Mendime
Nafi Çegrani: Unë dhe burgu!
E diele, 12.05.2019, 10:35 AM
UNË
DHE BURGU !
(Qasje kontemplative rreth mendimit
filosofik mbi fatumin dhe tragjikën e
NJERIUT në burg, resocializimin dhe
dinjiteti i tij !)
Shkruan Nafi
Çegrani
… Nëse bëjmë një qasje dhe analizë në analet e
filizofisë sociale me teori orgjinale, në tentativë për të sjellë shpjegimet
mbi pushtetin, dijen dhe sjelljet tona të përditshme, do bëj një shtjellim të
mendimit të filosofit dhe shkencëtarit francez
Fukosë i cili edhe është një avangardist kryeneç që nxit debat
të lartë e cilësor, debat i cili na çon në labirinthe të cilave për t’ju dalë
në krye duhet njohje e thellë e teorive sociale, rrethanave shoqërore, sociale
e ndëshkuese të jetës së njeriut brenda mureve të burgut dhe të një angazhimi serioz shkencor rreth
këryre çështjeve kontemplative.Pikësynimi i studimeve të Fukosë ishte
interdisiplinar në kërkimet e tij të cilat preknin të gjitha fushat e shkencave
sociale, sidomos të çështjeve rreth resocializimit të njeriut-viktimë apo të
personit të dënuar në burgje. Kur flasim për të, në vija të trasha mund të
precizojmë tri nga disiplinat e tij për të cilat ishte përpjekur të hedh dritë
mbi to, duke theksuar se gjithnjë është përpjekur të artikulojë tre probeleme
kryesore:
1. Problemi i së vërtetesë;
2. Problem i pushtetit;
3. Problemi
i sjelljes individuale të njeriut.
Ai i konsideron këto problematika si të
pashkoqitura, si të varura dhe të ndikuara nga njëra tjetra, ku si rjedhojë nuk
mund të shihen dhe nuk mund të kuptohen pa një lidhëshmëri reciproke dhe të ndërsjelltë
me njëra tjetrën.
Në kuadër të këtij eseu, do të shtjelloj
nënkapitullin “Institucione të Plota dhe të Rrepta” nga libri ‘Disiplinë dhe
Ndëshkim’, pjesë e kapitullit, të cilin autori i’a dedikon burgut si insitucion
i mbylljes, për çka edhe kam shkruar ca edhe më herët rreth këtyre aspekteve
për Forcën e pushtetit, jetën e viktimës në burg dhe sjelljet e tija
individuale ose edhe ato kolektive të atyre që bëjnë një jetë me brenga e halle
Brenda mureve të trasha ku fare pak bien rrezet e diellit !...
Interesi i Foucaultit në lidhje me burgun ka
qenë i madh, ai në detaje mundohet të ndaj çështjen e rëndësisë së egzistencës
së burgut dhe kalamendjet e njeriut brenda një kazamate ku dominojnë frika nga
hija gri e gardijanëve, nga ndëshkimi i papritur, tmerri, vuajta dhe mendimi
konfuz njeriut. Në mënyrë përfekte dedekton dhe dekonstrukton problemet që mund
të sjellin format që përdor sistemi i një shteti, një regjimi, për të mbyllur
njerëzit në një ambient të ngushtë të rrethuar me mure të trasha dhe tela me
gjemba, sikurse është burgu. Droja më e madhe e Foucaulti mbi burgun është
elementi i riprodhimit të sjelljeve të cilat mund të konsiderohen të
papërshtashme për masën, mbi të gjitha sjellje të cilat janë në shpërputhje me
rendin ekzistues në një hapsirë të caktuar polito-juridike. Autori në
vazhdimësi thekson faktin se trajta e burgut çfarë është sot nuk kryen
funskionin për të cilin thirret, sidomos atë për të integruar dhe risocializuar
ish-të burgosurit në një sistem vlerash që i ka ndërtuar vetë shoqëria.Kjo, aq
më keq dhe ndryshe do jetë nga fakti nëse ndaj të pandehurit, fillimisht, ose
të arrestuarit gabimisht, mbi te janë ushtruar dhunë e terror me metoda e mjete të rrezikshme dhe të ndaluara me ligj,
sepse të tillat janë jo humanitare, jo njerëzore, sit ë tilla janë përdorur si
dhunë dhe presion nga vitet e rrënuara të sistemit komunist qoftë në
Jugosllavinë e hirit të UDB-së dhe Rankoviqit, qoftë të kohës enveriste apo të
Stalinit dhe sistemit kominternist kur me milione njerës të dënuar në procese
të montuara gjyqësore dhe me motive politike, janë dëbuar në Goli Otok, nër
burgje të Jugosllavisë, madje në Burel e Spaç të Shqipërisë apo ato që vajtën
në Siberi gjatë hajkave të KGB dhe nuk u kthyen më… Pra, Foucault, konsideron
se burgu, jo vetëm se nuk kryen këtë funksiono të edukimit dhe resocializimit
të duhur, por është i destinuar ta provojë të kundërtën, të riprodhojë këto
elemente për të cilat izolohen njerëzit e pafajshëm në burg, nuk ia arrinë dot
qëllimit edukativ, pos që ndihmon në kalitjen e tij si njeri, ose e shkatërron
moralisht dhe shëndetin e tij psiko-fizik. Analiza që u’a bën lëvizjeve
reformatore të burgjeve, sikur na orienton paksa në idetë e tij për të
paragjykuar të ardhmen e rimodelimit të burgut, megjithatë nuk mund të themi me
siguri nëse kjo ka qenë forma të cilën e kanë përshendetur studjuesit e
sociaologjisë, kriminologjisë, pedagogjisë dhe shkencave të tjera adekuate.
Karakteri i Burgut
Digresioni në kohë që bën Foucault na mundëson
të gjejmë forma dhe modele burgjesh para formës që e gjejmë sot. Burgu sipas
Foucault nuk është dhe aq i vonët sa na duket, lindjen e burgut e vendos përtej
kodeve të reja. Sipas tij, ngjizja e burgut në aparatin shtetëror filloi në
momentin kur format e ndëshkimit për njerëzit ishin afirmuar. Kishte filluar
internimi i njerëzve, dëbimi, kidnapimi shpërndaja e tyre në hapsira të
ndryshme, nënshtrmi i tyre në disa rregulla rigjide, të regjistruara, të
notuara, që i bënte njerëzit të izoluar në njëfarë mënyre,të arrestuar dhe të
burgosur deri në momentin kur erdhi edhe burgu në formën që e njohim sot:
njeriu të kalon vite e vite duke bërë një jetë të mbyllur brenda mureve dhe
labirintheve të skëterrës pa pare dritë dielli në sy, ose ku humb
mendjembajtjen për rrjedhat e kohës, ditës dhe natës, stinëve të vitit etj.
Madje, me kthimin e tij në ,,liri,, në jetën e përbashkët me njerëzit, ai
ndjehet i vetmuar shpirtërisht, i izoluar dhe si i ,,hedhur,, anash nga të
tjerët, i kthyer në kohë dhe hapësirë me kushte, pamje dhe rrethana të tjera të
ndryshuara fare, e që ai nuk i njeh, ose ato që i ka në mëndje nga e kaluara
dhe kujtesa e tij, nuk egzistojnë më…
Sado që forma e sotme e burgut mund të
konsiderohet e re, sipas mendimit tim, si njeri që kam përjetuar vite e vite
burgjesh e qelishë të izolimit, kam çapuar me mendimet e mia dhe ëndërrimet për
jetën, lirinë, familjen dhe malli të jem i buzëqeshur me diellin nmë sy, jetën
mes njerësish normal, megjithatë, jam i mendimit se kjo formë e “penalitetit në
regjim të mbyllur” , është rrjedhë e mekanizmave të përpunuara,të cilat nëse
nuk kanë mbështetjen e duhur dhe të rregullt sipas normave ligjore, humane e
njerëzore, sigurisht që do jenë të dështuara në aspektin e arritjes së qëllimit
të resocializimit pozitiv dhe të riedukumit normal tek individi apo personi i
burgosur.
Plotësisht është e qartë dhe e kuptueshme se
burgu shënon datë të rëndësishme në historinë e drejtësisë penale, ose duke e
shikuar atë që nga kohërat më të lashta të Perandorisë Egjyptiane, asaj Osmane
dhe Austrohungareze, madje edhe të kohës s Xhingis Kanit dhe këto të sotmet, të
kohës së re dhe komuniste, të shteteve të Bllokut kominternist dhe ato të Botës
së Lirë demokratike,por nuk anashkalon edhe futjen e sistemit të drejtësisë në
duart e pushtetit të ri klasor, i cili do të niste vrullshëm, e që ka edhe
mëngësitë e veta juritike dhe gjuqësore, me të gjitha formalitete dhe praktikat
rreth arrestimit, hetuesisë,akuzës dhe gjykymit të të pandehurit i cili kalon
në disa faza tmerri, dhune, presioni dhe dajaku, duke përdorur në këto raste
edhe të ashtuquajturin ARGUMENT BACILINUMIN (argumentin e dajakut). Sistemi i
ri synon për një drejtësi dhe gjygjësor të pavarur, ku të gjithë anëtarët e saj
trajtohen të barabartë, vetëm se të gjithë ata duhet t’u nënshtrohen llojeve të
ndryshme të procedurave të cilat janë veçanti e një pushteti të caktuar, që i
bie se prapëseprap ai pushtet parashtron rregullat e lojës. Megjithatë,kjo nuk
është gjithnjë dhe gjithmonë sipas rregullave dhe ligjit e drejtë me praktikën.
Bëhen gabime dhe tejkalime kompetencash në dëm të të akuzuarit, që nuk
falen.Këtë e dëshmoj edhe me faktin që e kam ndje dhe përjetuar vetë në lëkurën
time: i arrestuar /kidnapuar/ dhe dëbuar në burgjet e Zenicës, ku nuk dija se
cili ishte ,,faj,, imi, sepse nuk kisha bërë keq ndokujt në jetë, nuk isha
autor i ndonjë ktimi…Më akuzuan me rrena dhe trillime për ,,krim,, ,,vrasje,,
të imagjinuar dhe rast të montuar, i dënuar me 20 vute burg, e që pasojat i
ndjej edhe sot kur gjendem në ,,liri,,!
Ose, kemi edhe raste që mban mend historia, burgosjen
dhe dënimin e Drajfusit, apo rastin e Julian Assange, që na e dëshmojnë anën e asaj
se si është të biesh nën kurthin e parashtrimit të rregullave nga ana e
pushtetit. Aferën e Drajfusit e ndoq me vite dhe zbardhi të vërtetën, pa
rregullsitëtë e procedurave gjyqësore dhe dënimit shkrimtari I njohur Emil Zola
i cili me angazhimin e tij human dhe njerëzor nxorri në dritë të vërtetën dhe
pafajsinë e Drajfusit ! Edhe me rastin e Julian Assange, bie fjala, si
protagonist i një afere të çuditshme
edhe sot e kësaj dite ndiqet prej organve shtetërore të SHBA-ve, ndërsa në anën
tjetër shteti i Ekuadorit këtij të fundit i jep azil politik. Dhe çfarë nuk
ndodh me fatumin dhe tragjikën e njeriut-viktimë në analet e gjykimeve dhe të
rusiprodencave. Pra këtu gjejmë dy pushtete që interpretojnë një çështje që do
të duhej t’u takonte organeve të drejtësisë ta jepnin fjalën e fundit të të
drejtës relevante e kompetente, të drejtës së vërtetë e reale, si pushtet i
ndarë nga dy pushtet e tjera politike të një vendi, e sidomos të vendeve me
reformat e reja juridike dhe të sistemit penal në shtetet demokratike të
Ballkanit.
Natyrshmëria e lindjes së burgut siç e
kategorizon Foucault, vjen si një kapërcim i mënyrave të tjera të dënimeve,
madje ai e sheh atë si një fryt të zbutjes dhe sofistikimit të llojeve të
dënimeve nga e kaluara. Prandaj burgu shumë shpejtë hyn në sistemin e
drejtësisë penale, për tu futur thellë në të, dhe as sot me gjithë dështimet,
parregullësitë dhe mungesën e dobisë, përsëri është i domosdoshëm dhe i
pazëvëndësueshëm, dhe që i bën një lloj apologjie
ekzistencës së burgut, duke theksuar elementet e forta të cilat sipas tij janë ngjizur në vetëdijen e
shoqërisë.
Pra, autori jep disa arsye pse në këtë kohë
ekzistenca e burugt nuk mund të shqitet nga sistemi i drejtësisë. Fillimisht ai
përmend faktin se dëmi nuk konsiderohet si dëm vetëm ndaj viktimës, por në
përgjithësi dëm ndaj shoqërisë, prandaj shoqëritë industrialiste kryesisht e
kthejnë burgun në formën ku përmes marrjes së kohës së të burgosurve (orëve,
ditëve, javëve, muajve, viteve…) riparojnë dëmet e shkaktuara.
Së dyti, burgu paraqitet si një formë e cila
shërben për të transformuar individin. Mirëpo në këtë pikë, duhet të theksojmë
se është më kritik fakti në raport me rolin e tij, duke e nxjerrë burgun si
institucionin i cili vetëm se i riprodhon ato mekanizma të cilat i gjejmë në
shoqëri; e krahason burgun me shkollën rigoroze, apo një Akademi ushtarake me
discipline të forte dhe rregulla të veçanta i cili është më i
rreptë sesa në jetën normale, pa kufizime, pa mure me gjemba dhe…Kështu burgut në përgjithësi i referohet si një
themel i dyfishtë juridiko-penal e ekonomik, tekniko-disiplinor
dhe edukativ, i cili është fut thellë në sistem, prandaj ai shfaqet si
forma më e përshtatshme e dënimeve dhe ndasj të dënuarve.
Burgu si institucion i mbylljes nuk është njohur para shekullit
XVIII (të paktën jo në trajtën çfarë ekziston sot). Ai është i thirrur të kryej
të paktën tre funksione:
1. Të mbajë të mbyllur për një kohë të caktuar
ata që thyejnë ligjet;
2. Të risocializojë të burgosurit;
3. Në mënyrë indirekte, t’ua bëjë të ditur të
tjerëve pasojat që i presin në rast se e shkelin ligjin.
Pra, në
kodet e atëhereshme,ose praktika në burgjet austrohungareze, bie fjala, burgu
nuk ngatërrohej me heqjen e lirisë, ai konsiderohej si një mekanizëm i
diferencuar ose i finalizuar. Duhet bërë dallimi, për shkak se burgu nënkupton
një përshkallëzim të dënimit në varësi prej veprës penale që kryen individi dhe
jo domosdoshmërisht privim të drejtëpërdrejtë nga liria. E gjithë lidhet me
drojën dhe faktin se, burgu prodhon recidivistë dhe e sipas këtij të fundit,
burgu do të duhej të shërbente si mekanizëm i cili pret burimet e krimit dhe jo
t’i stimulojë ato.Ose mbi të gjitha këto fenomene duhet bërë studime dhe
analiza të tjera të dujura e përkatëse shkencore, duke patur parasyshë rrethanat
dhe kushtet e reja me standard bashkohore dhe demokratike e humanitare kur
është fjala, nëse këto çështje i shikojmë edhe nga aspekti i të Drejtave dhe
Lirive të Njeriut dhe sipas Konventave ndërkomëtare të shoqërive të
civilizuara.
Vlenë të theksohet edhe fakti se mekanizmat
brenda burgut, në krahasim me të gjitha dispozitat tjera disiplinore jashtë
tij, arrijnë nivelin më të lartë të intensitetit të tyre. Sistemi qeverisës në
mjediset e mbylljës të dikton, kur t’i do të hash, të pish, kur të flesh, kur
ke kohën e aktiviteteve të lira, orët për të lexuar e aktivitete të ngjashme të
interest edukativ dhe arsimor. Në përpjeke për të analizuar problematika dhe
për të ofruar zgjidhje, “reformatorët” integral kanë ofruar disa parime.
Parimi i parë– Izolimi. Sipas këtij parimi, dënimi nuk duhet
të jetë vetëm individual por edhe individualizues. Theksohet nevoja e veçimit
të individit brenda atij mjedisi të mbyllur. Në burg sipas këtij parimi
ekziston rreziku që nga takimi me anëtarë të tjerë të cilët kanë kryer krime të
ndryshme, të krijohet një shoqëri kriminele e cila mund të nxisë revolta,
pakënaqesi. Konkretisht rreziku i burgut është se brenda një kombi të madh
krijohet një komb i vogël. Vetmia shihet si një opsion i cili ju mundëson
individëve të reflektojnë në lidhje me atë çfarë kanë bërë, të shkëputë
mardhenien me pjesëtarë të tjerë të krimit, si dhe shmangë aktet e ulëta
imorale. Me këtë lloj dënimi shihet mundësia jo vetëm e larjes së dënimit por
edhe të arritjës së paqes shpirtrore përmes reflektimit në vetmi.
Parimi i dytë–puna në alternim e kombinuar. Kjo do të thotë se koordnimi i një
orari të mirë për të burosurit, do të ndihmonte në riafirmimin e individëve në
ambientin e jashtëm pas izolimit. Në këtë parim parashihet një orar ideal mbi
të cilin do të ngrihej vetëdija dhe ndërgjegjësimi i të burgosurit. Kjo do të
sillte edhe deri te njëfarë forme “shërimi” i tyre. Dita e diele të ishte
pushim dhe tu dedikohej ritualeve spirtiuale. Pasi të kalonin, jave, muaj,
vite, atëherë individi do të përqëndrohej në jetën e tij dhe do të reflektonte
për ndërgjegjien e tij.
Parimi i tretë–më shumë lidhet me ndarjen e
verdiktit të vendimit nga gjykata dhe rolit të burgut. Pra edhe në këtë parim
ritheksohet fakti se burgu shpesh tejkalon elementin themelor për të cilin
është krijuar; heqjen e lirisë së individit. Ndonëse rroli i burgut është të
modeloj formën e dënimit që është ngarkuar nga gjykata, duket sikur merr të
drejtën e ushtrimit të vendosjes për shumë gjëra që nuk rezonojnë me
kompetencen e tij si institucion i mbylljes. Sipas këtij parimi, gardianët ose
mbikqyrësit e burgut do të duhej të kishin më shumë rol në vëzhgimin e të
burgosurve, në njëfarë forme, rezultatet brenda burgut të determinonin pak a
shumë kohëzgjatjen e qëndrimit (ose lirimit) të të burgosurve.
Burgu sipas Foucault nuk është vetëm vend ku
duhet të kryhet dënimi, por vend në të cilin duhet njohur të dënuarin.
Nëpërmjet njohjes së të dënuarve ne mund të ekzaminojmë të metat e shoqërisë,
të shohim kushtet dhe rrethanat në të cilat prodhohen ata, si prodhohen dhe si
mund të parandalohet prodhimi i tyre. Pra, ai që sistemi i drejtësisë penale na
e sjellë si shkelës në burg, në fakt është delikuenti. Prandaj është e
rëndësishme të shikohet ky dallim sepse për një delikuent nuk është
karakteristikë akti, por komplet jeta e tij, për këtë shkak është e nevojshme
të vendoset tjetër model “ndëshkimi” ose modelimi i atij “teatri” për të riformësuar jetën e tij që nga
fillmi.Shkencëtarët dhe filosofët që merren me analiza dhe trajtimin e këtyre
çështjeve, sygjerojnë që proceset gjygjësore
të drejta dhe të mirëfillta (jasht atyre të montuara ose të inskenuara
me motive politike), të bëjnë hulumtime relevante biografike në lidhje me të
dyshuarit, të ndajnë profilet e tyre sipas të kaluarës dhe personalitetit të
tyre të formuar brenda për brenda një
shoqërie dhe rrethanash të veçanta.
***
(Brenda mureve të burgut : Labirinthe të errëta, koridore me këthesa dhe dyer të mbyllura prej hekuri).
… Gjersa një person me ndërgjegje të pastër
dhe i pafajshëm gjendet Brenda mureve të burgut, ose i mbyllur Brenda katër
mureve të trasha betoni të qelisë skëterrë, siç jam gjendur unë me vite e vite dhe i ballafaquar me një process të
inskenuar gjyqësor dhe për rast të montuar fund e krye me shpifje e akuza të
rreme, nis e vihet në lëvizje i tërë truri dhe mëndjas e njeriut, duke vë në
çështje shtjellimi të kaluarën dhe veprimtarinë e tij në retrospective, duke u
orvatur të gjej shtigjet e të vërtetës dhe asaj nëse dikund ka ,,gabuar,, apo
të hap tablonë e jetës së tij si njeri me të gjitha karakteristikat e tija
humane dhe njerëzore. Pra, mendja e tij
njerzore është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, personaliteti, mendimi,
dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni, duke
kërkuar arsyet reale dhe të vërteta , shkaqet apo prapavijat e kurtheve përse
ai, si person dhe shpirti I tij gjenden pas grilave të hekurta, pas mureve të
burgut?...
Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin
shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë. Është
fakt se disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta"
përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet
si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë "primitive" apo
varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e
mendjes, me të cilat fortuna dhe stuhi shpirti kacafytesha edhe unë me mendjen
time: përse vallë kështu dë veprohej ndaj meje, dhe kush kishte aq mllef e
urrejtje, të përgatisnin kurthe aq perfide me akuza të trilluara, ose për
ndonjë hakëmarrje të më nxjerrnin në bangën e zezë të të akuzuarve…E unë nuk
dija se cili ishte ,,faj,, imi!
Arsyeja është pasuria më e madhe e njohurisë, që mbikëqyr kuptimin
"përzgjedhës" dhe vendos apo njeh kufizimet e tij me mendjen e
shëndosh dhe të logjikës njerëzore. Për racionalistët arsyeja është aftësi me
të cilën fitohen të vërtetat themelore. Ndërgjegjja, sipas psikologjisë
tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar
diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetë gjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e
keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të
tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të
"shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale,
ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .
Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i
ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e
ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.Ose, vë në lidhje me
këto, me vite e vite është prezente NGRITJA E ZERIT tim dhe NDËRGJEGJA e pastër, beteja ime
kundër AKUZAVE dhe rastit të MONTUAR, lufta ime kundër
PADREJTëSIVE dhe asaj që është vepruar
nga KEQBËRËSIT në emër të ligjit,
autorizimeve zyrtare, duke përdorur metoda dhe mjete të ndaluara me ligj, duke
ushtruar terror dhe dhunë mbi viktimën e pafajshë, dhe me një qëllim të caktuar
për ndonjë hakmarrje apo KARIERIZËM të tyre, duke vepruar si një klan criminal
të nëntokës në kohë dhe hapësirë.
Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një
shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga
shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që
marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë
e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë). Përkundër tyre dhe
ndërgjegjes së tyre kanë vepruar të ashtuquajturit ,,inspektorë,, të PB Bugojno
me Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe PB Gostivar me Zhivko
Mitevskin, Temelko Boshkovskin, Murat Isakovskin, Haki Fejzulin, në relacionet
SJB dhe SDB Shkup me Nikolla Ilievskin, Bexhet Bexhetin, Sllobodan Stankoviqin
etj. e gjer në Beograd dhe Sarajevë apo Zenicë në krye me Zdravko Mustaqin ,
Stane Dollancin, Mirko Bunevskin , Bodul Nikicën, Dzumaludin Mutapqiq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Ante
Varunek etj.
Psikologjia është studimi i mendjes në funksion të sjelljes së njeriut. Objekti
studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit,
nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga
kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti.
Degët e Psikologjise:
Psikologjia fiziologjike - Studion bazën
fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë
endokrin.
Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova
dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te
ndryshëm. Megjithatë, duhet cekur se Metoda e eksperimentit ndalohet në atë
moment kur rrezikohet jeta e njeriut fjatë të ushtruarit të dhunës dhe terrorit
ndaj personit/ të pandehurit/, e ku personat e lartpermendur të cilët
zhvillonin një ,,hetuesi,, terrori dhe në saje të ARGUMENTIT TË DAJAKUT nuk
kishin të ndalur as pas 16 muajsh dhune dhe krimi që bënin në emër të
autorizimeve të tyre të tejkaluara dhe ligjit që e kishin keqpërdorur në mënyrë
direkte dhe sistematikisht..
***
Brenda mureve të larta dhe
të trasha prej betony gjer më 5-6 m. madje të rrethuar me rrjet telash me
gjemba dhe përçues elektrik, siç është burgu i Zenicës ku unë si i dënuar i
pafajshëm dhe me akuza të rreme e për rast të montuar, kalova vitet më të mira
të rinisë sime aty, gjendet një hapësira disa
hektarësh rrëzë një kodre të
thepisur shkëmbore dhe e lartë gjer në hapësirat qiellore, prej afro 100 m. e
prerë si me thikë, atje ku duken se ato maja shkëmbi puthen me qiellin në
horizont ku dielli lind e perëndon në rrugën e tij…
Burgu i Sigurisë së Lartë është i dedikuar
vetëm për të burgosurit rrezikshmëria e të cilëve është e lartë dhe veprat e
tyre janë me dënime të gjata, me vite e vite.
Isha viktimë dhe ,,kokë turku,,
Nuk e di se kujt i duhej bugosja
ose edhe dënimi im me
vdekje-pushkatim.. !!)
Libri
“Vitet e mia në burg” ka 360 faqe
dhe lexohet për një frymë. Për të mos e
lodhur lexuesin e nderuar po jap me pak fjalë subjektin e këtij libri në disa fragmente të shkurtëra: Gazetari në
burg dhe dinjiteti im, tregon betejën e vazhdueshme tri dekada me rradhë që
kasha zhvilluar një betejë të madhe
si shqiptar duke kërkuar drejtësinë dhe zbardhjen e rastit të montuar,
zbardhjen e të vërtetës së shejtë njerëzore të pafajsisë sime, luftë që kasha
bërë kundër klanit dhe nëntokës
kriminale tëlët vepruan pa ndërgjegje njerëzore në inskenimin e procesit
gjyqësor në Zenicë të Bosnës më 1981, pas demonstratave në Kosovë, për vepër pemale sipas nenit 37 të LP Maqedonisë, kinse
,,vrasje,, diku në vend të PA CAKTUAR
dhe në kohë të PA DEFINUAR saktësisht, në MES Të DITËS diku në Gostivar (shiko aktakuzën dhe
vendimet e gjykatës KT- nr.135/ 81, KT- 22/82 dhe K-133/81 dhe K-94/83, ose
Kzh- 139/83, ku me akuza të trilluara
dhe ,,dëshmitarin,, e rrejshëm Arif Zeqirin, i cili ishte një vegël e ndryshkur
prej spiuni në duarët e UDB-së më shpallën ,,fajtor,, duke më dënuar me VDEKJE
–pushkatim, e më pas 20 vite burg të rëndë.
…Gjatë hetuesisë prej mbi 16 muaj në qelitë
skëterë të burgut të Zenicës, ku qenë zhvilluar përleshje dhe terror i
çusitshëm dhe antinjerëzor me metoda dhe mjete që janë të ndaluara me ligj,
ushtruan dhunë e tmerr xhelatët / inspektorë të PB Bugojno në krye me Ante
Bernadën, Fikret Bradariq dhe Stipe Grabovac, madje gjykatësi hetues Bodul
Nikica, ose Mensur Hoxhiq si prokuror, dhe Tihomir baboviq një gjykatës
shovinist dhe antishqiptar. kishin
terorrzuar në mënyrë të llahtarshme
dhe gjer në alivanosje edhe të
pandehurit ose të akuzuarit e tjeri si Nijazi Asanin, Zudi Asanin, Mensur
Asanin, Vahedin Ramadanin, Hajrullah Huseinin, Abdurrahman Sheshiqin dhe disa
,,dëshmitarë,, të tjerë të cilët ishin shtrirë në dajak nër bodrumet me njolla
gjaku të milicisë në Gostivar dhe në Bugojno, relacion ky nga ishte edhe i
montuar ky rast dhe gjyqi i Zenicës më 1981. Këto zhurma shkaktuan një
zemërim të thellë tek populli shqiptarë I anëve të Gostivarit ku pa mëshirë
,,kriminelët në emër të ligjit dhe organit kishin rrah afri 140 persona në baza
nacionale dhe ,me motive politike.
…Gjithçka që u nënshkruan si ,,deklarata,, të
nxjerra me dajak e dhunë ose edhe me metoda e mjete të tjera jo njerëzore, në
gjyk u konstatuan kinse qënkësh të vërtetë: kinse vrasje të një
personeje ( Deliq Meliha) të cilën as e
ka pa ndokush të kishte ardhur nga Bosna në Gostivar, as nuk e ka njohur kush,
dhe as që paska ndokush në dijeni për
humbjen apo zhdukjen e saj.
Të pandehurit dhe të akuzuar njëkohësishtë, të rënë në luftën e dredhirave pas shpine dhe
kurtheve tëurdisura nga inspektorët gjakpirsa, i vështruan me shikime dhe të habitur fare anëtarët
e Kreyesisë së asaj gjykate të kryesuar nga fodulli bajraktar Sulejman
Kapetanviq dhe shovinisti antishqiptar Tihomir Baboviq të cilët me paragjykimet
e tyre të pabaza dhe mllefin e hakmarrjes, bënin edhe një kërdi tjetër në EMËR
TË POPULLIT dhe ligjit ! Çfarë ironie?!
Mua persdonalisht më urrenin për
vdekje më shumë se kurrë ndonjëherë, vetëm nga shkaku pse kategorikisht hidhja
poshtë gjitha akuzat e rreme dhe të trulluara! Por, unë, këtu me këtë
rast, thjesht po shkëmbeja kokën
time si ,,kokë turku,, ku ngase isha i
,,padëgjueshëm,, duhej të dënohesha me vdekje-pushkatim... Qe bërë rrëmujë e
hatashme vdekje, terrori, dhune dhe
tmerri edhe pas sjelljes së aktakuzave të kurdisura apo aktvendimeve gjyqësore
të manipuluara dhe të pabaza ligjërisht…
Leximi i librit në vazhdimësi është një
tekst në saje të reales dhe të vërtetës
me kuptim të fuqishëm simbolik, duke gërshetuar dinjitetin tim si shqiptar I drejtë
dhe që nuk I dua gënjeshtrat, si njeri I cili me vite kasha luftuar të keqen ,
birokatizmin, mafijashllëqet në organet e Sigurimit shtetëror, kundër
korumpcionit dhe nepotizmit komunist, veprimet
barbare dhe çnjerëzore gjatë arrestimit, dhunës dhe trajtimeve të këqia
në qelitë e burgut prej mendjesh
njerëzish të pashpirt dhe të degjeneruar
të helmuar me urrejtje ndaj
shqiptarëve të drejtë,të cilët bënin angazhime humane për të sotmen. Bota
shqiptare, e cila është e ndarë me disa shtete dhe është e mbushur me kufijë ndarës në mënyrë jot ë drejtë nga fuqitë e mëdha dhe
diplomacia e huaj europiane e kohës së viteve të rrënuara dhe shekullit të
shkuar. Kufijtë janë shenja dhe konvencione të një bote të ndarë nga
paragjykimet, dallimet kulturore, fetare , ekonomike.Por, pse kjo ndodhi me
shqiptarët si rracë dhe Shqipërinë si shtet më vete dhe në tokat e saja etnike…
Sot ata janë pengesë e madhe për procesin e integrimit, dhe gjersa ndjehen të
ndarë gjeografikisht, Europa do ketë problem me vite e dekada ! Parë në këtë
kënd kufiri duhet të jetë vija e bashkimit të
kombit shqiptarë me vete, në një shtet të bashkuar, si popull me një gjuhë, culture, vlera për paqë
e liri, me një shpirt human dhe të drejtë, dhe të jenë të inkuarduar me popujt tjerë në
NAT-o dhe BE. Mitet, heronjtë, kujtimet pasionante për të kaluarën shpesh e
pengojnë procesin e integrimit të sotëm, ose, e gjithë kjo dhe shkaku I këtij
fenomeni jetik ndër shqiptarët si aspirate paqeje dhe lirije, si ndjenjë humane
e njerëzore e kanë paguar me burgje gjatë viteve të sistemit kominist
bollshevik jugosllav
Kufijt e Shqipërisë dhe shqiptarëve (bile
edhe me Kosovë e Çamëri) egzistojnë JO SI KUDO
në Europë dhe në botë, por ndryshe, duke lane anash shtetit amë troje
dhe pjesë pot ë atij kombi, jashtë nën ombrellën e disa shteteve të tjera në
Ballkan. Mund të jetë kufiri në veri të Shqipërisë, në lindje të saj, mund të
jetë kufiri në perëndim të Greqisë,
kufiri në lindje me Maqedoninë e Veriut
etj. Këta kufij ende mbartin një ngarkesë të tillë, ndonëse flitet për
integrime e Europë të Bashkuar… Pata shkruar diku afro 20 faqe tekst edhe për këto aspekte
gjersa isha në burgun e ,,Idrizovës,, e të cilat faqe të shkruara edhe për
kundër ndalesë që më bënin gardianët e burgut, arrita t’ia jepja në dorë eurodeputetes
Maria Pack e cila ato vite e vizitoi këtë burg…
Pastaj, gjithashtu në faqet e librit tim,
meditoj për historinë e kombeve të cilët janë në fqinjësi me Shqipërinë dhe
Kosovën, dhe mësimet që duhen nxjerrë nga historia. Lindin pyetje mjaft
interesante si: historia shkruhet siç ka ndodhur apo rregullohet rrugës?
Historia e kombit tonë a është shkruar? A është ajo reale, e pandikuar
nga qëndrime ideologjke dhe të njëanëshme? Jo, ajo duhet rishkruar në saje të
fakteve reale dhe argumenteve të vërteta shkencore të histories!
Heronjtë janë apo krijohen ? Adhurimi për
heronjtë e lindur nga masakrat midis popujve e pengon integrimin e sotëm? Nesër
cilët do të jenë heronjtë e Europës së Bashkuar? Pse nuk gjenden në parqe e
lulishtet tona heronjtë e mendimit të këtij kombi, por vetëm njerëz me
revolver, me pushkë, mbi tank etj?! Ose edhe vetë shteti shqiptarë Brenda për
Brenda bën ,,harresa,, të çuditshme, psh. duke mos u interesuar as për shtëpinë
muze të Gjergj Fishtës e cila ka mbet në mëshirën e njerëzve të
pandërgjegjshëm dhe dhëmbët e kohës etj. etj.!
A ka integrim të shqiptarëve si komb dhe si
rracë dhe histories sonë në përgjithësi nesër në Europën e
Bashkuar, është kapitull tjetër i librit tim, i cili së shpejto do të del nga
botimi, dhe që do ngjallë interes mendor dhe shpirtëror adhurimi tek lexuesit
shqiptarë gje më gjërë për popujt e Ballkanit.
(vijon )