E diele, 28.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Luan Myftiu: Nën terrorin komunist (IV)

E diele, 21.09.2008, 05:57 PM


NËN TERRORIN KOMUNIST (II)

(ose një radiografi e mekanizmave të regjimit komunist)

Nga Luan Myftiu

BIRUCA

Biruca ishte njëra nga ato hijet e frikshme që endeshin edhe në gjumë në vetëdijen e të dënuarit. Ajo nuk shërbente si mjet për të qetësuar me anë të izolimit atë që
kish dalë nga vetja dhe bëhej i rrezikshëm për të tjerët. Aty mbylleshin kryesisht ata që për një nga bindjet e tyre, komanda i quante të pandreqshëm. Dhe pretekste kishte plot. Mjafton që pa pasur mendjen aty të haje një biskotë në fjetoren e mbushur me baltë; a të qepje një pullë dhe të priste ndëshkimi i rrahjes me 11-13 policë i shoqëruar me një muaj birucë.
Birucat qenë dhomëza 1-2 m. me dyer të grisura. Ato qenë ndërtuar prej kohësh në buzë të përroit ku fryente era ditë e natë. Kur të fusnin në të për ndëshkim, të hiqnin nga trupi çdo veshje, përveç atyre që të
kish dhënë kampi të cilat ishin beze të ngjyrosura. Në orën dhjetë të mbrëmjes të jepeshin dy batanie të trepsura, të cilat merreshin në pesë të mëngiesit. Shtatëmbëdhjetë orë të tjera duhej të vrapoje për të përballuar një të ftohtë që në dimër arrinte shumë gradë nën zero. Të dënuarit i quanin "birucat e vdekjes", sepse të gjithë ata që hynin atje, sidomos në dimër, do të parapëlqenin, ndoshta, edhe vdekjen më mirë se atë torturë që kërkonte përpjekje mbinjerëzore për ta përballuar.
Ata që silleshin aty të masakruar nga skuadra e ndëshkimit nuk ishin në gjendje të hanin vetë, prandaj ushqeheshin si fëmijë prej shokëve të birucës. Shpesh edhe rrobat u ngrinin në trup. Të gjithë, kur dilnin, kishin ngjyrën e dheut dhe me vështirësi përshtateshin në jetën e kampit.
Edhe i sëmurë, i ndëshkuari kurohej në birucë por edhe kur ishte shumë rëndë e duhej të shtrohej në infermieri, do të plotësonte doemos, kur të përmirësohej, ditët e birucës që kishte lënë mangut...
Të gjithë, komanda, mjekët, madje edhe shumë të dënuar të privilegjuar bashkoheshin në kor kundër një të dënuari që ankohej se vuante nga ndonjë sëmundje që s'kishte simptoma dhe vetëm kur ai vdiste nuk e përmendnin më. Vdekja ka një pushtet të tillë mbi të gjallët sa shuan çdo lloj urretjeje me anë të asaj qetësie hyjnore që vizaton mbi fytyrat e atyre që ka rrëmbyer.
Im atë në burgun e Burrelit kishte vdekur nga një mospërfilije e tillë kriminale. Në një kohë që vuante nga peritoniti e kuronin për enterokalit dhe vetëm kur u duk sheshit që po vdiste e dërguan për operim në Tiranë, ku mbaroi aq shpejt sa s'pati kohë as të shihej me ndonjërin prej nesh. Proçesverbalet e të vdekurve për "pakujdesi" përpiloheshin me një kujdes të tillë sa historia do të detyrohet t'i lavdërojë komunistët për humanizëm. Kurse ne të vdekshmit do t'i marrim në varr shprehjet cinike të këtyre kanibalëve që për çdo rast të tillë vdekjeje thoshin "një armik më pak" duke shprehur jo vetëm papajtueshmërinë me ata që i quanin kundërshtarë por edhe moskokëçarie ndaj çdo proteste të të dënuarve të cilët dëshpërimi shpesh i shpinte në grevë urie, a në vetvrasje të paramenduara.

