele, 28.09.2008, 03:30 PM


Fetnete Ramosaj

Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve

KRIMET QË KA BËRË VET, SERBIA UA MVESHË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”

“Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive”
Dobrica Qosiq

Serbia edhe më tutje vazhdon me manipulime. Çdo krim që ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adreson UÇKsë, ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK?së). Për t’i fshehur krimet e veta, mohon edhe vrasjet e civilëve që i ka vrarë vetë. Në këtë drejtim, para së gjithash, është orientuar në vrasjet e civilëve që janë të varrosur në Kosovë, duke dashur t’ua hudhë fajin shqiptarëve për të hequr përgjegjësinë e vet. Çuditërisht, edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë “brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK?së. Këtë mision e ka edhe faqja zyrtare në internet e Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme, njëra nga segmentet e krimit shtetëror serb në Kosovë. Prandaj, mirë ka thënë Dobrica Qosiqi se “rrena është bazë e filozofisë serbe të suksesit”. Esenca e kësaj filozofie shihet qartë edhe në adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu. Është karakteristikë se, pas luftës në Kosovë, më së shumti janë diskutuar “krimet” që nga qarqe të caktuara i janë mveshur UÇK?së. Madje, dëshmitë kundër saj, janë stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa krimet serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në harresë. Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare janë identifikuar vendet e varrezave masive të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe, për t’i fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë paralelizma të tilla te shqiptarët dhe në mungesë faktike të varrezave masive serbe të gjenden individë të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Aq më tepër kur shumica e shqiptarëve të akuzuar inkriminohen për “krime” të kryera ndaj bashkëkombasve të vet.54 Fatkeqësisht, në grackën e shpifjeve e manipulimeve serbe ka rënë edhe një pjesë e bashkëkombasve tanë që, edhe nëpërmjet komisioneve të ngritura kundër UÇK?së, edhe nëpërmjet shpifjeve shpeshherë të paguara me çmime tepër të larta, kanë bërë punën e Serbisë, duke punuar kundër vetvetes. Qarqe të caktuara, që nga përfundimi i luftës, por edhe gjatë saj, janë përfshirë në fushatë denigruese, me tendenca të hapura politike kundër UÇK?së, dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër, pos që, me çdo kusht janë përpjekur të rrënojnë çdo gjë, të denoncojnë e të shpifin tmerrësisht kundër çdo pjesëtari të saj. Në saje të këtyre shpifjeve, burgjet e Kosovës janë mbushur me ish?pjesëtarë të UÇK?së. Në bankat e të akuzuarve, në vend të kriminelëve, janë djemtë e UÇK?së, të cilët janë akuzuar, janë gjykuar e janë dënuar pa arritur të argumentohen nga gjykatat ndërkom?bëtare as “faktet” më elementare të akuzave që u ngarkohen. Dhe kjo bëhet thuajse UÇK?ja duhet të përgji?gjet për krimet dhe gjenocidin e makinerisë serbe të bërë në Kosovë. Janë farsa thëniet e stërpërsëritura se këto aktgjykime janë të organizuara kundër individëve e jo kundër UÇK?së. E vërteta qëndron ndryshe. Po akuzohet e gjykohet tërë UÇKja, po gjykohen edhe të rënët, edhe të gjallët, po gjykohet çdo shqiptar që ka bërë sadopak për lirinë e vendit të vet, po gjykohet edhe aleatja e saj – NATO?ja, që ishte krah i UÇK?së në luftën për liri të Kosovës. Jo rastësisht po tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi për luftën e zhvilluar në Kosovë, të tërhiqen paralele ndërmjet regjimit gjakatar pushtues serb (duke përfshirë këtu policinë, ushtrinë, paramilitarët e civilët e armatosur serbë), nën dhunën e të cilit populli i Kosovës përjetoi të gjithë rrathët e ferrit dantesk. Pasojat e këtyre tendencave janë tepër të rënda dhe të kushtueshme si për të sotmen, ashtu edhe për të ardhmen e Kosovës. Krimet dhe gjenocidi serb i ushtruar në Kosovë nuk janë të djeshme as të sotme. Ato janë shtresuar tash e më se një shekull, në format më të egra e më barbare. Por, përballë tyre, populli shqiptar bëri një qëndresë vigane në luftë për mbrojtje të ekzistencës, edhe pse secili regjim serb ishte më gjakatar se tjetri. Si rezultat i rezistenës shekullore mbarëshqiptare, u arrit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të jetë organizimi ushtarak më i suksesshëm i shqiptarëve tash e dy mijë vjet, duke krijuar një realitet të ri historik e kombëtar, duke përfituar edhe përkrahjen e aleatëve të NATO?s, për ta shpëtuar popullin e vet nga zhdukja fizike dhe Kosovën nga zhbërja gjeografike. Ky realitet për dikë edhe më tutje duket të jetë i papranueshëm. Edhe më tutje po tentohet që Kosova të mbetet përdhunisht brenda krijesës artificiale të mbetjes jugosllave, të ashtuquajturit Unioni Serbi?Mal i Zi (SMZ). Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për vrasjet dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës; askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime; askush nuk është përgjigjur për qindra?mijëra djegie e shkatërrime; askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin, gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës. Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të bëmat mizore në Kosovë.

SI TENTON TË “SHFAJËSOHET” REGJIMI SERB PËR KRIMET E BËRA?

Po të shikohet në aspektin historik, vërtetohet se tradicionalisht për krijimin e “Serbisë së Madhe” është ndjekur politika e mbështetur në trillime, gënjeshtra e dyfytyrësi, në njërën anë, krahas ushtrimit të dhunës, terrorit e gjenocidit të pashembullt, në anën tjetër. Sipas dokumenteve historike, vërtetohet se vetëm gjatë viteve 1876?1877, prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35 mijë janë mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet në Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40 miliardë dollarësh.55 Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në vitet e mëvonshme. Së fundi edhe në vitet 1998?1999.56 Knjaz Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi në viset shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën: “Çdo shqiptar i vrarë është meritë patriotike për ushtarin serb“. Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, në prag të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë serbë për batërdinë në Kosovë: “Vetëm shqiptarët e vdekur janë të mirë për Serbinë”.57 Kjo u pa qartë edhe në luftërat dhjetëvjeçare që u zhvilluan në tërë hapësirën e ish? Jugosllavisë, të cilat i shkaktoi Serbia. Mbi pohimet absurde dhe të pabaza se “Kosova është djep i shtetit dhe i kulturës serbe”, “Kosova është Serbi e vjetër”, “Kosova është e drejta jonë historike” etj., u zhvillua shovenizmi i shfrenuar serb e, së bashku me të edhe tendenca e mistifikimit dhe e gënjimit vetëm për t’i realizuar qëllimet shoveniste ndaj zhvillimit kombëtar shqiptar. Këtë, çuditërisht, e ka thënë aq bukur akademiku Dobrica Qosiq,? ish?kryetar i Jugosllavisë, njëri ndër shovenistët më të tërbuar serbë dhe frymëzues i “Memoran?dumit” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986), në mbështetje të të cilit deri në ditët tona u zhvillua e po zhvillohet politika serbe, kur thotë: “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive”.58 Për ta argumentuar faktin se Serbia me çdo kusht krimet që i ka bërë vet në Kosovë është përpjekur t’ia mveshë UÇK?së, do të ndriçojmë disa prej rasteve të shumta, kur qytetarët shqiptarë janë vrarë e masakruar nga forcat pushtuese serbe, ndërsa autorësinë e tyre organet e MUP?it serb, nëpërmjet propagandës dhe agjitacionit të servuar për agjenturat ndërkombëtare, madje edhe me materiale të fabrikuara, të dorëzuara zyrtarisht në gjykatat e UNMIK?ut në Kosovë, e në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, sipas praktikës tashmë të njohur, ia vënë në barrë UÇK?së. Një gjë e tillë bëhet edhe në publikimet e tyre “Zloçini albanskih terorista (1995?1998)”, (“Krimet e terroristëve shqiptarë 1995?1998”) botim i “Jedinstvo”?s, Prishtinë, janar 1999; në adresën zyrtare të MUP?it të Serbisë http://www.mup.sr.gov.yu dhe në një varg publikimesh tjera. Në faqen zyrtare në internet të MUP?it të Serbisë, emri i Nexhmedin Elshanit, nga Osdrimi i Pejës, figuron si viktimë e “terroristëve shqiptarë”. Ndërkaq, e vërteta është ndryshe. Nexhmendin (Adem) Elshani, i lindur më 1964, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej pranverës së vitit 1998, menjëherë pas luftimeve të zhvilluara në marsin e atij viti në Drenicë e Dukagjin, kur u kthye nga Zvicra dhe filloi stërvitjen e të rinjve të familjes së gjerë Elshani për luftë. Ndërkaq, prej qershorit gjendet në radhët e UÇK?së, në Shtabin Operativ të Rrafshit të Dukagjinit në Gllogjan, kur disa herë kalon kufirin shqiptaro?shqiptar, për të siguruar armë. Merr pjesë edhe në Betejën e Logjës. Pas kësaj, një kontribut të jashtëzakonshëm dha në përcjelljen e ushtarëve dhe të civilëve nga zonat e Dukagjinit për në rajonin e Rugovës. Në një detyrë të tillë, hetohet nga forcat serbe, në pritën e të cilave vritet më 28 gusht 1998, në Baicë të Burimit (ish? Istogut). Nexhmedin Elshani? është dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shefqet Zukaj (1945), nga fshati Beleg i Deçanit, në listat e MUP?it të Serbisë dhe në publikimin “Zloçini albanskih terorista (1995?1998)”, botim i “Jedinstvo”?s, po ashtu figuron si “viktimë e terroristëve shqiptarë”.59 Shefqet (Curr) Zukaj ishte njëri ndër ushtarët më të rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vijën e parë të frontit në Beleg, i cili që prej angazhimit në radhët e UÇKsë, në prill të vitit 1998, e deri në rënie nuk e lëshoi pushkën nga dora, i bindur se me çdo kusht lufta duhet të fitohet. Ai luftoi e qëndroi i paepur deri në ofensivën e shtatorit 1998, kur u vra në përleshje me forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, pikërisht me datën 8 të atij muaji, në Beleg. Trupi i tij u gjet një javë më vonë. Nga familjarët e bashkëfshatarët u varros në varrezat e fshatit të lindjes. Është dëshmor i UÇK?së. Çuditërisht, edhe mësuesi e luftëtari i UÇK?së Gaspër Karaqi (1961), nga fshati Ujzë i Gjakovës, gjendet në listën e MUP?it serb si “viktimë e terroristëve shqiptarë”. Dihet se Gaspër (Ndue) Karaqi është vrarë nga forcat serbe më 28 janar 1999, në afërsi të fshatit Bishtazhin, derisa po kthehej nga rruga pas përcjelljes që ua kishte bërë luftëtarëve të lirisë, të cilët po shkonin në Shqipëri për t’i dërguar në kurim disa luftëtarë të plagosur dhe për të sjellë armatim. Gaspri ishte i angazhuar në sektorin e logjistikës të UÇK?së, së bashku me vëllezërit Lleshi nga Vraniqi. Pikërisht për këtë ai vritet nga forcat serbe. MUP?i i Serbisë harron se vetëm gjatë tri ditëve, 27?29 janar 1999, bashkë me Gaspër Karaqin janë vrarë edhe 29 shqiptarë të tjerë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, prej tyre edhe njëzet luftëtarë të UÇK?së dhe nëntë civilë, banorë të Rogovës së Hasit, kufomat e të cilëve janë masakruar çmendurisht dhe çnjerëzisht po nga forcat serbe. Disa prej banorëve të Rogovës janë marrë nga shtrati, derisa ishin në gjumë, dhe janë ekzekutuar.60 Njëkohësisht me Gaspër Karaqin janë vrarë: Agron Osman Rama (1973) Smolicë ? Gjakovë; Agim Bardh Zeneli (1962), Jabllanicë ? Gjakovë; Agush Asllan Gjoci (1971) Rashiq ? Pejë; Hamdi Ibish Berisha (1977) Ruhot ? Pejë; Kasim Rexhep Shala (1981), Ruhot ? Pejë; Sejdi Avdyl Rama (1965) Smolicë ? Gjakovë; Luan Avdi Smajli (1978), Jabllanicë ? Gjakovë; Valon Muharrem Gashi (1977) Buçan ? Pejë; Naim Xhafer Gashi (1978) Sferkë ? Klinë; Daut Idriz Kelmendi (1971) Drenjë ? Istog; Bahtiar Avdyl Morina (1975) Lubizhdë ? Malishevë; Haxhi Hajdar Kleçka (1976) Kleçkë ? Lipjan; Memë Zef Lleshi (1973) Vraniq – Gjakovë, Prend Zef Lleshi (1964) Vraniq – Gjakovë; Gëzim Qazim Ademaj (1961) Ratishë ? Deçan; Emrush Qaush Çeta (1972) Trubuhovc ? Istog; Naim Halil Dreshaj (1970) Prigodë ? Istog; Sahit Abdurrahman Krasniqi (1975) Ratkoc ? Rahovec; Vesel Sejdi Avdyli (1978) Drenoc ? Klinë (kufomën e tij forcat serbe nuk lejuan që ta marrë familja), Ilir Rexhep Merturi (1970) Klinë, i zhdukur pa gjurmë. Janë vrarë edhe banorët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala e Rifat Shala. Kur jemi këtu, MUP?i serb harron të përmendë se në Bishtazhin, më 28 janar, u zu rob nga policia serbe, Gani Shala? nga Ruhoti i Pejës, i plagosur rëndë. Sapo e zunë, policët serbë filluan ta rrahin e maltretojnë. E qëlluan edhe me tre plumba në këmbën e djathtë, duke kërkuar nga ai që të pranon sa serbë ka vrarë, sa herë ka qenë në Shqipëri etj., derisa ia humbën vetëdijen, për të përfunduar në spitalin e Gjakovës, i lidhur me praga për krevati, nën përkujdesin e rreptë të policëve serbë. Maltretimet dhe torturat çnjerëzore që ushtroi policia serbe mbi Gani Shalën? në spitalin e Gjakovës, edhe në prani të vëzh?guesve të OSBE?së, atëbotë tronditën mbarë opinionin vendor e ndërkombëtar. Ganiu u torturua sërish në Burgun e Pejës, të Pozharevcit, të Dubravës, por torturat më mizore iu bënë në Spitalin e Burgut Qendror (CZ) në Beograd, ku, së pari e konvertuan me dhunë në fenë ortodokse dhe e pagëzuan me emrin “Llazar”. Dymbë?dhjetë muaj e gjysmë e kanë detyruar me dhunë të bartë kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar edhe në gjoks.61 Për dy civilët shqiptarë Hajdar Kuqi (77) dhe Bekë Shabanaj ? Cacaj (70), në librin “Zloçini albanskih terorista…”, thuhet: “Në orët e mëngjesit të 6 majit, në shtratin Bistrica e Deçanit, që rrjedh nëpër vetë qendrën e Deçanit, policia ka gjetur kufomën e Bekë Shabanaj – Cacajt (70) dhe atë të Hajdar Kuqit (77). Të dhënat e ekspertizës gjyqësore flasin se këta pleq ishin të munduar e të keqtrajtuar para se të vriteshin. Sipas rrëfimeve të familjeve të tyre, ata një ditë më parë kishin shkuar t’i ruanin kafshët kah fshati i afërm Prejlep. Atje u humb çdo gjurmë, prandaj familjet e tyre i paraqesin këto raste në polici”.62 Ndërkaq, në faqet e internetit të MUP?it të Serbisë nuk ngurrojnë që t’i paraqesin ata edhe si “qytetarë lojalë të Serbisë” (‘lojalne gradjane Republike Srbije’), të vrarë nga “separatistët shqiptarë”. Sipas dëshmitarëve, familjarëve të viktimave dhe të dhënave të KMDLNJ?së, e vërteta qëndron ndryshe. Pleqtë Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuqi, edhe pse të shtyrë në moshë, më 5 maj ’98, derisa ishin duke kullotur bagëtinë në fushat e tyre në Deçan, rrëmbehen nga serbët, keqtrajtohen dhe vriten barbarisht në afërsi të Manastirit të Deçanit. Gjatë ditës, në vendin ku janë gjetur të vrarë, vazhdimisht ka pasur lëvizje të civilëve serbë, ndërsa katër ditë para vrasjes barbare të tyre është raportuar për stacionimin e një numri të madh të paramilitarëve serbë në Manastirin e Deçanit, e bashkë me ta edhe njësia paramilitare “Beretat e kuqe”. Atyre nuk u kanë humbur gjurmët afër fshatit Prejlep, ku as më parë, por as sot e kësaj dite banorët e familjeve Kuqi dhe Shabanaj (Cacaj) nuk e dërgojnë bagëtinë në kullosë. Pra, vendi i vrasjes së këtyre civilëve shqiptarë (mbi magjistralen Deçan ? Pejë, në afërsi të manastirit) ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe dhe UÇK?ja nuk ka pasur asnjë qasje.63 Lidhur me vrasjen e Rifat Shalës, nga Barani i Pejës, dhe plagosjen e të vëllait, Smajlit, në librin “Zloqini...”, thuhet: “Të njëjtën ditë terroristët shtijnë me armë te fshati Baran, ndërmjet Pejës e Deçanit, në automobilin ku gjendeshin Rifat dhe Ismail Shala. Në sulm është vrarë vëllai më i vjetër Rifati, ndërsa Ismaili kaloi pa lëndime”.64 Ndërkaq, në raportin e KMDLNJ? së në Pejë, lidhur me rastin në fjalë, thuhet: “Më 6 maj 1998, rreth orës 00.30 nga një pritë afër fshatit Buçan vritet Rifat Sadik Shala? (30) nga Barani, student dhe plagoset rëndë vëllau Smajli profesor i Gjimnazit në Pejë dhe kryetar i nëndegës së LDK?së në Baran. Rifati vdes në vend ndërsa Smajli dërgohet në spitalin e Pejës e pastaj në Prishtinë.”65 Së pari, Rifat Shala ishte vëllai më i ri, e jo më i vjetër siç thuhet në burimet serbe. Së dyti, Smajl Shala nuk kishte kaluar pa lëndime, por ishte lënduar rëndë. Dhe së treti, ky akt barbar është kryer nga ana e forcave policore serbe e jo nga ana e “terroristëve” të UÇK?së. Sipas shumë burimeve, vrasja e Rifat Shalës dhe plagosja e të vëllait Smajlit, nga ana e forcave policore serbe, u bë për të shkaktuar përçarje dhe për ta penguar masovizimin e luftës dhe shtrirjen e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Lugut të Baranit, pasi që vëllezërit Shala për këtë qëllim, veç kishin vënë kontaktet me njësitë e UÇK?së në Jabllanicë. Edhe emri i Zymer Berishës, nga Krysheci i Pejës, sipas MUP?it serb gjendet në “listat” e të vrarëve nga “terroristët shqiptarë”. Përderisa dëshmitë e palës shqiptare, përkatësisht të KMDLNJ?së, vërtetojnë se Zymer (Hysen) Berisha? nga Krysheci i Pejës, 72 vjeç, baba i pesë fëmijëve, derisa shkonte te bagëtia, është plagosur nga forcat serbe afër shtëpisë së tij, e më pas është arrestuar, ditën e ndërmarjes së sulmit të forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të Baranit, më 29 maj 1998. Pra, edhe ditën e sulmit të forcave serbe kundër fshatit Kryshec.66 Sulmin ndaj këtij fshati, forcat serbe e kishin filluar që në orët e mëngjesit, duke e granatuar fshatin Kryshec, e veçanërisht lagjen Gërvallaj67 për të sulmuar pastaj me makineri të rëndë e këmbësori. Zymerin, të plagosur e tërheqin zvarrë dhe e fusin në automjetin e tyre. Kufoma e tij u gjet më 4 qershor, dy kilometra mbi Pejë, në shtratin e Bistricës së Pejës, në drejtim të Rugovës dhe u dërgua në morgun e spitalit të Pejës, prej nga e mori policia serbe dhe i detyroi disa romë që ta varrosin në varrezat e qytetit të Pejës.68 Autorët serbë “harrojnë” të përmendin krimet që bënë të njëjtën ditë në fshatin Vranoc, po më 29 maj 1998, kur fillimisht bënë granatimin e fshatit e pastaj depërtuan me këmbësori, me ç’rast plaçkitën dhe dogjën 18 shtëpi, si dhe shkollën e xhaminë e fshatit. Forcave të shumta sulmuese serbe, që erdhën nga Peja, iu bashkua edhe policia e Stacionit Policor të Çallapekut. Në këtë sulm i ekzekutuan Halit Zeqë Krasniqin, Beqir Rrustem Krasniqin e Faze Krasniqin, ndërsa Imer Elez Ukaj, mbytet me granatë. Kufomat e të gjithëve i dogjën në zjarrin e shtëpive të tyre.69 Ish?gjykatat serbe të instaluara në Kosovë, që edhe më tutje si të tilla e vazhdojnë aktivitetin e tyre nëpër vende të ndryshme të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe ish?gjykatën serbe të Qarkut të Pejës (kjo e fundit, pas luftës, e vendosur në Nish), kanë bërë përpunimin e një varg dokumenteve të falsifikuara, që i kanë adresuar në adresa diplomatike, në internet dhe në shtypin serb, por edhe në atë ndërkombëtar, me përmbajtje kundër UÇK?së. Njëko?hësisht duke tentuar që kësaj të fundit t’ia mveshin krimet e bëra nga vetë aparati shtetëror serb, të cilit i kanë takuar. Si civil shqiptar, i vrarë nga “terroristët shqiptarë”, në burimet e MUP?it serb figuron edhe emri i qytetarit Vehbi Mustafa (1956) nga Peja, i vrarë më 7 maj 1998 në rrugën Kozjerr?Deçan.70 Mirëpo, sipas të dhënave të KMDLNJ?së71 dhe familjarëve të të ndjerit mësohet se Vehbiu,? i cili ishte punëtor i “Elektrodistribucionit” të Pejës, pas shkallëzimit të luftës me forcat serbe, në gjysmën e dytë të muajit prill 1998, kishte refuzuar ta vazhdojë punën dhe me kohë i kishte njoftuar organet përkatëse për dorëheqjen e tij. Në mëngjes të datës 7 maj 1998, një grup serbësh (të njohur për familjarët e tij) shkojnë dhe e marrin me dhunë nga shtëpia për ta dërguar në vendin e punës, në Hidrocentralin e Deçanit. Të njëjtën ditë, duke u kthyer nga puna, Vehbi Mustafën e vrasin në automjetin e “Elekrodistribucionit” të Pejës. Mbase kjo vrasje është bërë për shkak të refuzimit të daljes në punë. Është me rëndësi të theksohet se terreni (vendi) në të cilin është vrarë Vehbi Mustafa ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave policoro?ushtarake e paramilitare serbe, prandaj misterin e kësaj vrasjeje ato e dijnë më së miri. UÇK për asnjë moment që nga fillimi deri në përfundim të luftës nuk e ka pasë atë pjesë nën kontroll. Qytetarin pejan Sadri (Metë) Komoni (1933), i vrarë ndërmjet datës 25 e 26 maj ‘98 nga pushtuesit serbë, organet serbe fillimisht e cilësojnë si “qytetar lojal të Republikës së Serbisë”, për të thënë më pas se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”.72 Duke iu referuar të dhënave të KMDLNJ?së në Pejë, rezulton se Sadri Komoni? është vrarë më 25 maj 1998, rreth orës 24, nga pjesëtarë të forcave serbe, të cilët natën kritike në Sadriun kanë shtënë nga një veturë “Lladë” me ngjyrë të kuqe, duke hyrë në shtëpinë e tij, në rrugën afër Kombinatit të Lëkurë?Këpucëve, kur po kthehej nga fqiu i tij. Vrasja e Sadriut, ndodhi vetëm disa orë, pas masakrës që forcat policore serbe kryen mbi familjen Hamzaj në fshatin Lybeniq dhe u tërhoqën në drejtim të Pejës.73 Edhe vëllezërit Adem e Bakir Gjukaj nga Peja në burimet e lartëcekura serbe paraqiten si ”qytetarë civilë të pakicës shqiptare” të vrarë nga ”terroristët shqiptarë”.74 Vëllezërit Adem dhe Bakir Muhamet Gjukaj, nga lagjja Karagaç e Pejës, janë ekzekutuar nga forcat serbe më 24 korrik 1998, afër shtëpisë së tyre, te parku i qytetit.? Ata u gjetën të nesërmen në mëngjes të vrarë e të masakruar në veturën e tyre, në rrugë, afër Kombinatit Bujqësor në Pejë.75 Duhet theksuar se Ademi dhe Bakiri që në ditët e para të shpërthimit të luftës frontale vazhdimisht kanë furnizuar me medikamente dhe ushqim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit në Gllogjan e në vende të tjera. Siç duket, forcat serbe i kishin rënë në gjurmë aktivitetit të tyre, ndaj për këtë i ekze?kutuan në mënyrën më barbare. Vëllezërit Bakir (1967) e Adem Gjukaj (1971), me profesion automekanikë, u varrosën më 25 korrik në varrezat e qytetit në Pejë. Pas përfundimit të luftës është ngritur kallëzim penal kundër dy serbëve, pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Bakir e Adem Gjukaj.

_____________

54 Mr. sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, “Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19.
55 Shih librin e historianit Bilal Shimshir, Rumelien Greqleri I-II, Istambull. (Cit. sipas S. Krasniqit, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit më lartë).
56 S. Krasniqi, po aty.
57 Po ai, po aty.
? D o b r i c a Q o s i q i, më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës jugosllave vetëm pse u jepte
disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, për çka u përjashtua nga Partia komuniste. Në fillim të
viteve ’80-të, u mbushën libraritë në tërë Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të
botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë: Qosiqin, Batakoviqin,
Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit
shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër Kushtetutës së vitit 1974. Më 1989, nën
kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u përpilua një raport me shpifje kundër
shqiptarëve të Kosovës. (Shih S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i
cit.).
58 Dr.Ramiz Abdyli, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “Kosova”, nr.2,
1994, f. 24; F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe…, vep. e cit., f. 24.
? Pas luftës nga dora e zgjatur serbe, Nexhmedin Elshanit, i janë vrarë edhe vëllai Isuf Elshani
me të birin Virgjilin, të dy ish-luftëtarë të UÇK-së. Vrasjet e tyre ende nuk janë ndriçuar.
59 Shih librin Zloqini…, f.117, ku figuron si Shefqet Zekaj.
60 Art. Dëshmi rrënqethëse për masakrën në Rogovë të Hasit, “Kosova Sot”, 2 shkurt 1999.
? Shih fotografinë e Gani Shalës në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit.
? G a n i S h a l a pas vuajtjes së dënimit prej katërmbëdhjetë muaj e gjysmë nëpër kazamatet
serbe, dymbëdhjetë muaj e gjysmë prej të cilave i kaloi në Spitalin Qendror (CZ) në Beograd,
u lirua më 7 prill 2000, nga burgu i Pozharevcit, në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
61 Fetnete Ramosaj, Njeriu që disa herë mbijetoi vdekjen (bisedë me Gani Shalën), “Fokusi”,
nr. 62.
62 Zloçini albanskih terorista…, vep. e cit., f. 37-38.
63 Të dhëna të KMDLNJ-së – Deçan; Informacion i QIK-ut, i dt. 7 maj 1998.
64 Shih Zloqini..., vep. e cit., f. 38.
? Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Rifat Shala është i radhitur me numrin rendor 3. (Libri
Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
65 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 21.
? Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Zymer Berisha, është i radhitur me numrin rendor 21.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
66 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.29, 31.
67 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës (mars-qershor 1999), vep. e cit., f. 46.
68 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66.
69 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 46; Kronikë e dhunës dhe
represionit policor serb…, vep. e cit., f. 29-30.
70 Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
71 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 65.
? Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Vehbi Mustafa është i radhitur me numrin rendor 4.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114).
72 Shih adresën në internet
http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f. 116.
? Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Sadri Komoni është i radhitur me numrin rendor 16.
(Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114).
73 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 28, 66.
74 Shih adresën në internet
http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f.116.
? Këso kohe në Parkun “Karagaç” të qytetit të Pejës ishin të stacionuara Njësitë Speciale
Policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s. Shih foton ilustrative në shtojcën Faksimile e
fotografi.
75 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.40-41, 67.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora