E merkure, 04.12.2024, 06:13 PM (GMT)

Shtesë » Historia

1937- Kur Mbreti Zog urdheroi heqjen e ferexhese

E diele, 14.09.2008, 02:29 AM


Nje artikull mbi reformen sociale qe Mbreti Zog ndermori ne kohen qe ai sundoi Shqiperine. Autori eshte i huaj dhe eshte nxjerre nga "Mbreti Zog dhe prepjekja per stabilitet ne Shqiperi".

Nga Bernd J. Fisher

Mbreti filloi nga zbatimi i reformes sociale, e cila mund te kryhej pa ndonje prekje te madhe te buxhetit. Ne mars te vitit 1937, Parlamantit iu paraqit nje ligj i cili u votua menjehere, sipas te cilit konsiderohej shkelje e denueshme me gjobe qe shkonte deri ne 500 franga ari, per cdo grua qe e mbulonte fytyren teresisht ose pjeserisht. Ligji parashikonte nje denim edhe me te rende per te gjithe ata qe i ndalonin ose perpiqeshin t'i bindnin grate te mos e zbatonin kete ligj. Zogu dhe Juka, te cilet me ne fund dashje pa dashje kishin filluarte mesonin disa prej metodave te qeverisjes, ai dolen situates me sukses. Ne vend te sulmonin ne menyre te drejteperdrejte, sikurse kishin vepruar shpesh ne te kaluaren, ata kryen nje pune pergatitore para se te kalonin ne zbatim te kesaj risie potencialisht te rrezikshme.

Se pari Mbreti dergoi tri prej motrave te tij te pamartuara dhe myslimane, princeshat Myzejen, Ruhije dhe mexhide, per nje vizite te papritur ne zonen me veriore te vendit, perfshi edhe qytetin e Shkodres, zona te cilat supozoheshin qendrat e mbeturinave te fanatizmit. Qellimi i kesaj vizite ishte kryesisht te jepej nje prove bindese dhe e prekshme e mundesise dhe prakticitetit te zbulimit te grave shqiptare, duke treguar para te gjitheve fytyrat e kendeshme te motrave te Zogut. Te tri princeshat veshur me rroba te modes se fundit europiane, me funde te shkurtra e te ngushta dhe me fytyra te lyera, qendruan ne Shkoder nje jave te shoqeruara nga Juka, Aranitasi dhe nepunes te tjere shteterore. Motrat bene vizita neper shkolla, kisha xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan nje kohe te mire ne takime me njerez te ndryshem. Aktiviteti ekonomik i Shkodres u pezullua krejtesisht. Princeshat, te cilat deri ne ate kohe kishin qene praktikisht te mbyllura si robina ne pallatin mbreteror dhe qe deri atehere dilnin ne publik vetem per ndonje shetitje me kale, shoqeruar prej rojesh te armatosura neper rruget e vecuara te Tiranes, ne Shkoder dolen kudo hapur, duke dhene darka e dreka, gjithmone ne pranine e fotografeve. Turneu pati jashtezakonisht sukses.

Por Mbreti mori masa edhe me kuptimplote sesa thjesht ato qe krijuan entuziazmin e popullit. Ai u kujdesua qe ne kete aksion te siguronte edhe mbeshtetjen e Klerit. U organizua thirrja e nje keshilli mysliman qe te jepte nje mendim rreth ketij ndryshimi, i cili aprovoi nje raport te paraqitur prej Kryetarit te Komunitetit Islamik te Shqiperise, ku pohohej se ligji islamik nuk u kerkonte grave te mbulonin fytyren apo koken. Gjithashtu ai shpalli edhe nevojen e pjesemarrjes se grave ne te gjitha veprimtarite shoqerore.

Natyrisht, ligji i ri hasi ne disa kundershtime, pasi shume shqiptare nuk ishin ne gjendje te perballinin cmimet e larta per blerjen e veshjeve te kohes. Filluan te qarkullonin fjale mbi mundesine e nje kundershtimi ndaj ketij veprimi ne Shkoder si dhe te oraganizimit te nje opozite te heshtur pasive ne formen e nje greve te grave ne shtepi. Por me ne fund, ne krejt vendin nuk u vu re kurrfare kundershtimi real dhe ne fakt thuajse krejt elementet e shoqerise shqiptare e mirepriten kete ndryshim me gezim. Grupi i vogel i ciganeve te Shqiperise, i cili deri atehere i kishte skandalizuar qytetaret e Shkodres e te krahinave te tjera duke ndenjur zbuluar, u gezua pa mase kur pa se kishte pasur kurdohere te drejte.

Merita e pranimit te kesaj mase prej popullit shqiptar ne ate kohe i takon Zogut, pasi ai qe me pare kishte mundur te pergatiste themelet qe benin te mundur marrjen e nje vendimi te tille, ndonese nuk shkoi me larg. Ai kerkoi heqjen e perces duke u lene grave te drejten te vazhdonin te ruanin veshjen e meparshme, duke perfshire ketu edhe shamine e kokes. Autoritetet mjaftoheshin edhe me zbulimin qofte te vogel te nje pjese te fytyres.

*Autor i "Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora