Mendime
Moza Boletini: Krenare për djalin tim!
E marte, 14.05.2019, 09:25 PM
Krenare për djalin tim!
Nga
Moza Boletini
Shumë
televizione amerikane dhe media shqiptare kanë paraqitur aktin fisnik të
shqiptaro- amerikanit Armando Markaj, i cili në Picerinë "Patsys" ku
punon si kamarier gjeti një çek me shumën $ 424 G dhe ja dorëzoi të zonjës.
Pasi gjen çekun mbi tavolinë nxiton pas zonjës, por makina e saj sapo
ishte larguar. Bisedon me pronarin e
Picerisë Frank Brija dhe bëjnë përpjekje për tu lidhur me atë....Më pas, ajo e
surprizuar nga ky veprim i Armandos njofton mediat e televizionet amerikane.
Takohem
me Armandon dhe nënën e tij Vera Markaj në Bronx, në Agjencinë e S & A
Unified Home Care, INC, ku Armando punon aty prej dy vitesh në Departamentin e
Human Resorces, kontrollon analizat e gjakut, drogës dhe jep Ok personave të
ndryshëm për punësim. Ndërsa Vera punon si Menaxhere e kësaj Angjencie prej
katër vitesh. Nuk banoj larg kësaj Qendre ku ata kanë punësuar edhe shumë
shqiptarë. Mendova, se do të ishte mirë ti përshëndesja nga afër për mirësinë e
dhënë.
U
gëzova kur i takova, por edhe ata e shprehën mirënjohejn e tyre ndaj meje.
"Ndihem e thjeshtë, por krenare për djalin tim - thotë Vera, e ëma e
Armandos. Së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë tanë kemi dhjetë vite që
kemi lënë atdheun për një jetë më të mirë, vimë nga Shkodra. Fëmijët i kemi
rritur me ndjenja të pastra njerëzore, që të mos dëmtojnë askënd. I kemi
këshilluar që nëse u jepet mundësia, vetëm të mira të bëjnë në jetë. Dhe ja
Zoti e dërgoi tek im bir që të bënte një xhest human, ashtu siç edhe e kemi
edukuar". Vera Markaj fliste me emocion dhe e lumtur për shembullin bujar
të djalit të saj, që la gjurmë te mirë në komunitetin shqiptar në SHBA.
Pse
jo kemi dëgjuar edhe raste tepër negative e të rënda, ku të rinj shqiptarë janë
përfshirë në akte dhune apo terrori edhe në Amerikë, e shembuj të tillë pozitivë,
na japin zemër e tregojnë se kemi edhe brez që punon, studijon e ndërton jetën
e të familjes me djersë e fisnikëri.
"Pas
një dite të lodhshme pune rrëfen Armandi u ndjeva krejtësisht i çlodhur, kur
arrita ti dorëzoj në dorë çekun me shumën $424 G zonjës që e harroi në Piceri.
Nuk ishte ndonjë gjë e madhe nga ana ime, por ndihem i qetë se malli i humbur
shkoi tek e zonja, me ato para ajo kishte planifikuar të blente një shtëpi. Më
ka bërë mik për jetë". Ashtu është shprehur zonja që mori çekun e gjetur nga
Armando.
Armando
është zotërues i disa gjuhëve të huaja, si i ri krahas punës pesë ditore në
Agjenci, çdo të shtunë e të dielë punon si kamarier edhe në Picerinë
"Patsys" në Manhattan, ndërkohë nuk le pas edhe studimet, ndjek
universitetin për eko-kardiologji.
Çeku
që ai gjeti, ishte një çek i thyeshëm e një person jo i ndërgjegjshëm mund ta
përvetësonte, por gjëja e huaj, nuk bëhet kurrë e jotja thotë Vera, e djali im
nuk mund ta bënte kurrë atë veprim të ulët, pasi ashtu i kemi edukuar, që çdo
gjë e gjetur duhet dorëzuar.
New
York, Maj 2019