Mendime
Dedë Preqi: Ekziston dyshimi i manipulimeve me votat e panumërurara
E diele, 13.10.2019, 01:26 PM
EKZISTON DYSHIMI I MANIPULIMEVE ME VOTAT E PA NUMËRUARA
Nga
Dedë Preqi
Në
vend që të marrin si brengosje vështirësitë dhe situatën në vend, dhe fituesit
e zgjedhjeve të marrin seriozisht këtë gjendje, dikush po orvatët që të pengojë
një kolacion të tillë në mes VV, dhe LDK, duke e neglizhuar numërimin e votava
të mbetura dhe të pa numëruar, si tentativë për ta ndryshuar rrezulltatin.
Ndryshe,
ekziston një mundësi e tillë dhe nxitje nga partitë rivale, veqanarisht nga
klani i PDK-së, përmes KQZ-së, për të realizuar një manipulim me votat e pa
numëruara, që sipas ekspertëve thuhet se, aq vota sa kanë mbetë të pa numëruara
mund të arrihet numërimi i tyre edhe për pak orë dhe jo të zgjatë me ditë të
tëra.
Qëllimi
kryesor i Thaçit dhe Veselit, është që të nxjerret fituese partia e dytë dhe të
pengohet Albin Kurti, që të jetë kryeministër dhe pastaj të shkakëtohet një
rrëmujë në mes dy partive në kualicion, apo edhe deri te përshkallëzimi i
këtyre zgjedhjeve, duke e kthyer synimin e tyre për të vazhduar kumarinë me
Mustafën e LDK-së, dhe disa lojalëve në mesin e saj.
Fituesit
e këtyre zgjedhjeve dëshmojnë vullnetin e popullit, ndjenjat e shumicës për
ndryshim, dhe jeta e qytetarëve të
Kosovës, do të merrte një kahe pozitive dhe prosperuese, në saje të një
udhëheqje të pastër dhe të ndërgjegjshme,
pa korrupsion dhe krim të organizuar.
Nëse
edhe këtë herë nuk e pranojmë realitetin
e përshtypjeve nga zgjedhjet e fundit, atëhere qartazi po dëshmohet se
nga njerëzit e tillë Kosova dhe qytetarët e saj po abuzohen pa mëshirshëm.
Përveq tjerash, sëcilën ditë po i bie prestigji Kosovës dhe rroli i saj në
rajon dhe BE, duke i zhgënjyer edhe miqtë tanë me veprimet tona të pa matura,
madje, duke pasur shumë kritika dhe vërejtje ndaj tyre.
Duke
marrë parasysh dyshimin e manipulimeve me votat e pa numëruara nga KQZ-ja,
ekziston ndjenja e dyshimit nga një manipulim i mundshëm , në të cilin investon
një grup i njerëzve të pa përgjegjshëm, të cilët rrezultojnë me vuajtjen e
sëmundjes të klanit “pronto”.
Prandaj,
është e domosdoshme që ti largohemi këtij fenomeni të rrezikshëm si një treguese
lakuriqe e shkatërrimit të një shoqërie njerëzore, gjegjësisht e shoqërisë tonë
në Kosovë, dhe kjo shpjegohet me një reduksionizëm nga qeveria e ardhshme me në
krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.