E shtune, 07.12.2019, 01:52 AM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Ekziston dyshimi i manipulimeve me votat e panumërurara

E diele, 13.10.2019, 12:26 PM


EKZISTON DYSHIMI I MANIPULIMEVE ME VOTAT E PA NUMËRUARA

Nga Dedë Preqi

Në vend që të marrin si brengosje vështirësitë dhe situatën në vend, dhe fituesit e zgjedhjeve të marrin seriozisht këtë gjendje, dikush po orvatët që të pengojë një kolacion të tillë në mes VV, dhe LDK, duke e neglizhuar numërimin e votava të mbetura dhe të pa numëruar, si tentativë për ta ndryshuar rrezulltatin.

Ndryshe, ekziston një mundësi e tillë dhe nxitje nga partitë rivale, veqanarisht nga klani i PDK-së, përmes KQZ-së, për të realizuar një manipulim me votat e pa numëruara, që sipas ekspertëve thuhet se, aq vota sa kanë mbetë të pa numëruara mund të arrihet numërimi i tyre edhe për pak orë dhe jo të zgjatë me ditë të tëra.

Qëllimi kryesor i Thaçit dhe Veselit, është që të nxjerret fituese partia e dytë dhe të pengohet Albin Kurti, që të jetë kryeministër dhe pastaj të shkakëtohet një rrëmujë në mes dy partive në kualicion, apo edhe deri te përshkallëzimi i këtyre zgjedhjeve, duke e kthyer synimin e tyre për të vazhduar kumarinë me Mustafën e LDK-së, dhe disa lojalëve në mesin e saj.

Fituesit e këtyre zgjedhjeve dëshmojnë vullnetin e popullit, ndjenjat e shumicës për ndryshim, dhe  jeta e qytetarëve të Kosovës, do të merrte një kahe pozitive dhe prosperuese, në saje të një udhëheqje të pastër dhe të ndërgjegjshme,  pa korrupsion dhe krim të organizuar.

Nëse edhe këtë herë nuk e pranojmë realitetin  e përshtypjeve nga zgjedhjet e fundit, atëhere qartazi po dëshmohet se nga njerëzit e tillë Kosova dhe qytetarët e saj po abuzohen pa mëshirshëm. Përveq tjerash, sëcilën ditë po i bie prestigji Kosovës dhe rroli i saj në rajon dhe BE, duke i zhgënjyer edhe miqtë tanë me veprimet tona të pa matura, madje, duke pasur shumë kritika dhe vërejtje ndaj tyre.

Duke marrë parasysh dyshimin e manipulimeve me votat e pa numëruara nga KQZ-ja, ekziston ndjenja e dyshimit nga një manipulim i mundshëm , në të cilin investon një grup i njerëzve të pa përgjegjshëm, të cilët rrezultojnë me vuajtjen e sëmundjes të klanit “pronto”.

Prandaj, është e domosdoshme që ti largohemi këtij fenomeni të rrezikshëm si një treguese lakuriqe e shkatërrimit të një shoqërie njerëzore, gjegjësisht e shoqërisë tonë në Kosovë, dhe kjo shpjegohet me një reduksionizëm nga qeveria e ardhshme me në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT