| E shtune, 29.06.2019, 09:00 PM |
Shqiptarët
tallen me vetveten, serbët e shkruajnë “ historinë e tyre”
Shkruan Fahri
Xharra
E
kemi një fatkeqësi kombëtare pasi që na është ngulur në mendje që të tallemi me
vetveten duke e mohuar çdo gjurmë të së kaluarës sonë, duke ia prerë krihet çdo
hovi që e merr guximin për të zbardhur diçka nga historia, duke u mvarë
plotësisht vetëm prej asaj çka fqinjët
flasin për ne.
Individet
punojnë, hulumtojnë por puna e tyre nuk venerohet sepse nuk është pajtushmëri me poltikën ditore të
shqiptarëve. Nëse politika nuk është pjellë e historisë dhe historia është
pjellë e politikës, atëherë bijmë në ndesh me vetveten duke e lenduar
ardhmërinë e vet kombit dhe duke ia dhënë mundësinë edhe dreqit që luan me ne.
Një popull, kjo vlenë për kontinentin e vjetë Europën, pa histori të
konsoliduar është shumë i lehtë që në situata të caktuara të ballafaqohet me
klasifikim fatal si popull i dorës së dytë dhe ruena zot edhe për tu deportuar.
Jeta e botës është e gjatë, asgjë nuk
mund të dihet.
Nuk
kishim gojë sepse nuk dishim, edhe kur na ranë librat në duar nuk guxonim të
flisnim. Po sot ? I kemi librat e kemi dijen por luftojmë kundër vetvetës.
Kush
ishin pellazgët? Ishim ne apo serbët ? Mos të ngutemi që të flasim
atë çka na ka andja, mos mendoni që tani me reagimet tona foshnjore do të kënaqim të vërtetën.“Në këto 10-15
vitet e fundit, në vendin tonë janë botu ar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe
nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejlashtë
të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike.
…Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e
studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të
shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e
jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si
pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si
individ dhe si shtëpi botuese.” –shkruante ish kryetari i Akdamisë shqiptare,
dhe vazhdon :” Ata i kanë hyrë një pune të vëllimshme për të rishqyrtuar tema,
sipas tyre të harruara, që janë ngritur shumë kohë më parë nga studiuesit
romantikë të shekullit XIX, si edhe nga gjuhëtarë, historianë e arkeologë të
shekullit të kaluar. Shqetësimi i tyre, ka të bëjë me probleme të rëndësishme
të historisë së lashtë të Shqipërisë, të cilat kërkojnë të ndriçohen e të
plotësohen me të dhëna të reja dhe për më tepër, çka është kryesore të bazohen
në studime e kërkime ndërdisiplinare, në përputhje me nivelin e kërkimeve të
sotme në arkeologjinë prehistorike dhe të bashkërenditura me arritjet e studimeve
në gjuhësinë indoeuropiane. Në këtë këndvështrim do të parashtrojmë disa
konstatime e mangësi kryesore të botimeve në gjuhën shqipe, të bëra në dekadën
e fundit.’
Të
shtrijmë këmbët sa kemi jorganin , të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe
çka është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste duke
pohuar se: “Nuk ka dhe nuk ka ekzistuar kurrë komb grek. Gjuha e vjeter greke
është një gjuhë e stisur për t’u përdorur nga disa të diturit e kohës” (E.
Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir, f.201); “Nga pellazgjishtja, nga kjo gjuhë shumë e
vjetër dhe vitale, kanë rrjedhur të gjitha gjuhët indoeuropiane (M.Abazaj,
Pellazgët… f.399); “Grekët kanë huazuar në pjesën më të madhe mitologjinë dhe
fenë epirote (A. Spahiu, Orakulli… f.163); “…greqishtja e lashtë nuk zbërthehet
me greqishten e sotme, kurse shqipja e zbërthen atë në mënyrë të pastërt”; kam
vërtetuar saktë nëpërmjet zbërthimit të çdo fjale se greqishtja e lashtë është
ndërtuar prej shqipes (Ilirishtes)” (M.K. Nilo, po aty, f.590, 595). “Ndër
shqiptarët ka filluar të fryjë flladi i ri ç’do ditë po shtohen dijetarët, që
sjellin të reja mbi pellazgët, mbi mbishkrimet e gjuhës shqipe. Gjatë kohës së
bronzit, vendin e saj të nderit si nënë e gjuhëve indoevropiane”. (Luftulla
Peza, Liljana Peza, Dritë e re… f.134). “Të nënvleftësosh gjenezën tonë nga
pellazgët do të thotë të vetëshpallemi njerëz pa dinjitet, do të thotë tradhëti
ndaj stërgjyshërve tanë”. (A. Tafa, po aty, f.22).- Korkuti .
Dhe
këshilla e tij : “ Në nivelin e sotëm të kërkimeve e studimeve ndërdisiplinare
për problemet historike e gjuhësore të popujve të Europës Juglindore, këto
pohime i bëjnë dëm tezës shkencore të prejardhjes ilire të gjuhës shqipe dhe
arbrit, ilirët e paraardhësit (pellazgët) e tyre janë një nga popujt më të vjetër
të Gadishullit Ballkanik, sepse nuk mbrohet lashtësia e gjuhës shqipe dhe e
popullit shqiptar me diletantizëm e nga pozita nacionaliste.
(ed.me/GSH/BalkanWeb)”
Burri
i botës, shkrimin e historisë e sheh si
nacionalizëm duke porositur :.” të mos jemi kategorik në gjykimet tona dhe çka
është e papranueshme dhe e dëmshme, të mos biem në pozita nacionaliste”
Në
anën tjetër serbët pa asnjë bazë historike, të financuar nga shteti shkruajnë
pa fije frige që dikush po hidhërohet ose pa fije frike që dikujt po ia vjedhin
historinë dhe dalin:
“
E gjithë Greqia së pari quhej Pellazgi.
Sa i përket pellazgëve, nga të gjitha anët është pranuar që fjal është pë fiset
serbe që dikur shtriheshin në tërë Greqin – Dr. Olga Lukoviq- Pjanoviq “ (“??? ????? ????? ?? ?????? ?????????. ??? ??
???? ???????, ?????? ????????? ?? ????????, ?? je ??? ? ??????? ?????????, ????
????????? ?? ????? ??????-?? ???? ??????? ????????)
Më
është mërzi të perkthej tekstin në tërësi por ja edhe kjo :” Sa i përketë
Trojanëve të lashtë, ata janë përzierje e grekëve dhe serbëve… Në të vërtetë
edhe grekë, e edhe trojanët janë përzierje e serbëve dhe e kretasve” (??? ??
???? ??????? ?????????, ????? ????????, ??? ?? ???? ????????? ????, ? ?????????
????. ??? ??????? ?? ??????? ? ????? ????????? ??????? ?????????, ? ?
??????????? ????? ??????. ???????, ??? ??? ?? ???? ???????? ???? ? ???????,
???? ???? ?? ???????? ???????? ???? ? ?????????? ????????? ?? ????????????
?????.” Dr. Olga Izvor: http://www.olgalukovic.wikifoundry.com/)
Ju
pelqeu apo jo ky libër është dalur nëpër botë e i përkthyer në disa gjuhë
Mbetshi
me shëndet !
Fahri Xharra , 29.06.19
Gjakovë