NDËSHKIMI FIZIK

Kur u prishëm me kinezët, thërrisnin për patriotizëm dhe unitet kombëtar duke fshehur thikën, të cilën e nxirrnin përsëri posa e shihnin që nuk u ndodhi asgjë e keqe nga prishia e kësaj "krushqie". Ne e kuptonim menjëherë ndryshimin e qëndrimit të tyre, sepse ata e kishin sinkroniztiar aq shumë mekanizniin e dhunës, sa edhe rojet që do të futeshin për mbajtjen e rregullit në kamp, i zgjidhnin sipas situatës politike. Por kur detyroheshin të ngrinin degën e dafines të terrorizonin me një lloj "thike" më të madhe, që i rrëzonte viktimat pa zë. Ndërsa lejonin studimin e gjuhëve të huaja dhe fusnin në kamp roje të butë krijonin skuadrën e ndëshkiniit, e cila përbëhej nga 11 deri në 13 policë. Këta qëndronin në gadishmëri të përhershme për të "stolisur" barbarisht mëkatin e pafajshëm që duhej bërë shembull. Rrihej dhe mbyllej në birucë ai që kishte guxuar t'i përkthente në shqip shokut qoftë edhe titullin e një reviste që botohej legalisht italisht në Tiranë, ose ai që kish vizatuar Europën pa kufijtë e shteteve duke u akuzuar i pari si shkelës i rregullores e cila lejonte vetëm që të dënuarit t'i shprehnin njeri-tjetrit shkallën e pendimit për "fajësinë" e tyre, ndërsa i dyti, për shkak se kishte propaganduar në kamp Evropën e bashkuar dhe kishte shprehur haptazi tradhëtinë e tij ndaj atdheut nëpërmjet dëshirës për ta parë Shqipërinë pa kufi, të asimiluar nga Evropa borgjeze.
Ata që rriheshin, ishin të lumtur kur dilnin të pagjymtuar për jetë pasi
kish pasur raste që gjatë rrahjes dhe vdisnin dhe kërkush s'përgjigjej për to. Viktima, pasi zhvishej në këmishë e mbathje në një dhomë të caktuar, rrethohej nga skuadra e armatosur me kamzhikë të rëndë gome, të cilët të nxinin mishin, por nuk të thyenin kockat. E keqja vinte nga këpucët e rënda me gozhdë alpine, me të cilat ata goditnin ku të mundnin më parë. Dhe, kur "rebelit" i binte të fikët, i hidheshin kova me ujë të ftohtë dhe, ndërsa përmendej, fillohej me të nga e para, deri sa të bindeshin se i qe dhënë një mësim i mirë, nga i cili do t'i dilte gjumi natën edhe pas shumë kohësh. Ata e dinin mirë se kur arrinte kjo pikë, sepse ishin bërë mjeshtër në zanatin e tyre. Si ai furxhiu që e di mirë kur piqet buka. Por kishte ndërmjet të dënuarve edhe nga ata trima të marrë, të cilët kur përmendeshin ashtu të nxirë e të gjakosur, ngriheshin nga dyshemeja në këmbë e duke bërtitur, kërcënonin policët e magjepsur se do të vinte ajo ditë kur ata të gjithë do të përgjigjeshin për krimet e tyre. Atëherë "rrebeshi" niste i papërmbajtur dhe vetëm fuqia e Zotit mund ta shpëtonte "kryengritësin" e gjorë. Megjithëse këto ndëshkime kryheshin fshehurazi, lajmi i tyre gjente korridore të holla për t'u përbapur menjëherë në kamp e për të mbjellë aty panik. Ky qe një terror total në qënien e të dënuarit; sepse ai nuk i dinte shkaqet e vërteta të një ndëshkimi të tillë që të mund t'u ruhej përveç atij që komanda nuk i duronte dot njerëzit e ndershëm e kryelartë. Por e pësonin keq ata që nuk e fshinin përbuzjen e tyre ndaj spiunëve, të cilët duke qënë të çliruar nga paniku dhe presioni psikologjik krekoseshin nëpër kampe me pushtetin që u jepte poshtërsia e tyre.

RIDËNIMI

Mbi të gjitha qëndronte ankthi i dënimit për herë të dytë dhe për të njëjtin krim. Neni i agiitacionit dhe i propagandës që kishte mbushur kampet e burgjet në këtë periudhë vepronte verbërisht e pa mëshirë mbi çdo të dënuar. Të gjithë qenë planifikuar të mos nxirreshin nga burgu pa dhënë garanci se qenë indoktrinuar dhe kishin harruar të mendonin me kokën e tyre. Kërkush nuk qe i imunizuar për t'i shpëtuar goditjes së këtij neni. Mjafton të shprehje një simpati për diçka të huaj, a të mos shprehej me entuziazëm për sukseset e socializmit që të "piketoheshe" si i dyshimtë dhe, madje i rrezikshëm. Ashtu si qe formuluar ai nen, mund të futej në burg edhe vete
E. Hoxha, sikur të mos vepronte kriteri klasor, i cili duke bërë diferencimin e madh, e bënte nenin krejt të interpretueshëm. Për të njëjtën fjalë të thene nga dikush, kish vlerësime diametralisht të kundërta. Nëse një njeriut të tyre i pëlqente një këngë e muzikës së lehtë interpretohej se ai, i edukuar nga partia me kërkesa të larta dhe shije të hollë, dëshironte që këto këngë të kompozoheshin sa më të bukura, me qëllim që të pasqyronin sa më mirë jetën e lumtur të popullit. Por, nëse, kjo s'i pëlqente ndonjërit prej nesh, interpretohej si shprehje e hapur e pakënaqësisë së armikut të klasës, të cilit i vret sytë dielli i pranverës socialiste: si nië përpjekje e tij për të nxirë realitetin dhe për të hedhur baltë mbi sukseset e popullit nën udhëheqjen e partisë. Por edhe, kënaqësinë e shtirë ne duhej ta shprehnim në masën që ajo të tingëllonte e besueshme, përndryshe merrej për ironi dhe prekte kështu sferat e nenit të agjitacionit e propagandës.
Në burg ky nen vepronte ndaj të gjithëve me përjashtim të atyre që e provonin çdo ditë me sjelljen dhe qëndrimin e tyre se i qenë futur seriozisht rruges së rehabilitimit, d.m.th. angazhimit për t'ju kundërvënë kujtdo që do të guxonte të mendonte ndryshe nga klishetë e propagandës komuniste me të cilat ushqehej populli çdo ditë.
Ky nen u importua nga stepat e Rusisë si një shpikje djallëzore që zhdukte çdo liri fjale në emër gjoja të ruajtjes së demokracisë për të gjithë. Por ai s'qe veçse një lehtësi juridike për të justifikuar dënimet me opinion. Supozimi ndaj fajit të të pandehurit kishte zëvendësuar faktin, "krimin" kurse gjithë labirintet e këtij neni -sfinks fshihnin brenda tyre shpifjen dhe trillimin. Të gjithë të dënuarit e ndjenin se do të ishin pre e një ridënimi dhe më të urtëve s'u mbetej veç të shtireshin të çmendur, budallenj e frikamanë. Vallë, a mund ta luaje dot këtë rol për vite me radhë në një ambient ku gati kontrollohej edhe frymëmarrja ?
Po edhe sikur të arrihej vetëm do të mund të shtyje datën e këtij ridënimi, sepse diktatura kishte rrjeeta të tilla të imta, nga të cilat mund të dilje pa humbur formën e një njeriu të vërtetë. Ridënimi
kish zëvendësuar dënimin me burgim të përjetshëm, prandaj masa e tij prej 3-10 vjet privim lirie, ishte vetëm një perde prapa së cilës fshihej egërsia e pabesueshme e dënimeve pa faj. Sa njerëzve u qenë vënë hekurat përsëri, në kohën që dilte nga porta e burgut prandaj asnjeri s'i numëronte vitet që kryente, sepse asnjë nuk e dinte se edhe sa vjet i kishin mbetur për të vuajtur. Ky qe vërtetë një tmerr pa fund prandaj ideja e vdekjes nuk qe dhe aq e frikshme. Në ngushëllimet mortore kish nisur të përdorej fjala makabre "shpëtoi". Komunizmi ia largoi njeriut frikën nga vdekja, duke ia bërë jetën të padurueshme. Kur i burgosuri mendonte se ka një vdekje, i dukej vetja se s'qe një skllav i përjetshëm. Ideja e vdekjes ndoshta ishte një nga mburojat prapa të cilave ruhej i pashkatërruar dinjiteti i tronditur nga stumi i vazhdueshëm psikologjik.
Nuk qe vetëm neni i agjitacionit që bënte kërdinë. Kur ndokush e
kish humbur durimin, dhe, i shkatërruar nga nervat, guxonte të thosh haptas mendimin e vet për sistemin a për udhëheqjen e korruptuar dhe sidomos për liderin e saj përbindësh, Enver Hoxhën, aparati i dhunës shqetësohej dhe plojektonte asgjësimin fizik. Dhe për të motivuar masën e dënimit kapital montoheshin hetuesia speciale, gjyqe speciale me akuza fallse për veprimtarira të paimagjinueshme terroriste.
Duke pasur parasysh këtë monstruozitet të dhunës, çdo njeri i ndershëm duhet të përkulet me respekt përpara atyre qindra e mijëra viktimave të pafajshme që dolën psikikisht të shkatërruar, por me energji të mjaftueshme për të urryer të keqen dhe për të dashur të mirën. Në këtë vështrim duhet ngritur apoteoza e karakterit dhe natyrës së shqiptarit dhe jo kulti i neverisë për rrënojat e dobësisë së tij.
Hienat e sulmuan me mënyra barbare tempullin ku ruhej karakteri i shqiptarit. Si mjeshtër të shkatërrimit të personalitetit të njeriut i jepnin rëndësi formës së arrestimit. Ajo bënte pjesë në mjetet e luftës psikologjike që e rrëzonte njeriun ngadalë në batakun e nënshtrimit.
Befas, në mes të ditës, një lukuni policësh me hekura në duar hynin me britma tigrash, mbillnin panik, duke na mbyllur nëpër dhoma ndërkohë që kampi rrethohej me ushtarë, të cilët mbanin automatikë në duar, kurse që nga truprojet kërcënonin tytat e mitralozëve të lehtë dhe helmetat e hekurta. Pastaj jepesh urdhëri të dilnin të gjithë në fushë, ku pas një heshtjeje të gjatë, i shoqëruar nga oficerë të komandës dhe policisë që futeshin mes nesh, shfaqej si një hije e frikëshme prokurori i rrethit. Ai nuk fliste asnjë fjalë gjatë tërë këtij proçesioni dhe dukej si përfaqësues i vdekjes që
kish ardhur të merrte disa mëkatarë të vonuar.
Komisari i kampit e thyente këtë heshtje të rëndë duke na akuzuar se edhe në kushtet e një edukimi intensiv ne e vazhdonim veprimtannë armiqësore, pastaj me ton solemn lëshonte si një mallkim shprehjen e fosisizuar tallëse "Në emër të popullit". Në fund bëhej leximi një nga një i emrave, të viktimave, mbi të cilat suleshin me hekurat që nxirrnin nga xhepat, policët që dukeshin si të shkujdesur në mes të turmës së terrorizuar që mezi mbushej me frymë. Dhe kjo gjëmë na vizitonte po aq sa edhe autoburgu që sillte çdo javë në kamp fatkeqët që i priste i njëjti fat. Ne kujtesën e të dënuarve kanë mbetur më të gja1la thirrjet e shokëye të tyre në çastin e arrestimit: "Zotërinj, korrigjoni! Jo në emër të popullit, po në emër të armiqve të popuilit!", ose "Poshtë spiunët", të cilat e ngurrosnin "sheshin" sidomos oficerët e policët dhe vetëm pas këtyre çasteve që e bënin të dridhej bishën e kuqe, dëgjohej përsëri britma e komisarit të terrorizuar që urdhëronte policët e shtangur të tërhiqnin zvarrë të lidhurit me hekura.
Secilit i qe rrëmbyer shoku, kushëriri a vëllai, miku a i njohuri që s'ish aspak më i rrezikshëm, prandaj pasiguria për të nesërmen rritej. Arrestoheshin djem të urtë e punëtorë, të sjellshëm e të matur që kishin vendosur të mos bëheshin kurrsesi shkaktarë për mendime të tjera, sidomos për të afërmit që e ndjenin më thellë dhimbjen e atyre që kishin "brenda". Mirëpo askush nuk mund të kuptonte plotësisht se në bazë të cilit kriter logjika kriminale i zgjidhte njerëzit për të hedhur mbi ta vite të reja dënimi. Kush kish vendosur të mbetej i ndershëm e dinte që nuk do t'i shpëtonte këtij "seleksioni" dhe aq shumë s'e duronte ankthin e pritjes së tij, sa do të deshte ai të vepronte, mbi të sa më parë po të sigurohej që nuk do të kalonte hetuesi të rëndë, sidomos speciale. Siç thoshin ata që kishin pësuar tmerret e këtyre hetuesive, njeriu që mbetej atje gjallë, i kishte zili ata që vdisnin gjatë proçesit të tyre dhe nuk i njihte tjetër privilegj vetes veç mundësisë që, si i gjallë, të hakmerrej, a të mallkonte me zë të lartë dhe qiellin që duronte martirizime të tilla.
Vetëm ata që besonin sinqerisht te Zoti dhe për pasojë kishin forca të mëdha shpirtërore, e shihnin me keqardhje "kufomën" e tyre që masakrohej në këto hetuesi çdo ditë nën zinxhirët e rëndë dhe helmetat që u vinin në kokë për t'i penguar të vrisnin veten.
Ne ishim një rezeivat kafshësh me arsye që na sakrifikonin çdo ditë sipas një ligji që rrekej të na bindte se ashtu ishim, s'meritonim as të jetonim. Ne quheshim të korigjueshëm vetëm kur pranonim se ishim fajtorë dhe këtë duhej ta bënim vetëm sepse drejtësia qe angazhuar me ne dhe kishte marrë përsipër të na dënonte. Të mos pranoje fajësinë, akuzoje këtë drejtësi. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq me shume ka nevojë për seriozitet, qoftë edhe të shtirë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora