Mendime
Zymer Mehani: O njeri, po të them pa dyshim - Je vëllai im!
E hene, 13.05.2019, 08:31 PM
O
NJERI, PO TË THEM PA DYSHIM: JE VËLLAI IM !
Shkruan
Prof. Zymer Mehani
O
njeri, po të them pa dyshim: Je vëllai im! Nuk të pyes çka je dhe kush je, por
a punon, trurin tënd a e arsimon, dhe nëse më thua PO, jo me fjalë, por me
vepër, atëherë urdhëro, eja këtu tek unë!
Njeriun
njëherë e mëson jeta, pastaj shkolla. Ashtu siç kemi në shkollë banka, karriga
dhe orendi tjera, edhe në jetë kemi gurë, kodra, male, furtuna, stuhi, dhe ajo
është shkollë për secilin. Shkolla e jetës është më e madhe se kjo e jona. Ku
të kanë hudhë stuhitë e saj? Më përpara si keni jetuar? Çfarë ke mësuar deri
tani? Këto janë tri çështje, që e pasurojnë dhe e vlerësojnë jetën. Jeta është
një histori e tërë. Në faqet e saj gjeta thesare të çmuara, por edhe
padrejtësi, skamje, skena me papunësi, njerëz që kërkojnë mëshirë dhe njerëz që
nuk dinë çfarë të bëjnë me pasurinë.E kjo është jeta: disa dalin mendsh prej
pasurisë dhe të hollave. Xhindosen nëpër lokale, pijnë, thyejnë e shkatërrojnë.
Në anën tjetër sheh fytyra të zbeta në çdo rrugë dhe rrugicë duke shtrirë duart
për lëmoshë, për një mëshirë, një ekzistencë të thjeshtë, për mbijetesë. Një
vullnet të pathyeshëm, një moral të plotfuqishëm, sikur nga shpirti i tyre të
dilte fjala: Dua të jetoj! a durohet kjo gjendje? Jo. nuk durohet. Çfarë duhet
bërë?! Gjendja ndryshohet me dituri dhe me shkollim, prandaj mendjen ta
arsimojmë me vlera të larta. Ta pasurojmë atë. Është koha kur duhet të punojmë
shumë. Kohë kur ideal i vetëm është arsimi. Për mua ideali i vetëm ka qenë ta
shoh popullin tim të lirë,në truallin e tij të dëlirë. Gjithçka mirë do të
ishte, sikur më tepër të punojmë dh egoizma të mos kishte. Ta shfrytëzojmë
kohën me punë të mëdha. Armik numër një te ne është korrupsioni, që e pengon
zhvillimin e shoqërisë sonë dhe të shtetit. Ky është fenomen i shëmtuar dhe i
egër. Është rrezik i madh që sa vjen e shtohet dhe mandej është shumë vështirë
të shërohet. Çdo gjë mirë do të bëhet, nëse punojmë dhe mësojmë natë e ditë. Të
mos harrojmë se për kohën tonë vetëm një alternativë ekziston: mësim, punë,
mësim. Drita jonë është shkolla. Librin, vetëm librin: liria e çdokujt gjendet
në faqet e arta të librave. Ushqimi i shpirtit për çdokë është libri. Prehje e
ëmbël, këngë e vuajtjeve, jehonë e jetës vetëm libri është, Lexoni, vetëm
lexoni! Atje e gjeni frymën e pavdekshme të kohës; e gjeni idenë e bukur dhe
kuptimin e jetës, plasaritjet e shekujve dhe kumtesën e së vërtetës.