| E diele, 21.09.2008, 05:57 PM |
NËN TERRORIN KOMUNIST (II)
(ose një radiografi e mekanizmave të regjimit komunist)
Nga Luan Myftiu
BIRUCA
Biruca ishte njëra nga ato hijet e frikshme që endeshin edhe në gjumë në vetëdijen e të dënuarit. Ajo nuk shërbente si mjet për të qetësuar me anë të izolimit atë që
Birucat qenë dhomëza 1-2 m. me dyer të grisura. Ato qenë ndërtuar prej kohësh në buzë të përroit ku fryente era ditë e natë. Kur të fusnin në të për ndëshkim, të hiqnin nga trupi çdo veshje, përveç atyre që të
Ata që silleshin aty të masakruar nga skuadra e ndëshkimit nuk ishin në gjendje të hanin vetë, prandaj ushqeheshin si fëmijë prej shokëve të birucës. Shpesh edhe rrobat u ngrinin në trup. Të gjithë, kur dilnin, kishin ngjyrën e dheut dhe me vështirësi përshtateshin në jetën e kampit.
Edhe i sëmurë, i ndëshkuari kurohej në birucë por edhe kur ishte shumë rëndë e duhej të shtrohej në infermieri, do të plotësonte doemos, kur të përmirësohej, ditët e birucës që kishte lënë mangut...
Të gjithë, komanda, mjekët, madje edhe shumë të dënuar të privilegjuar bashkoheshin në kor kundër një të dënuari që ankohej se vuante nga ndonjë sëmundje që s'kishte simptoma dhe vetëm kur ai vdiste nuk e përmendnin më. Vdekja ka një pushtet të tillë mbi të gjallët sa shuan çdo lloj urretjeje me anë të asaj qetësie hyjnore që vizaton mbi fytyrat e atyre që ka rrëmbyer.
Im atë në burgun e Burrelit kishte vdekur nga një mospërfilije e tillë kriminale. Në një kohë që vuante nga peritoniti e kuronin për enterokalit dhe vetëm kur u duk sheshit që po vdiste e dërguan për operim në Tiranë, ku mbaroi aq shpejt sa s'pati kohë as të shihej me ndonjërin prej nesh. Proçesverbalet e të vdekurve për "pakujdesi" përpiloheshin me një kujdes të tillë sa historia do të detyrohet t'i lavdërojë komunistët për humanizëm. Kurse ne të vdekshmit do t'i marrim në varr shprehjet cinike të këtyre kanibalëve që për çdo rast të tillë vdekjeje thoshin "një armik më pak" duke shprehur jo vetëm papajtueshmërinë me ata që i quanin kundërshtarë por edhe moskokëçarie ndaj çdo proteste të të dënuarve të cilët dëshpërimi shpesh i shpinte në grevë urie, a në vetvrasje të paramenduara.
NDËSHKIMI FIZIK
Kur u prishëm me kinezët, thërrisnin për patriotizëm dhe unitet kombëtar duke fshehur thikën, të cilën e nxirrnin përsëri posa e shihnin që nuk u ndodhi asgjë e keqe nga prishia e kësaj "krushqie". Ne e kuptonim menjëherë ndryshimin e qëndrimit të tyre, sepse ata e kishin sinkroniztiar aq shumë mekanizniin e dhunës, sa edhe rojet që do të futeshin për mbajtjen e rregullit në kamp, i zgjidhnin sipas situatës politike. Por kur detyroheshin të ngrinin degën e dafines të terrorizonin me një lloj "thike" më të madhe, që i rrëzonte viktimat pa zë. Ndërsa lejonin studimin e gjuhëve të huaja dhe fusnin në kamp roje të butë krijonin skuadrën e ndëshkiniit, e cila përbëhej nga 11 deri në 13 policë. Këta qëndronin në gadishmëri të përhershme për të "stolisur" barbarisht mëkatin e pafajshëm që duhej bërë shembull. Rrihej dhe mbyllej në birucë ai që kishte guxuar t'i përkthente në shqip shokut qoftë edhe titullin e një reviste që botohej legalisht italisht në Tiranë, ose ai që kish vizatuar Europën pa kufijtë e shteteve duke u akuzuar i pari si shkelës i rregullores e cila lejonte vetëm që të dënuarit t'i shprehnin njeri-tjetrit shkallën e pendimit për "fajësinë" e tyre, ndërsa i dyti, për shkak se kishte propaganduar në kamp Evropën e bashkuar dhe kishte shprehur haptazi tradhëtinë e tij ndaj atdheut nëpërmjet dëshirës për ta parë Shqipërinë pa kufi, të asimiluar nga Evropa borgjeze.
Ata që rriheshin, ishin të lumtur kur dilnin të pagjymtuar për jetë pasi
RIDËNIMI
Mbi të gjitha qëndronte ankthi i dënimit për herë të dytë dhe për të njëjtin krim. Neni i agiitacionit dhe i propagandës që kishte mbushur kampet e burgjet në këtë periudhë vepronte verbërisht e pa mëshirë mbi çdo të dënuar. Të gjithë qenë planifikuar të mos nxirreshin nga burgu pa dhënë garanci se qenë indoktrinuar dhe kishin harruar të mendonin me kokën e tyre. Kërkush nuk qe i imunizuar për t'i shpëtuar goditjes së këtij neni. Mjafton të shprehje një simpati për diçka të huaj, a të mos shprehej me entuziazëm për sukseset e socializmit që të "piketoheshe" si i dyshimtë dhe, madje i rrezikshëm. Ashtu si qe formuluar ai nen, mund të futej në burg edhe vete
Në burg ky nen vepronte ndaj të gjithëve me përjashtim të atyre që e provonin çdo ditë me sjelljen dhe qëndrimin e tyre se i qenë futur seriozisht rruges së rehabilitimit, d.m.th. angazhimit për t'ju kundërvënë kujtdo që do të guxonte të mendonte ndryshe nga klishetë e propagandës komuniste me të cilat ushqehej populli çdo ditë.
Ky nen u importua nga stepat e Rusisë si një shpikje djallëzore që zhdukte çdo liri fjale në emër gjoja të ruajtjes së demokracisë për të gjithë. Por ai s'qe veçse një lehtësi juridike për të justifikuar dënimet me opinion. Supozimi ndaj fajit të të pandehurit kishte zëvendësuar faktin, "krimin" kurse gjithë labirintet e këtij neni -sfinks fshihnin brenda tyre shpifjen dhe trillimin. Të gjithë të dënuarit e ndjenin se do të ishin pre e një ridënimi dhe më të urtëve s'u mbetej veç të shtireshin të çmendur, budallenj e frikamanë. Vallë, a mund ta luaje dot këtë rol për vite me radhë në një ambient ku gati kontrollohej edhe frymëmarrja ?
Po edhe sikur të arrihej vetëm do të mund të shtyje datën e këtij ridënimi, sepse diktatura kishte rrjeeta të tilla të imta, nga të cilat mund të dilje pa humbur formën e një njeriu të vërtetë. Ridënimi
Nuk qe vetëm neni i agjitacionit që bënte kërdinë. Kur ndokush e
Duke pasur parasysh këtë monstruozitet të dhunës, çdo njeri i ndershëm duhet të përkulet me respekt përpara atyre qindra e mijëra viktimave të pafajshme që dolën psikikisht të shkatërruar, por me energji të mjaftueshme për të urryer të keqen dhe për të dashur të mirën. Në këtë vështrim duhet ngritur apoteoza e karakterit dhe natyrës së shqiptarit dhe jo kulti i neverisë për rrënojat e dobësisë së tij.
Hienat e sulmuan me mënyra barbare tempullin ku ruhej karakteri i shqiptarit. Si mjeshtër të shkatërrimit të personalitetit të njeriut i jepnin rëndësi formës së arrestimit. Ajo bënte pjesë në mjetet e luftës psikologjike që e rrëzonte njeriun ngadalë në batakun e nënshtrimit.
Befas, në mes të ditës, një lukuni policësh me hekura në duar hynin me britma tigrash, mbillnin panik, duke na mbyllur nëpër dhoma ndërkohë që kampi rrethohej me ushtarë, të cilët mbanin automatikë në duar, kurse që nga truprojet kërcënonin tytat e mitralozëve të lehtë dhe helmetat e hekurta. Pastaj jepesh urdhëri të dilnin të gjithë në fushë, ku pas një heshtjeje të gjatë, i shoqëruar nga oficerë të komandës dhe policisë që futeshin mes nesh, shfaqej si një hije e frikëshme prokurori i rrethit. Ai nuk fliste asnjë fjalë gjatë tërë këtij proçesioni dhe dukej si përfaqësues i vdekjes që
Komisari i kampit e thyente këtë heshtje të rëndë duke na akuzuar se edhe në kushtet e një edukimi intensiv ne e vazhdonim veprimtannë armiqësore, pastaj me ton solemn lëshonte si një mallkim shprehjen e fosisizuar tallëse "Në emër të popullit". Në fund bëhej leximi një nga një i emrave, të viktimave, mbi të cilat suleshin me hekurat që nxirrnin nga xhepat, policët që dukeshin si të shkujdesur në mes të turmës së terrorizuar që mezi mbushej me frymë. Dhe kjo gjëmë na vizitonte po aq sa edhe autoburgu që sillte çdo javë në kamp fatkeqët që i priste i njëjti fat. Ne kujtesën e të dënuarve kanë mbetur më të gja1la thirrjet e shokëye të tyre në çastin e arrestimit: "Zotërinj, korrigjoni! Jo në emër të popullit, po në emër të armiqve të popuilit!", ose "Poshtë spiunët", të cilat e ngurrosnin "sheshin" sidomos oficerët e policët dhe vetëm pas këtyre çasteve që e bënin të dridhej bishën e kuqe, dëgjohej përsëri britma e komisarit të terrorizuar që urdhëronte policët e shtangur të tërhiqnin zvarrë të lidhurit me hekura.
Secilit i qe rrëmbyer shoku, kushëriri a vëllai, miku a i njohuri që s'ish aspak më i rrezikshëm, prandaj pasiguria për të nesërmen rritej. Arrestoheshin djem të urtë e punëtorë, të sjellshëm e të matur që kishin vendosur të mos bëheshin kurrsesi shkaktarë për mendime të tjera, sidomos për të afërmit që e ndjenin më thellë dhimbjen e atyre që kishin "brenda". Mirëpo askush nuk mund të kuptonte plotësisht se në bazë të cilit kriter logjika kriminale i zgjidhte njerëzit për të hedhur mbi ta vite të reja dënimi. Kush kish vendosur të mbetej i ndershëm e dinte që nuk do t'i shpëtonte këtij "seleksioni" dhe aq shumë s'e duronte ankthin e pritjes së tij, sa do të deshte ai të vepronte, mbi të sa më parë po të sigurohej që nuk do të kalonte hetuesi të rëndë, sidomos speciale. Siç thoshin ata që kishin pësuar tmerret e këtyre hetuesive, njeriu që mbetej atje gjallë, i kishte zili ata që vdisnin gjatë proçesit të tyre dhe nuk i njihte tjetër privilegj vetes veç mundësisë që, si i gjallë, të hakmerrej, a të mallkonte me zë të lartë dhe qiellin që duronte martirizime të tilla.
Vetëm ata që besonin sinqerisht te Zoti dhe për pasojë kishin forca të mëdha shpirtërore, e shihnin me keqardhje "kufomën" e tyre që masakrohej në këto hetuesi çdo ditë nën zinxhirët e rëndë dhe helmetat që u vinin në kokë për t'i penguar të vrisnin veten.
Ne ishim një rezeivat kafshësh me arsye që na sakrifikonin çdo ditë sipas një ligji që rrekej të na bindte se ashtu ishim, s'meritonim as të jetonim. Ne quheshim të korigjueshëm vetëm kur pranonim se ishim fajtorë dhe këtë duhej ta bënim vetëm sepse drejtësia qe angazhuar me ne dhe kishte marrë përsipër të na dënonte. Të mos pranoje fajësinë, akuzoje këtë drejtësi. Sa më e madhe të jetë gënjeshtra aq me shume ka nevojë për seriozitet, qoftë edhe të shtirë.