E enjte, 21.11.2019, 08:07 PM (GMT)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët tallen me vetveten, serbët e shkruajnë “ historinë e tyre”

E shtune, 29.06.2019, 08:00 PM


Shqiptarët tallen me vetveten, serbët e shkruajnë “ historinë e tyre”

Shkruan  Fahri Xharra

E kemi një fatkeqësi kombëtare pasi që na është ngulur në mendje që të tallemi me vetveten duke e mohuar çdo gjurmë të së kaluarës sonë, duke ia prerë krihet çdo hovi që e merr guximin për të zbardhur diçka nga historia, duke u mvarë plotësisht vetëm prej asaj çka  fqinjët flasin për ne.

Individet punojnë, hulumtojnë por puna e tyre nuk venerohet sepse nuk është  pajtushmëri me poltikën ditore të shqiptarëve. Nëse politika nuk është pjellë e historisë dhe historia është pjellë e politikës, atëherë bijmë në ndesh me vetveten duke e lenduar ardhmërinë e vet kombit dhe duke ia dhënë mundësinë edhe dreqit që luan me ne. Një popull, kjo vlenë për kontinentin e vjetë Europën, pa histori të konsoliduar është shumë i lehtë që në situata të caktuara të ballafaqohet me klasifikim fatal si popull i dorës së dytë dhe ruena zot edhe për tu deportuar. Jeta  e botës është e gjatë, asgjë nuk mund të dihet.

Nuk kishim gojë sepse nuk dishim, edhe kur na ranë librat në duar nuk guxonim të flisnim. Po sot ? I kemi librat e kemi dijen por luftojmë kundër vetvetës.

Kush ishin pellazgët?  Ishim  ne apo serbët ? Mos të ngutemi që të flasim atë çka na ka andja, mos mendoni që tani me reagimet tona foshnjore  do të kënaqim të vërtetën.“Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botu ar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejlashtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike. …Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si shtëpi botuese.” –shkruante ish kryetari i Akdamisë shqiptare, dhe vazhdon :” Ata i kanë hyrë një pune të vëllimshme për të rishqyrtuar tema, sipas tyre të harruara, që janë ngritur shumë kohë më parë nga studiuesit romantikë të shekullit XIX, si edhe nga gjuhëtarë, historianë e arkeologë të shekullit të kaluar. Shqetësimi i tyre, ka të bëjë me probleme të rëndësishme të historisë së lashtë të Shqipërisë, të cilat kërkojnë të ndriçohen e të plotësohen me të dhëna të reja dhe për më tepër, çka është kryesore të bazohen në studime e kërkime ndërdisiplinare, në përputhje me nivelin e kërkimeve të sotme në arkeologjinë prehistorike dhe të bashkërenditura me arritjet e studimeve në gjuhësinë indoeuropiane. Në këtë këndvështrim do të parashtrojmë disa konstatime e mangësi kryesore të botimeve në gjuhën shqipe, të bëra në dekadën e fundit.’

Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin , të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe çka është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste duke pohuar se: “Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek. Gjuha e vjeter greke është një gjuhë e stisur për t’u përdorur nga disa të diturit e kohës” (E. Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir, f.201); “Nga pellazgjishtja, nga kjo gjuhë shumë e vjetër dhe vitale, kanë rrjedhur të gjitha gjuhët indoeuropiane (M.Abazaj, Pellazgët… f.399); “Grekët kanë huazuar në pjesën më të madhe mitologjinë dhe fenë epirote (A. Spahiu, Orakulli… f.163); “…greqishtja e lashtë nuk zbërthehet me greqishten e sotme, kurse shqipja e zbërthen atë në mënyrë të pastërt”; kam vërtetuar saktë nëpërmjet zbërthimit të çdo fjale se greqishtja e lashtë është ndërtuar prej shqipes (Ilirishtes)” (M.K. Nilo, po aty, f.590, 595). “Ndër shqiptarët ka filluar të fryjë flladi i ri ç’do ditë po shtohen dijetarët, që sjellin të reja mbi pellazgët, mbi mbishkrimet e gjuhës shqipe. Gjatë kohës së bronzit, vendin e saj të nderit si nënë e gjuhëve indoevropiane”. (Luftulla Peza, Liljana Peza, Dritë e re… f.134). “Të nënvleftësosh gjenezën tonë nga pellazgët do të thotë të vetëshpallemi njerëz pa dinjitet, do të thotë tradhëti ndaj stërgjyshërve tanë”. (A. Tafa, po aty, f.22).- Korkuti .

Dhe këshilla e tij : “ Në nivelin e sotëm të kërkimeve e studimeve ndërdisiplinare për problemet historike e gjuhësore të popujve të Europës Juglindore, këto pohime i bëjnë dëm tezës shkencore të prejardhjes ilire të gjuhës shqipe dhe arbrit, ilirët e paraardhësit (pellazgët) e tyre janë një nga popujt më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, sepse nuk mbrohet lashtësia e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar me diletantizëm e nga pozita nacionaliste. (ed.me/GSH/BalkanWeb)”

Burri i botës, shkrimin  e historisë e sheh si nacionalizëm duke porositur :.” të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe çka është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste”

Në anën tjetër serbët pa asnjë bazë historike, të financuar nga shteti shkruajnë pa fije frige që dikush po hidhërohet ose pa fije frike që dikujt po ia vjedhin historinë dhe dalin:

“ E gjithë  Greqia së pari quhej Pellazgi. Sa i përket pellazgëve, nga të gjitha anët është pranuar që fjal është pë fiset serbe që dikur shtriheshin në tërë Greqin – Dr. Olga Lukoviq- Pjanoviq “  (“Сва Грчка звала се најпре Пелазгија. Што се тиче Пелазга, готово свестрано се прихвата, да je реч о српским племенима, тада раширеним по целој Грчкој-Др Олга Луковић Пјановић)

Më është mërzi të perkthej tekstin në tërësi por ja edhe kjo :” Sa i përketë Trojanëve të lashtë, ata janë përzierje e grekëve dhe serbëve… Në të vërtetë edhe grekë, e edhe trojanët janë përzierje e serbëve dhe e kretasve” (Што се тиче древних Тројанаца, према Страбону, они су били делимично Срби, а делимично Грци. Ово тврђење је усвојио и руски историчар Михаило Ломаносов, а и Дубровчанин Мавро Орбини. Уистину, као што су Грци мешавина Срба и Крићана, тако исто су Тројанци мешавина Срба и крићанских колониста на малоазијској обали.” Dr. Olga Izvor: http://www.olgalukovic.wikifoundry.com/)

Ju pelqeu apo jo ky libër është dalur nëpër botë e i përkthyer në disa gjuhë

Mbetshi me shëndet !

Fahri Xharra , 29.06.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT