Shtesë » Historia
Fetnete Ramosaj: Krimet serbe në Kosovë (V)
E hene, 15.09.2008, 05:26 PM
Fetnete Ramosaj
Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve
HUMBJET NË LUFTIMET E ZHVILLUARA GJATË VITIT 1999
Ndërsa në luftimet e rrepta të zhvilluara në Zonën Operative të Dukagjinit gjatë vitit 1999, raportet e MUP?it serb tregojnë se janë vrarë policët: Predrag Rakoviq (1976) nga Gjakova, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1996, i vrarë më 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit. Vrasja e tij është bërë gjatë aksionit për vrasjen dhe masakrimin në pritë të 20 pjesëtarëve të UÇK?së të ZOD të nisur për bartjen e të plagosurve në drejtim të Shqipërisë, dhe të 9 civilëve të fshatit Rogovë e Hasit. Ky polic, siç tregojnë dëshmitarët e gjallë, është vrarë nga komandanti Agim Zeneli ? “Cergashi”, i cili ka shtënë në të duke dalë nga kombi në të cilin gjendeshin të mbyllur të gjithë pjesëtarët e UÇK?së. Kjo ishte njëra ndër masakrat më çnjerëzore që kryen forcat serbe.? Pastaj Millan Stevanoviq (1979) nga Gorazhdeci i Pejës, pjesëtar i MUP?it prej vitit 1998, i vrarë më 4 shkurt 1999 gjatë sulmit të zhvilluar kundër njësisë së UÇK?së në Piskotë të Gjakovës; Sllavoljub Stanisavleniq (1968) nga Nishi, pjesëtar i MUP?it serb prej vitit 1991 dhe Zoran Sllavkoviq (1963) nga Gjakova, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1992 të rënë në fushë të minuar më 8 mars 1999 në fshatin Stubull të Gjakovës. Në raportet serbe thuhet se më 29 mars 1999, në Shishman të Gjakovës është vrarë polici Radovan Jorgin (1956) nga Novo Miloshevo, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1979. Të njëjtën ditë, në pritë të kurdisur nga forcat ushtarako?policore serbe dhe të të ashtuquajturës “polici lokale” e përbërë nga kolaboracionistë shqiptarë, në Shishman të Bokës vriten katërmbëdhjetë (14) luftëtarë të UÇK?së derisa po sillnin armatim nga Shqipëria: Naim Shin Lata (1977), nga Smolica e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Kadri Muhamet Berisha (1966), nga Pozhari i Deçanit, pjesëtar i Brigadës 131, Florim Elez Sejdiu (1976), nga Smolica e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Besim Ali Rama (1963), nga Batusha e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Ibrahim Kadri Asllani (1973), nga Deva e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Jashar Zejnullah Jashari – “Duraku” (1962), nga Strofci i Vushtrrisë, epror i ZO të Drenicës, Armend Sefedin Qymyri (1976), nga Gjakova, luftëtar i Brigadës 134, Bujar Esat Sylaj (1974), nga Gjakova, luftëtar i Brigadës 134, Nuhi Haxhi Elezaj (1981), nga Lubizhda e Prizrenit, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Mehdi Adem Zabeli (1968), nga fshati Lum i Madh i Vushtrrisë, pjesëtar i ZO të Drenicës, Jahja Rehan Danuza (1971), nga Rahoveci, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Bujar Beqir Shala (1979), nga Rashiqi i Pejës, luftëtar i Brigadës 135, Xhemajl Idriz Avdullahu (1964), nga Gjakova, luftëtar i Brigadës 134, dhe Man Metë Maqi (1978), nga Shishmani, luftëtar i Brigadës 134 të UÇK?së. Trupat e tyre, forcat serbe i grumbullojnë në një vend dhe i djegin së bashku me armatimin dhe municionin që kishin me vete. Pas luftës, mbetjet e eshtrave të 14 vetave janë varrosur në një arkivol të përbashkët në varrezat e Gjakovës.
FUNDI I KRIMINELËVE FAMËKËQINJ VIDOMIR SHALIPUR E MILLUTIN PRASHÇEVIQ
Më 24 mars 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Lubozhdë të Istogut janë vrarë policët e MUP?it të Istogut Sinisha Ostojiq (1971) nga Osojani dhe Vukadin Petkoviq (1976) nga Istogu. ? Në luftimet e zhvilluara në Lubozhdë, më 24 mars 1999, kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të UÇKsë: vëllezërit Afrim Qazim Meshi (1964) dhe Bashkim Qazim Meshi (1966), nga i njëjti fshat. Ndërkaq në luftimet e zhvilluara prej datës 27 mars deri më 2 prill të vitit 1999 në vijën e frontit Dashinoc – Lumbardh – Llukë e Poshtme – Pozhar, që njihet si Beteja e Pozharit, kanë rënë heroikisht luftëtarët Elez Ramë Geci (1951) nga Lluka e Poshtme e Deçanit dhe Maxhun Brahim Berisha (1962) nga Prapaçani i Deçanit, eprorë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”. Raportet serbe tregojnë se në këto luftime janë vrarë policët: Dragutin Stanimiroviq (1957), pjesëtar i MUP?it serb prej vitit 1976; Vujo Milanoviq (1958) pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1979; Miomir Vujosheviq (1959) nga Carrabregu i Deçanit, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1985; Milosh Lasica (1976) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1988; Nedelko Gjukiq (1954) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1978; Oskar Varadi (1968), pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1988 dhe Sasha Salak (1972) nga Zrenjanini, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993. Për policin Selim Adroviq (1948), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1971, thuhet se është vrarë më 3 prill 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Tomoc të Istogut. ? Më 3 prill 1999, gjatë luftimeve me forcat serbe në Dobrushë të Istogut është vrarë luftëtari i UÇK?së, Blerim Halil Kelmendi (1977), nga Llabjani i Pejës. Për kriminelin famëkeq, Vidomir Shalipur ? “Munja” (1970) nga Priboji, pjesëtar i MUP?it serb të Pejës prej vitit 1990, thuhet të jetë vrarë më 8 prill 1999, në fshatin Radavc të Pejës gjatë sulmit të ndërmarrë kundër njësive të UÇK?së. – Vidomir Shalipuri njihet si polic shumë represiv që ka rrahur dhe terrorizuar shqiptarët e qytetit të Pejës edhe para se të fillonin përleshjet e para në Kosovë dhe para se të shfaqej UÇK?ja. Fillimisht iu kishte bashkangjitur njësitit special të policisë serbe të quajtur “Operativna Grupa (OPG)” (Grupi Operativ) dhe ishte njëri prej kriminelëve më mizorë të këtij grupi.32 Duke iu referuar burimeve nga policia serbe, Shalipuri pas një kohe e kishte lëshuar OPGnë për të vepruar në kuadër të formacionit policor “Munja”, “për të pasur më tepër autonomi në operacione dhe për të qenë komandant”.33 “Munja” (“Vetëtima”) ishte njësi terroriste dhe njëkohë?sisht edhe kidnapues të paguar nga shteti. Njësia para?militare ?Munja? (“Vetëtima”) ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë.34 Ndërsa Vidomir Shalipuri ishte truri militar i këtij grupi famëkeq dhe njëkohësisht komandant i tij. Aty bënin pjesë edhe kriminelë të shumtë si Nebojsha Miniq – “Mrtvi” (një kriminel i njohur dhe me një stazh të gjatë nëpër burgje, më vonë komandant i “Munja”?s, drejtues i masakrës mbi popullatën civile në Çyshk, Zahaç, Pavlan), pastaj Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan Kaljeviq, Obrad Rajiçeviq, etj.35 Shumë militarë serbë janë dërguar në Kosovë drejt nga qelitë e burgjeve në Serbi. Disa prej këtyre militarëve që kanë luftuar në Kosovë i pranuan “American Radio Works”?it se ata ishin liruar nga vuajtja e dënimit në burg me kushtin e ardhjes për të luftuar në Kosovë. Një nga ta është Marko, një ish?i burgosur që tash jeton në Mal të Zi. Ai është një figurë tipike e njeriut nga nëntoka serbomalazeze. “Urdhërat që më jepeshin mua ishin që të arrestoja njerëzit dhe t’i fusja brenda”, tregon Marko. “Pastaj, ka pasur urdhra speciale për të kapur individë të veçantë dhe për t’i sjellur ata gjallë ose vdekur. I kam likuiduar pesë a gjashtë njerëz në këtë mënyrë. Arrestonim njerëz të rëndësishëm, politikanë, funksionarë. Për çmimin e lirisë sonë ne ishim në gjendje të bënim, thjeshtë, gjithçka”.36 “Munja” (“Vëtetima”) ishte formuar në fillim të vitit 1998, si një njësit që do t’iu kundërpërgjigjej sulmeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sa vete e shtoheshin në rrethinën e Pejës. Njësiti ishte menduar për të qenë si një krah i “Posebne Jedinice Policije ? PJP” (“Njësitë Speciale të Policisë”) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. “Munja” kishte marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si në Voksh, Jabllanicë, Gllogjan, Irzniq etj. Pjesëtarët e “Munja”?s shkonin në vendet ku askush tjetër nuk dëshironte, “Munja” shkatërronte çdo gjë, thekson ndër të tjera American Radio Works, në studimin e saj, duke iu referuar burimeve nga policia serbe.37 “Munja” ka pasur prej 30 deri në 50 luftëtarë dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara, të cilat, me fillimin e bombardimeve të NATO?s, ishin strehuar në barakat e “Armatës Jugosllave” në Pejë. Ky grup ka pasur lidhje të ngushta në Pejë me anëtarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit dhe me zyrën e prefektit serb të Pejës, Jovo Popoviq, i cili gjatë luftës, ishte zëvendëskomandant i “Shtabit të Krizës” për Qarkun e Pejës, i emëruar nga “Armata Jugosllave”.38 Likuidimin e Shalipurit e bëri Avni Elezaj? (17) nga Jabllanica e Vogël, më 8 prill 1999, në Novosellë (afër fshatit Radavc) duke e goditur me mortajë krahu dhe duke e hedhur në erë automjetin me të cilin po udhëtonte me bashkëvepruesit e tij. “Me vrasjen e Shalipurit në një pusi në afërsi të fshatit Radavc, në prill të vitit 1999, kishin filluar edhe ditët e vështira për “Munja”?n. Me vdekjen edhe të disa pjesëtarëve të tjerë të grupit, mendohet se numri i luftëtarëve ishte zvogëluar dhe se pak prej tyre kanë mbijetuar”, shkruan American Radio Works.39 Më 16 prill 1999, kur në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Malet e Duboçakës, në përleshje të rrepta me forcat serbe në Zhebel bien heroikisht komandanti për Operacione Luftarake i ZOD?it, Shkëlzen Hilmi Haradinaj (1970), me bashkëluftëtarët eprorë të Brigadës 131: Fatmir Smajl Nimanaj (1973), Hasim Misin Halilaj (1973) dhe Luan Islam Nimanaj (1978) të gjithë nga Gllogjani, si dhe Hajdin Misin Haziri (1968) nga Zhebeli i Gjakovës, në raportet e MUP?it serb thuhet se janë vrarë policët Jelenko Buniq (1976), nga Zrenjanini, Zhelko Rauzhan (1970), nga Mitrovica e Sremit dhe Goran Sandiq (1973), nga Kikinda; Nikola Rakiq (1947), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se është vrarë më 18 prill 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Drenoc i Madh, komuna e Klinës. Për Millutin Prashçeviqin (1968) nga Vraniqi i Gjakovës, oficer i lartë i MUP?it serb në Gjakovë, kriminel në zë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1990, Lubograd Llazareviqin (1973) nga Klina, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1998, Boban Llazoviqin (1976) nga Peja, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë vrarë më 21 prill 1999 në Mejë të Gjakovës. Vetëm një javë më vonë Meja e Korenica do të bëhen kasaphanë e mbi 500 civilëve shqiptarë, nga ana e forcave serbe, mbetje eshtrash të të cilëve në grupe të vogla tash sa vjet po i kthejnë nga varrezat masive në Serbi. Sipas dëshmitarëve okularë, në masakrën e Mejës vetëm gruaja e Millutin Prashçeviqit, i ka ekzekutuar dhjetë civilë shqiptarë. Serbia ka spekuluar shumë se Masakra e Mejës dhe Korenicës – Golgota Shqiptare,? ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kryekriminelit Prashçeviq dhe bashkëvepruesve të tij. Një pohim i tillë assesi nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Sepse, sipas mbamendjes historike, masakrat çnjerëzore serbe mbi popullatën civile shqiptare, ishin tragjedi të stërpërsëritura dhe se metodat e veprimit të politikës terroriste të Serbisë ndaj shqiptarëve janë të përcaktuara qartë në elaboratet serbe të Çubrilloviqit, Andriqit, Qosiqit e viqëve të tjerë. Vetëm në elaboratin? e Vasa Çubrilloviqit, kaptina të tëra i kushtohen rripit të “kufirit me atdhe” Kosovë ? Shqipëri, pikërisht Rekës së Keqe. Këtu niset plani “Patkua”. Projekti saktëson mënyrën se si duhet dëbuar popullin, se si duhet djegur vendbanimet, se si duhet vrarë të rinjtë, se si duhet masakruar popullatën për të mos patur dëshirë kurrë më të kthehen në trojet e veta dhe si duhet të dëbohen përtej Bjeshkëve të Nemuna.40 Për realizimin e kësaj platforme antishqiptare, pavarësisht nga mjetet dhe metodat që do të përdoreshin, ai që do ta zgjidhte me sukses çështjen e asgjësimit të shqiptarëve nën Jugosllavi “do të bënte vepër të pavdekshme për popullin serb”.41 Masakra e Mejës qëlloi shumë e vonshme, në destinacionin e krimit të paevitueshëm. Masakra kishte filluar më herët, shumë kohë para vrasjes së famëkeqit Prashçeviq. Më 14 prill 1999, në Mejë e Bizhtazhin, kolona e cila largohej nga Gjakova drejt Shqipërisë, ndalohet nga policia serbe. I kamuflojnë kinse janë policë pasi që policët serbë hyjnë për një çast në mesin e tyre. Aeroplanët e NATO?s shtiejnë mbi këta civilë, duke menduar se janë policë dhe ushtarë serbë. Pastaj, policët serbë bëjnë vrasje të dyfishtë, duke qëlluar me armë nga të gjitha anët mbi ta. Nga ky organizim, vdesin në Meje e Bishtazhin afro 100 veta, të gjithë gra, fëmijë dhe meshkuj ? civilë të pa armatosur.42 Kishte më shumë se një vit që forcat ushtarako?policore e paramilitare serbe kryenin masakra çnjerëzore gjithandej Kosovës. Është paraqitur një sarkazmë publike e policisë terroriste serbe, që “arsyetohej” se masakra e Mejës është bërë në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së kryekriminelit Prashçeviq. Vrasja e Prashçeviqit i paska frymëzuar të shfrenohen, duke prerë dhe djegur shqiptarët e Meje ? Korenicës. Gjatë masakrës është përmendur emri i Prashçeviqit, kanë këlthitur bishat gjakpirëse se si po hakmerreshin për të. Ata vërtet kishin pse të brengoseshin se s’dinte askush të urrente shqiptarët më shumë se Prashçeviqi. Por masakra nuk ka ndodhur për shkak të hakmarrjes për të. A kanë ndodhur vallë masakrat në Prekaz, Qirez, Likoshan, Reçak, Abri, Çyshk, Pavlan, Zahaq, Krushë, Celinë, Bellacërkë, Lybeniq, Kralan... për shkak të Prashçeviqit?!43 Kështu, vetëm një muaj para kësaj masakre çnjerëzore, më 25 e 26 mars 1999, nga forcat serbe në Gjakovë, në krye të të cilave ndër më të tmerrshmit ishte vet Millutin Prashçeviqi, ekzekutohen 57 civilë. Ditën e parë të sul?meve të NATO?s, në shenjë hakmarrjeje, vriten 20 burra në Goden, 6 në Çarshinë e Vjetër, 17 në rrugën e Cërpanës dhe 9 në lagjen rrëzë Çabratit, ku i dogjën të gjitha shtëpitë e saj.44 Më 25 mars, vritet atdhetari Mark Malota, derisa po dilte nga zyra e partisë politike ku vepronte. Po këtë ditë, në oborrin e shtëpisë së vet vritet edhe piktori Shefqet Pruthi. Vrasjet e tyre ishin “vrasje me para?mendim”, ngase shquheshin si intelektualë, si krijues të vetëdijes për liri kombëtare, ashtu siç ndodhi edhe me intelektualë të tjerë në qytete të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars, vranë dr. Izet Himën. Shtatë të tjerë i vranë në Bllokun e Ri. Ua zhdukën kufomat e ua dogjën shtëpitë. Më 1 e 2 prill, 100 veta zhduken dhe vriten nëpër të gjitha rrugët e lagjes së Stacionit të Autobusëve, pastaj rrugës përreth Gjyqit deri në rrugën “Asim Vokshi”.45 Këso kohe masakra të tmerrshme me përmasa të gjëra ndodhin edhe në Kralan të Gjakovës, në Beleg të Deçanit, në Lybeniq të Pejës e gjetiu nëpër Kosovë. Më 2 e 3 prill 1999, forcat serbe të cilat arritën të depërtojnë në Kralan, ku ishin tubuar mbi 30 mijë të zhvendosur nga komuna e Klinës, Mitrovicës, Skënderajt etj. Ndanë nga familjet e tyre mbi 100 meshkuj të moshës 15 ? 55 vjeçare, të cilët i ekzekutuan dhe masakruan në format më sadiste. Prej datës 19 deri më 24 prill 1999 forcat serbe në afërsi të Urës së Rakovinës dhe asaj të Meqes pandërprerë kanë djegur kufoma të cilat i sjellnin me traktorë nga Kralani e Kpuzi. Për pesë ditë me radhë, në ato vende bashkë me kufomat kanë djegur goma të automjeteve të ndryshme. Një gjë e tillë është bërë me qëllim që t?i zhdukin gjurmët e masakrës dhe viktimat t?i paraqesin si viktima të sulmeve ajrore të NATO?s. Në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës, më 20 qershor 1999, janë zbuluar disa varre masive apo më mirë të themi krematoriume të tmerrshme, ku forcat serbe kanë ekzekutuar mbi 100 civilë shqiptarë, kufomat e të cilëve më pastaj i kanë djegur me vaj ushqimor për të humbur gjurmët e krimeve çnjerëzore. Vetëm në lagjen e Brahim Zenunëve të Kralanit, shihen gjurmët e 11 varreve masive, ku janë ekzekutuar nga 15?20 civilë shqiptarë. Gjurmë të tilla të kufomave të djegura, si kafka, eshtra gjymtyrësh, dhëmbë, rroba të djegura e gjurmë gjaku shihen kudo në vendet ku është bërë ekzekutimi i civilëve shqiptarë. Gjurmë të tilla ka në oborrin e shtëpisë së Shaban Kapllan Zenunit, në oborrin e shtëpisë së Brahim Isuf Zenunit, në shtëpinë e rrënuar të Muharrem Pajazitit, në shtëpinë e Sadri Xhemë Kadriajt, në livadhin e Kadri Metës, në dy vende në livadh të Muharrem Pajazitit, në njërin vend kufomat janë djegur me raki, pastaj në oborrin e shtëpisë së Ramë Miftarit, në rrugicat e kësaj lagjeje, në bunarin e Brahim Zenunit, të Imer Pajazitit, të Muharrem Pajazitit etj.46 Mujë Gërvalla (70) nga Duboviku, komuna e Deçanit, është masakruar nga forcat serbe gjatë ofensivës së muajit prill 1999 në oborrin e shtëpisë së tij. Kufoma e tij është gjetur më 21 maj 1999. I kishte të këputura me sopatë kokën, duart, këmbët e gjymtyrët tjera të trupit. Disa pjesë të trupit nuk iu gjetën fare. Sylejman Dushi, 30?vjeçar nga Klina, baba i gjashtë fëmijëve, më 26 mars 1999, është ekzekutuar nga forcat serbe para syve të anëtarëve të familjes së vet. Duke i parë forcat serbe duke ia ekzekutuar të birin, vdiq në vend e ëma e tij, Zyryfe Dushi, 58?vjeçare. Më poshtë do të përmendim masakrën makabre që kryen forcat serbe në shtëpinë e Mehdi Vejsës? dhe në familjen Haxhia në Gjakovë. Tmerri që ndodhi në bodrumin e shtëpisë së Mehdi Vejsës së ndjerë është dëshmia më autentike dhe më rrëqethëse. Përmasat makabre të kësaj masakre s’mund t’i përthekojë mendja e shëndoshë njerëzore. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut, Fetije Gashi?Vejsa (60?vjeçare), gruaja e djalit të saj, Lulzimit, Tringa Hani Hoxha?Vejsa (30?vjeçare), e ëma e Tringës, Shahindere Nushi?Hoxha (55?vjeçare), motra e Tringës, Flaka Hani Hoxha (15?vjeçare), fëmijët e Tringës, Rita Lulzim Vejsa (2?vjeçare), Arlind Lulzim Vejsa (5? vjeçar), Marigona Lulzim Vejsa (9?vjeçare), Dorina Lulzim Vejsa (11?vjeçare). Në bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes dhe Mehdi Vejsës, Valbona, (38?vjeçare), e martuar me Behar Haxhiavdinë me fëmijët: Doruntinën (3?vjeçare), Egzonin (5?vjeçar) dhe Rinën (7?vjeçare). Pos këtyre në bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci?Caka (34? vjeçare), gruaja e Ali Xhemil Cakës, me tri vajzat e saj Dionën (2?vjeçare), Delvinën (7?vjeçare), Dalinën (14? vjeçare) dhe djalin e saj Drenin (9?vjeçar), Hysen Shaban Gashi (53?vjeçar), Mandushe Lutfi Nuqi (52?vjeçare) dhe nëna e saj Shirine Lama?Nuqi (73?vjeçare). Gjithsejt në bodrum ndodheshin 21 veta: një mashkull i moshës madhore, 7 gra të moshave prej 30 ? 73 vjeçare dhe 13 fëmijë prej moshës 2 ? 15 vjeçare. Në të gjithë këtë masë fëmijësh dhe grash kanë shkrepur rafale automatikësh dhe pasi i kanë vrarë ia kanë futur flakën shtëpisë. Nëpër tym e flakë Dren Ali Caka (9?vjeçar, i plagosur me dy plumba në krahëror) ka arritur të dalë nëpër dritare dhe të shpëtojë, por nuk ka mundur ta nxjerrë prej aty edhe motrën e tij të vogël Dionën 2?vjeçare, e cila kërkonte ndihmë nga ai. Diona u dogj e gjallë. Është rrënçethës rrëfimi i Drenit të plagosur, i cili kur po dilte nëpër dritare e kishte lënë motrën e vogël duke kërkuar ndihmë nga ai: “Bacë, merre çikën!”.47 Sipas një statistike, asnjë fëmijë në botë nuk ka parë në një gjysmë ore më shumë vdekje se sa Dreni. Ai, në grumbullin e fëmijëve mbeti gjallë për fat, por edhe në saje të zgjuarsisë së tij. Me krah të plagosur bëri sikur kishte vdekur, kaloi përmes këmbëve të gjaksorëve të tërbuar, kapërceu dritaren dhe arriti te halla e tij. Të vdekura i la nënën Valbonën, motër Delvinën, Dalinën dhe Dionën...48 Në masakrën e kryer më 2 prill 1999, në lagjen e Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, në familjen Haxhia, forcat pushtuese serbe vranë vëllezërit Hasan (49?vjeçar) e Adem (46?vjeçar) Ali Haxhia, djemtë e Ademit, Beratin (17?vjeçar) e Gëzimin (26?vjeçar) dhe gruan e Hasanit, Myzafere Murat Haxhiun (49?vjeçare). Ndërsa familja e Januz Canës (72? vjeçar) e përbërë nga gruaja e tij Ganimete (Rexha) Cana (60?vjeçare), vajza Shpresa (43? vjeçare) dhe djali Fatmiri (41?vjeçar). Pasi i masakruan i dogjën së bashku me shtëpinë. Kjo familje u zhduk pa lënë asnjë pasardhës. U vra Afërdita Deda ? Demjaha me të birin Ylberin, të cilin e masakruan me thika në gjumë e pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e varën në shtyllën elektrike. Për këtë masakër dëshmitari okular Agron Nagavci, ndër të tjera thotë: “Natën kritike forca të shumta policore dhe para?militare (60 sish) kishin rrethuar lagjen tonë pas mesnatës në mes 1 e 2 prillit 1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytë i shtëpisë sime, e cila gjendet në këtë lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin e bërë nga komandanti i policisë së Gjakovës, N. P., i cili e ka ndezur shkrepsën. Posa e morën sinjalin, policët ndezën dritat e automjeteve për të ndriçuar terrenin. Ndezja e dritave më ka mundësuar t’i identifikoj pjesëmarrësit e krimeve të asaj nate. Ata ishin kryesisht banorë të kësaj lagjeje, ishin fqinjtë tanë, disa prej tyre i kisha shokë të fëmijërisë me të cilët kisha raporte të mira deri atë natë. Ata nuk hezituan të vrisnin mbi 60 veta, të digjnin më shumë se 100 shtëpi dhe banorët e tyre t’i përzënin për në Shqipëri.”49 Se civilët serbë kanë bërë krime edhe më të mëdha se armata terroriste serbe, u vërtetua menjëherë pas luftës, nga dëshmitë e të gjithë atyre shqiptarëve që kishin pësuar nga dora gjakatare serbe. Kudo që ka pasur masakër, familjarët përmendin emrat e fqinjëve të tyre serbë. Në bazë të shpjegimeve të familjeve të dëmtuara, më se 60 për qind të krimeve janë kryer nga serbët vendorë civilë. Ata u mobilizuan në bandat paramilitare.50 Lagjja Brekoc, ishte e banuar me 10 për qind serbomalazezë. Me rastin e bombardimeve të NATO?s të gjithë u uniformuan. Po ashtu, Lagjja Piskotë, kishte të njëjtën pozitë dhe po ashtu të gjithë u bënë policë. Në policë u shndërruan po ashtu edhe të gjithë banorët serbë të lagjes së ashtuquajtur “Rruga e shkijeve”.51 Pas masakrës së Meje?Korenicës, dëshmitarët ofrojnë prova konkrete dhe emra konkretë serbësh që deri atëherë ishin njohur në Gjakovë si qytetarë civilë, që do të thotë, të gjithë sa ishin nga Brekoci dhe Piskota, janë parë të veshur me uniforma paramilitarësh, madje as nuk janë maskuar fare. Më të vrullshëm ishin serbët nga Brekoci, pasi ata njihnin të gjitha qëndrimet politike të shqiptarëve të Meje? Korenicës, si dhe nga diku ishin informuar për hollësira të tjera, kështu që ata e dinin me përpikëri kush ku ndodhet. Ata kishin kryer “punën” me efikasitet, kishin njohuri të sakta për secilin, si dhe kishin komandë si të vepronin me akëcilën familje shqiptare. Meqë kishte komandë, vërtetohet se krimi ishte programuar diku “më lartë”. Nëse nuk dihen ata “më lartë” në Beograd, kriminelët “lokalë” serbë dihen me emër e mbiemër. Familjet e shqiptarëve të dëmtuar kanë deponuar emrat e kriminelëve, duke ofruar deklarata me shkrim në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.52 Për policin Dushan Karanoviq (1965) nga Rajnovci, komuna e Bihaqit, pjesëtar rezerv i MUP?it të Serbisë prej vitit 1994 thuhet se është vrarë më 1 maj 1999 në rrugën Jabllanicë – Raushiq –Pejë, afër fshatit Llugaxhi; Dragan Kliçkoviq (1964), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1984, i vrarë më 4 maj 1999 në luftime në Prapaçan të Deçanit; Jovan Otasheviq (1977) nga Plava, i vrarë më 4 maj 1999 në luftimet e zhvilluara fshatin Savino?Vodë të Pejës. Ndërkaq në përleshje në mes të forcave policore serbe me njësitë e UÇK?së, më 8 maj 1999, në Baran të Poshtëm, të komunës së Pejës janë vrarë policët: Momçillo Miçunoviq (1945), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1981; Stanisha Ristoviq (1970), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1996; Srgjan Cvetkoviq (1973), pjesëtar rezervë i MUP?it të Serbisë prej vitit 1997; Radosav Simonoviq (1950), pjesëtar rezerv i MUP?it të Serbisë prej vitit 1998 dhe Vitomir Popoviq (1954), pjesëtar rezervë i MUP?it të Serbisë. Polici Goran Radeka (1967) nga Zemuni, pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1986 thuhet se është vrarë më 8 maj 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Trubuhovc të Pejës. – Nga ana e UÇK?së në luftimet e zhvilluara në Trubuhovc kanë rënë dëshmorë: Muharrem Sejdi Morina (1941), Ragip Qaush Morina (1966), Mustafë Tahir Shabani (1960), Bujar Rrahman Neziri (1978), Xhelal Zenun Morina (1980), Emin Mic Berisha (1945), Hysni Emin Berisha (1979), Afrim Isë Berisha (1976), Përparim Muhamet Berisha (1981), Ajet Rexhep Rrahmani (1973), të gjithë nga fshati Trestenik i Pejës si dhe Esat Ali Shabani (1966), nga Sferka e Thatë, Nexhat Adem Bajrami (1968), nga Sferka e Thatë, Muharrem Haxhi Gashi (1977), nga Ruhoti, Bekim Sefer Mavraj (1977), nga Staradrani dhe Ibish Daut Mavraj (1963) nga Staradrani; Polici Goran Jojiq (1976) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1995 thuhet se është vrarë më 15 maj 1999 në Kralan të Gjakovës. – Nga ana e UÇK?së, në luftimet e zhvilluara në Kralan, më 15 maj, ka rënë dëshmor Sadri Rrustem Shala (1972), nga Cermjani i Gjakovës, i goditur me predhë minahedhësi; Polici Dragan Milenkoviq (1964), Beograd, pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1994, thuhet se është vrarë më 12 maj 1999 në Lugun e Zi të Klinës; Dragan Rokviq (1972), Zrenjanin, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 23 maj 1999 në afërsi të fshatit Zhebel të Gjakovës. – Të njëjtën ditë në këtë vijë të luftimeve (në Kralan), është vrarë pjesëtari i UÇK?së Blerim Ali Ahmeti (1981) nga Kralani i Gjakovës; Për policët Dragan Shoshkiq (1965), Kliçinë, Pejë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1990, Zvonimir Shoshkiq (1953), Prishtinë, pjesëtar rezervë i MUP?it të Serbisë prej vitit 1988, Jovan Stojanoviq (1961), pjesëtar rezervë i MUP?it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë vrarë në luftimet e zhvilluara në Kliçinë të Pejës, më 26 maj 1999; Kosta Labus (1961), pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1980, i vrarë më 30 maj 1999 në komunën e Deçanit; Radovan Tanoviq (1969), Gostil, Çajetina, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1991, i vrarë më 5 qershor 1999 në luftimet e zhvilluara në Jabllanicë të Gjakovës; Bogdan Tiragiq (1962), Banja Llukë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë më 6 qershor 1999 në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit në Irzniq të Deçanit. Vetëm prej datës 24 maj 1999, në luftime me forcat serbe në vijat e para të frontit nga ana e UÇK?së kanë rënë dëshmorë dhjetëra luftëtarë të UÇK?së: më 24 maj 1999, trekëndëshin kufitar Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri, në Bjeshkë të Bogiqes, janë vrarë në pritën e ushtrisë jugosllave derisa po tranferonin për shërim disa të plagosur: Përparim Ismet Ferizaj (1979) nga Kodralia e Deçanit, Valiant Nijazi Ferizaj (1975) nga Kodralia, Fehmi Nazif Demiqi (1972), nga Abria e Epërme, Përparim Qazim Shala (1982) nga Prapaçani, Nuredin Mehmet Gërvalla (1977), nga Krysheci i Pejës, Nazmi Osman Gradina ( 1973), nga Dashinoci i Deçanit, Islam Rexhep Krasniqi (1957) nga Piskota e Gjakovës, Xhavit Ramadan Islami (1964) nga Piskota e Gjakovës, Naim Halil Berisha (1977) nga Sferka e Thatë, komuna e Pejës; Limon Morina nga Drenoci i Malishevës; janë vrarë edhe të plagosurit: Hajrush Avdullah Demaj (1974), nga Dobrusha e Istogut, Metë Lush Krasniqi (1972) nga Turjaka e Pejës, Hysen Mon Mehmeti (1967) nga Gjakova, Nimon Bajram Musaj (1953) nga Kodralia e Deçanit. Shumica prej atyre që kishin mbetur gjallë janë ekzekutuar në afërsi nga forcat serbe, të cilat më vonë i kanë grumbulluar dhe djegur kufomat e tyre.? Këtu ishin plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve Sali Muhamet Ferizaj (1980) nga Kodralia e Deçanit. Salihu i plagosur arrin të kthehet prapa. Pas gjashtë ditë rrugëtimi, pa ndihmën e askujt, arrin deri në fshatin Strellc të Poshtëm ku bie në kthetrat e policisë serbe të Stacionit Policor të Deçanit. Vinko Armush, inspektor i MUP?it serb bashkë me suitën e tij vrastare, e mbysin me torturë. Atij ia kishin vënë një qese najloni në kokë dhe e kishin hedhur në një bunar të Strellcit të Poshtëm, duke ia gjuajtur përmbi mbi 100 blloka të çimentos.53 Trupi i Salihut u gjet në fund të muajit korrik 1999 dhe u varros në vendlindjen e tij në Kodrali. Më 25 maj 1999, në vendluftimin në Kodër të Gllavicës, mes fshatrave Vranoc e Buçan janë vrarë pjesëtarët e UÇKsë: Muharrem Sadri Kelmendi (1950) nga Peja, Ardian Xhemajl Kelmendi (1980) nga Kosuriqi, Islam Sali Berisha (1978) nga Çallapeku dhe Fetah Adem Selca (1971), nga Barani i Pejës; në Bjeshkë të Haxhiajve janë vrarë Hilmi Osman Bërdynaj (1966) dhe Avdi Smajl Bërdynaj (1955); Më 26 maj 1999, në afërsi të fshatit Shaptej në pritën e forcave serbe derisa po bënin transferimin e të plagosurve janë vrarë pjesëtarët e UÇK?së: Luan Isuf Qerimaj (1980), nga Gllogjani i Deçanit, epror i Brigadës 131, Rexhep Ali Tafa (1973), nga Beci i Gjakovës, epror i Brigadës 132, Haki Ali Krasniqi (1959), nga Vranoci i Pejës dhe Bislim Muharrem Aliaj (1970), nga Dujaka e Gjakovës; Më 27 maj 1999, janë vrarë luftëtarët: Hajrush Mehmet Elezaj (1973) nga Radavci i Pejës, Feriz Hasan Blakaj (1964), nga Vrella e Istogut, të vrarë në Vrellë. Më maj 1999 janë vrarë edhe luftëtarët Hamdi Bilall Çeta (1972), nga Trubuhoci i Istogut, i vrarë në fshatin Kashicë dhe Menhend Osman Dervishaj (1974), nga Zabllaqi, i vrarë në fshatin Osdrim të Pejës; Arsim Hamdi Përgjegjaj (1976), nga Lumbardhi, i vrarë në Lumbardh të Deçanit; Më 28 maj 1999, në luftimet e zhvilluara në Dashinoc të Deçanit, është vrarë Sinan Haradin Morina (1968), nga Rigjeva e Klinës; Më 1 qershor, në përleshje me forcat serbe në Lumbardh të Deçanit janë vrarë Patriot Dan Berisha (1982), nga Piskota e Gjakovës dhe Arton Adem Lekaj (1983), nga Lumbardhi; Më 3 qershor, në luftime në Gërgoc është vrarë luftëtari Selim Qerim Salihu (1963) nga Gërgoci; Më 5 qershor, në vijën e frontit Dashinoc?Lumbardh vritet luftëtari Jeton Idriz Dedushaj (1975) nga Peja; Më 6 qershor, në vijën e parë të frontit Ratishë – Dashinoc bien dëshmorë Burim Sadik Mustafaj (1977) dhe Shpend Zeqë Malaj (1969) nga Gllogjani, eprorë të Brigadës 131. Ndërkaq, më 7 qershor, vdes nga plagët e marra tri ditë më parë në luftime me forcat serbe në Dashinoc, Enver Malë Dobraj (1968), nga Carrabregu. Polici Millorad Bullatoviq (1969), nga Llukavci i Begut, komuna e Istogut, pjesëtar i MUP?it të Serbisë, thuhet se është vrarë në qershor të 1999 në fshatin Savino?Vodë, komuna e Pejës; ndërkaq Radomir Bukumiroviq (1958), Cigë, Pejë, pjesëtar i MUP?it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë në qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve të zhvilluara në fshatin Radavc të Pejës, etj. Të dhënat e mësipërme për humbjet e forcave policore serbe, të paraqitura në këtë publikim, u referohen raporteve të MUP?it serb të Deçanit, Pejës e Gjakovës drejtuar organeve më të larta të MUP?it serb në Prishtinë e Beograd, të botuara por edhe të lansuara në adresa interneti. Prandaj, si të tilla ato përmbledhin vetëm rastet e vrasjeve e plagosjeve në radhët e policisë serbe, pa përfshirë humbjet në radhët e UJ?së dhe njësive paramilitare serbe, që kanë marrë pjesë gjatë tërë kohës në të gjitha luftimet.
-----------------
? Shih fotografitë e tmerrit në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit.
32 Shih adresën në internet http://www.americanradioworks.org; Fetnete Ramosaj – Faton
Mehmetaj, artikull për Avni Elezajn, “24 Orë”, Prishtinë, tetor 2002; Faton Mehmetaj, vep.
Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, “Anatema”, Prishtinë,
2004, f. 375.
33 Po ata, po aty.
34 Po ata, po aty.
35 Po ata, po aty.
36 Shih Raportin e "American Radio Works"-it, përkitazi me masakrën e Çyshkut.
37 Po aty.
38 Po aty.
? A v n i (Smajl) E l e z a j (1981) është vrarë nga pusia, më 12 tetor 2002, në Pejë. Edhe
babai i tij, Smajli, është vrarë më 16 mars 2004 në Pejë. Vrasjet e asnjërit prej tyre deri më tani
nuk janë ndriçuar.
39 F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, vep. e cit.
më lartë, f. 375.
? Më 27 prill 1999, brenda një dite, vetëm për disa orë, jo më shumë se brenda dy kilometrash
distancë midis fshatrave Mejë dhe Korenicë, u zhdukën 500 civilë shqiptarë. (Engjëll I.
Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, botoi SHB “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë,
2001, f. 23).
? Shih gjerësisht Elaboratin e dr. Vasa Çubrilloviqit me titull Shpërngulja e shqiptarëve, të
vitit 1937.
40 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit. më lartë, f. 44-45.
41 Shih gjerësisht F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet
shqiptare, vep. e cit., f. 277.
42 Shih gjerësisht Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, f. 27, 43-44.
43 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit., f. 26.
44 E. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit. më lartë, f. 26.
45 Po ai, po aty.
46 “Kosova Press”, 20 qershor 1999.
? Shih fotografinë e kriminelëve serbë në krye me Millutin Prashçeviqin, në shtojcën Faksimile
e fotografi në fund të këtij libri, të cilët, sipas dëshmitarëve, janë fotografuar pasi që kryen
masakrën mbi familjen Vejsa, më 2 prill 1999.
47 Kadrush Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës në pranverën e vitit 1999, fejton 1, “Zëri”, 17 janar 2005, f.19; Engjëll I. Berisha, Masakra e
Mejes…, vep. e cit., f. 26.
48 E. Berisha, po aty.
49 K. Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës…, fejton,
“Zëri”, 17 janar 2005, f.19.
50 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit., f. 40.
51 E. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit.,f. 40-41.
52 Po ai, po aty.
? Mbetje të eshtrave të këtyre të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të
Serbisë. Eshtrat e disave janë kthyer dhe varrosur në Kosovë gjatë viteve 2003-2004, por jo të
gjithë.
53 Deklaratë e familjarëve të Sali Ferizajt.